A bën të falim namaz nate pasi ta falim namazin e salati vitrit - TopicsExpress



          

A bën të falim namaz nate pasi ta falim namazin e salati vitrit me xhemat në xhami? Selam alejkum! Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni. A bën të falim namaz nate pasi ta falim namazin e salati vitrit në muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi e falim me xhemat në xhami pas namazit të taravisë? Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i nderuar, është e preferuar që namazi i vitrit të jetë namazi i fundit dhe qëllimi i vitrit është përmbyllja e namazit të natës, duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi: “Le të jetë namazi i fundit i natës suaj tek (vitër).” Kjo pra ishte tradita e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Mirëpo nëse zgjohesh më vonë, pasi e ke falur vitrin dhe dëshiron të falësh ende nafile, të lejohet një gjë e tillë duke u bazuar në hadithin e Muslimit nga Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka falur dy rekate pas vitrit duke qenë i ulur e kur deshi të bëjë ruku, u ngrit.” Thotë Imam Neveviu: “Qëllimi i faljes së këtyre dy rekateve është që t’ua bëjë të qartë njerëzve lejimin e namazit pas vitrit dhe lejimin e faljes së namazit nafile ulur. Kështu ka vepruar një herë apo dy ose pak herë e nuk ka qenë prej traditës së Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Duke mos përsëritur vitrin për herë të dytë për arsye se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk falet vitri dy herë brenda një nate.” Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Davudi, gjithashtu edhe Albani e ka saktësuar këtë hadith. Ndërsa sa i përket Ramazanit, e ti je duke falur namazin e teravive me imam dhe që tani ke vendosur të falësh ende namaz, në këtë rast nuk është e preferuar ta falësh vitrin duke u bazuar në hadithin e sipërpërmendur. Në anën tjetër, ti dëshiron ta arrish shpërblimin e faljes me imam deri në fund. Në këtë rast, posa të japë imami selam nga rekati i tretë i vitrit, atëherë ti ngrihesh dhe vazhdon edhe një rekat, bën teshehud dhe jep selam, pastaj falë namaz aq sa fal, dy nga dy rekate, dhe e përfundon me vitër. Allahu e di më së miri!
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 21:25:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015