7 rreziqe qe mund te evitohen nga jeta e perditshme: 1) Mbajtja - TopicsExpress



          

7 rreziqe qe mund te evitohen nga jeta e perditshme: 1) Mbajtja e celularit pranë veshit Edhe pse rreziku i përgjithshëm është ende shumë i ulët, hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët kanë kaluar dekadën e fundit duke folur me telefonat e tyre celularë në mënyrë tradicionale, pra pa përdorimin e një kufje, ata janë më shumë të rrezikuar të preken nga tumoret e trurit. Padyshim rreziku për të bërë një aksident rritet edhe më shumë kur flet apo dërgon sms në të njëjtën kohë ndërsa je duke i dhënë makinës: ky është një rrezik shumë i madh sesa ai i rrezatimit të celularit. 2) Cilësia e perdeve të dushit Era e klorurit e cila del nga perdja e dushit vjen nga komponimet organike të paqëndrueshme, të cilat mund të jenë kancerogjene për një kohë të gjatë dhe mund të shkaktojë përzierje (të vjella) dhe dhimbje koke. Më mirë është që të zgjidhni perde pëlhure për dushin. Ndoshta ato mund të lagen, por nuk janë vdekjeprurëse. 3) Futja e enëve plastike në mikrovalë Me ngrohjen plastika liron disa nga komponentët të saj kimikë të cilët mund të përfundojnë në ushqim. Një substancë kimike në veçanti, Bisphenoli A (BPA) është në gjendje të simulojë efektet e estrogjenit në trup dhe mund të çojë në probleme të tilla si, pubertet të parakohshëm, ose në kancer testikular apo në gji. Do të ishte shumë më mirë që të zgjidhnit enë qeramike ose qelqi. 4) Qaforet e kafshëve jo cilësore Të rriturit, që luajnë me qenin ose macen që ka të vendosur qafore jo të mirë, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut toksikologjik; ndërkaq ky rrezik paraqitet edhe më i madh te fëmijët kur ata luajnë me kafshët. Më të këqijat janë qaforet të cilat përmbajnë substanca kimike, të cilat vrasin parazitët. Për fat të mirë, për t’u mbrojtur nga miqtë tanë me katër këmbë, për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë, ekzistojnë lloje të tjera të pesticideve. Më të sigurtat janë pilulat që qeni ose macja jonë mund t’i marrin nga goja. 5) Mbajtja ndezur dhe në mënyrë të vazhdueshme e pajisjes së avullit Këto makina të vogla avulli mund të jenë të dobishme për prindërit dhe fëmijët e tyre kur janë të sëmurë. Por një përdorim i shpeshtë i tyre mund t’i përkeqësojë gjërat. Një studim i kryer nga “New York State Department of Health” (Departamenti Shtetëror i Shëndetit në Nju Jork), ka treguar se fëmijët që sëmuren më shpesh nga astma janë ata të cilët përdorin shumë herë këtë pajisje avulli. 6) Sapunët dhe kolinozët antibakterialë Triclosani është një mikrob që gjendet më shumë te sapunët antibakterialë, shampot e trupit dhe pastat e dhëmbëve. American Medical Association (Shoqata Mjekësore Amerikane) paralajmëron mospërdorimin e triclosanit, sepse ai mund të nxisë zhvillimin e antibiotikut rezistent të baktereve. 7) Rrezet X të skanerëve të aeroporteve Me sa duket rrezet X të dala nga skaneri i aeroporteve janë të dëmshme për shëndetin. Administrata e Sigurisë së Transportit amerikan argumenton se sasia e rrezatimit të emetuar nga çdo skaner është e vogël dhe për këtë arsye e padëmshme. Por një hulumtim i pavarur, hedh poshtë këto pretendime dhe argumenton se rrezet X të emetuara nga skanerët në aeroporte mund të rrisin rrezikun e kancerit, veçanërisht te të moshuarit dhe gratë e predispozuara nga kanceri i gjirit. -Ju Lutem Like and Share!
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 19:47:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015