9 te pa thena per Facebook-un Eshte media e cila ka thithur - TopicsExpress



          

9 te pa thena per Facebook-un Eshte media e cila ka thithur numrin me te madh te klikuesve dhe ka numrin me te madh te perdoruesve qe jane regjistruar ne te, por njekohesisht eshte media qe ndryshon dita dites rregulloren dhe parametrat e saj. 1. Nje perdorues mesatar ne facebook ka rreth 130 miq. Por, ju mos u shqetesoni per publicitetin tuaj ne median sociale, pasi mesatarja e numrit te miqve arrin ne 130, ndersa femrat e kalojne disi lehte kete shifer. Madje, ajo qe duhet theksuar eshte fakti se, çdo perdorues i facebook-ut, nuk komunikon apo shkemben fotografi dhe informacione te tjera me me shume se 7 persona. 2. Me shume se 25% e perdoruesve jane ndare per shkak te facebook-ut. Ne nje studim te kryer posaçerisht ne vitin 2010, u zbulua se ne 1000 perdorues qe moren pjese, 25% e tyre mesuan se ishin ndare nga statusi i Bashkeshorteve te tyre ne Facebook. Mbi 75% prej tyre qe mesuan lajmet e keqija, ishin meshkuj! 3. Facebook nuk lejon te publikohen fotografi me nena qe i japin gjoks femijes. Sigurisht qe keni pare shume fotografi me femra te zhveshura, deri dhe faqe me dhune, por facebook eshte shume i ashper me disa tema te cilat i konsideron delikate dhe nuk lejon publikimin e tyre, ku veçojne nenat qe u japin gjoks femijeve. Ne studimin e bere, 1000 femra te cilat “publikuan” fotografi te tilla, moren nje mesazh ku u njoftohej se ndalohet publikimi i fotografive te tilla. 4. Facebook eshte fajtor per 1 ne 5 divorce Sipas studimit amerikan te kryer nga Akademia e Avokateve te se Drejtes Familjare, 1 ne 5 divorce fajeson facebook-un, pasi njeri ne çift gjeti mesazhe… tek profili apo ne kutine postare te bashkeshortit/es se tij! 5. Al Pacino ishte “personaliteti” i pare i facebook. Duhet ta mbani mend qe ne 2007-en, para se te hynit ne facebook shfaqej e krijuar me numra dhe germa nje fytyre. Pra, ajo fytyre ishte e Al Pacinos, te cilen e kishte krijuar miku i Zouckerberg, Andrew McCollum. 6. 36% e perdoruesve hyjne ne facebook pasi ata kane bere seks! Siç duket, pas cigares dhe gjumit, facebook-u tashme eshte pjese e pandare e jetes se te rinjve, pasi sipas nje studimi te bere, 35% e perdoruesve nen moshen 36-vjeçare, hyjne ne profilin e tyre per te pare mesazhet pasi kane bere seks! 7. Me shume se 350 milione njerez jane te pasionuar marrezisht me facebook-un dhe kane varesi prej tij. Nje ekip psikologesh amerikane, pohoi se me shume se 350 milione njerez kane varesi nga facebook dhe se paraqesin simptoma mungese ne perqendrim, si dhe simptoma nervozizmi nese ata nuk kontrollojne shpeshhere profilin e tyre. 8. Perdoruesit e facebook-ut, kane nivel me te ulet shkollor sesa ata qe nuk e perdorin ate. Studimi u krye nga Universiteti i Ohajos dhe tregoi se perqindja me madhe e njerezve me nivel te larte shkollor dhe qe kane kryer studime pasuniversitare, nuk disponojne profile ne facebook. 9. Nje restorant ofronte hamburger per te gjithe ata te cilet fshinin 10 miq nga profili i tyre ne facebook. Eshte e vertete se ne 2009-en, nje restorant dhuronte nje hamburger special per ate qe kishte fshire 10 miq nga profili i tij. Me pas, administratoret e restorantit, u dergonin mesazhe miqve te fshire ku u shkruanin: “Miku juaj ju fshiu per nje hamburger!”
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 06:25:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015