- Ma jep dorën t’shofe filani! - Ma jep dorën për inat - TopicsExpress



          

- Ma jep dorën t’shofe filani! - Ma jep dorën për inat filanit! - Po të përshëndes me dorë për inat të filanit! - Shtrirjen e dorës jo, përshëndetjen po! Të nderuar! (disa fjalë të fundit po them në fillim) Ju kërkoj falje për këtë titull (apo tituj), dhe, njëkohësisht kërkoj që të mos më keqkuptoni, këtë shkrim nuk po ia dedikoj për replikë a reagim askujt. Nuk kam për qëllim thumbim e as injorim, as fyerje dhe poshtërimi. Por kam për qëllim qartësimi për “xhamatin” tim që më përcjellin nëpër mjet rrjeteve sociale. Nijeti është respektues për të parët tanë, këshillues për dashamirët, kontribuues për kauzën Islame, përmirësues për besimtarin në rast rrëshqitjeje eventuale. Larg çdo shpifje, akuze, injorimi, përçmimi, të personalitetit të besimtarit dhe besimtares. Gjithashtu, këshilloj vëllezërit e mi, që mos të nguten të gjykojnë e mallkojnë, por të durojnë e të urojnë, të luten e bëjnë dua për besimtarët dhe besimtaret. Të nderuar! Dhënia apo mos dhënia e dorës, kjo punë është e qartë në Islam, Besa, Islami tradicional punën e dorës na ka mësuar “shkurt e shqip”: nuk i jepet dora gruas së huaj, e as gruaja burrit të huaj. Argumenti për këtë është i qartë në Islam, dhe këtë e kanë deklaruar të gjitha shkollat juridike. (1) Atëherë, të gjithë duhet ta dimë, ose, ta rikujtojmë se shtrirja e dorës nga mashkulli për përshëndetje me femrën që i lejohet martesa është e ndaluar në Islam. Kjo ndalesë është mekanizëm dhe instrument për ruajtjen e moralit, pra është preventivë. Mos dhënia e dorës është tolerancë, mirëkuptim, respekt, ndershmëri. Dhënia e dorës është ekstremizëm, teprim, skajshmëri. Islami synon respektimin e gruas duke aktivizuar mekanizma dhe instrumente për ruajtjen e sajë në çdo rrethanë. Ky është koncepti Islam. Ndërsa sipas konceptit perëndimore të ashtuquajtur “përparimtare” ndërron hesapi. Sot, këtij të fundit po bëhen shërbime në rrafshin formal dhe joformal. Konceptin perëndimorë e shpjegon shumë bukur dr. Zekir Naik, ai thotë: Diskutimi i Perëndimit rreth liberalizmit të gruas nuk është asgjë tjetër vetëm se - një forme maskimi i shfrytëzimit të tru¬pit të saj; - degjenerimit të shpirtit dhe - grabitjes së nderit të saj. Shoqëria perëndimore pretendon të ketë ‘ngritur po¬zi¬tën e gruas’. Në të kundërtën, ata faktikisht i kanë ulur po¬zi¬tën e saj duke e konsideruar atë si: - një grua pa kurorë; - dash¬nore; - flutura për shoqërinë; të cilat thjesht janë vegla në duart e kërkuesve të kënaqësisë dhe kontrabandistëve të seksit, të fshehur pas ekranit të ashtuquajtur ‘art’ dhe ‘kulturë’. Të nderuar! Vërtetë, jemi në sprova të mëdha si besimtarë, fetare, prijës e hoxhallarë. U mundova ta përcjell intervistën e Muftisë, dhënë në emisionin “Jeta”, që ka për qëllim me i dhënë jetë çdo gjëje përveç Islamit. Myftiu kontribuoi bukur në këtë drejtim, sqaroi shumë gjëra. Sigurisht që edhe nuk ju dha mundësia që të sqaroi edhe shumë të tjera, pyetjet kamikaze ndonjëherë edhe e dezorientojnë muhabetin, dhe qasjen më objektive ndaj problemeve të ndryshme edhe ndaj meseleve sheriatike. Shumë e kam të qartë, se hapësira nuk të lejon që të qartësosh, laikëve dhe kryeneçëve, disa gjëra që janë të rëndësisë ve vet në Islamin tonë. Pastaj, tipat e tillë me pyetjet e nivelit çfarë janë vete, të vënë në siklet. Bulmeti e pyetjeve ishte: (A skeni qen ju at’her n’kuvend? Po du me dit propozimi u bo vetëm me fjalë? A e kom gabim nëse them se njëra prej ndrrimeve kuhtetutës është sigurimi i rogës tënde? Pse ti nuk i din emrat uzurpatorëve të vakufit? Pse Shefqet Krasniqi se jep dorën? Pse Irfan Salihu ka nënçmuar gruan? Djali juaj kështu ka bërë? Etj. Sigurisht që këto janë momente ku çdo gjë duhet peshuar mirë, marrë qëndrim serioz, shpjegim dinjitoz. Njeriu sigurisht kur punon mund të gabon, kur flet edhe mundë të mos ja qëllon. Por, mendoj që gjërat janë të qarta, detyrat janë të dukshme. Pyetjet e shtruara, nga ajo, dhanë të kuptojnë për njollosjen e Islamit, myslimanëve dhe institucionit Bashkësi Islame. Përgjigjet e ofruar, nga ai, vëreheshin se ishin të dertit e shqetësimit për një mirëqenie më të mirë të Islamit, myslimanëve dhe institucionit Bashkësi Islame. Myftiu, është zemërgjerë, mund të themi se zemërgjerësia e tij i tejkalon edhe kufijtë e Kosovës. Aty ky e ka qëlluar është dhunti prej Allahut, pastaj edhe mirësi për myslimanët. Ndërsa për lëshimet eventuale të çdo njërit nga ne, Allahu na faltë dhe në mëshiroftë. Respekt për Myftiun, Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret. Ulvi F. ................................................................................................................ . - (1) Me këtë rast po ripërsërisim fjalën e Aishja r.a. ka thënë: "Nuk ka prekur dora e Pejgamberit a.s. dorë të gruas përveç atë që e ka pasur të vetë" (shënon Buhariu) Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: "Unë nuk ua jap dorën grave (d.m.th nuk i përshendes me dorë)". (Shënon Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu) Nga shkollat juridike po veçojmë vetëm shkollën hanefite: "Nuk i lejohet mashkullit ta prek fytyrën dhe as dorën e një femre te cilën e ka te lejuar ta martoj)" (Bahrur-raik)
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 08:13:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015