Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka vlerësuar - TopicsExpress



          

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm ka vlerësuar së shqiptarët në komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë të diskriminuar dhe se këtë fakt duhet marrë seriozisht. “Nga biseda që kisha me përfaqësuesit politik të shqiptarëve, kam vërejtur se këta njerëz kanë ndjenjën se në Serbi janë të diskriminuar. Mendojë se këtë fakt duhet kuptuar seriozisht”, ka thënë ambasadori raportojnë mediat e Serbisë.Ambasadori Wilhelm, i cili tri ditë ka qëndruar në jug të Serbisë, ka theksuar se në bisedimet e zhvilluara ka marrë përshtypjen se situata është e komplikuar, pasi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë, shikuar në përgjithësi, siç ka deklaruar ai, më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa Serbia. “Sigurisht që kjo paraqet një problem serioz për Qeverinë e Serbisë. Jam i bindur se këtë qeveria serbe e ka kuptuar. Këtë e tregon edhe marrëveshja e arritur, respektivisht “Plani për shtatë pikat”. Rreth kësaj unë kam biseduar me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i cili më ka konfirmuar se vetëm ka filluar implementimi i saj”, ka theksuar Wilhelm. Për këto çështje, ai ka biseduar edhe me përfaqësuesit të shqiptarëve, kryetarët e komonave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën.
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 13:39:25 +0000

© 2015