Aktorja e bukur, Gemma Arterton, insiston se ajo nuk është një - TopicsExpress



          

Aktorja e bukur, Gemma Arterton, insiston se ajo nuk është një femër magjepsëse siç thonë shumica. Ajo kënaqet me kreacionet e modës kur vishet për ngjarje dhe premiera të filmit, por ndjehet më komode kur është më e relaksuar me dukjen e saj. “Më pëlqen moda. Mendoj se është argëtuese dhe kur i rregulloj flokët dhe bëj grimin ndjehem bukur. Por do të duhej të më kishit parë ditë më parë, kur sapo jam kthyer nga një udhëtim, ku nuk jam pastruar për një javë. Flokët e mia ishin të shprishura dhe thonjtë e mi të ndyrë. Pra kjo jam unë e vërteta dhe kjo që shihni tani kur jam rregulluar. Jam një vajzë e thjeshtë dhe jo magjepsëse”, është shprehur zeshkania e bukur.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 17:50:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015