Angela Goodwin USHTAR Ka disiplinë brenda ushtarit, është te - TopicsExpress



          

Angela Goodwin USHTAR Ka disiplinë brenda ushtarit, është te hapi kur e troket, Ka ndershmëri brenda ushtarit, mund ta dëgjosh kur flet, Ka guxim brenda ushtarit, te sytë mirë ia dallon, Ka besnikëri brenda ushtarit që ai nuk e tadhton, Ka diçka brenda ushtarit, e mban si të veçuar, Ka një forcë brenda ushtarit nga zemra farkëtuar, Ushtari nuk është një titull që çdokush mund ta paguaj, Ushtari është shpirti njerëzor në thellësinë tuaj, S`mbaron puna e tij në 8 orë, 40, apo më shumë, Ushtari është përherë ushtar, madje edhe në gjumë, Ushtari i shërben sëpari atdheut, jetën e sposton mbrapa, E çka në mendje një civil ai e ndjek me hapa. Po je një civil pa ta thënë këtë nuk do të rri: Sa ta takosh ushtarin ia thuaj se ç`bën ai për ty, Ushtari është arsyeja që themi “Tokë e Lirë”. Ushtari është ai që ne na mbron kaq mirë. Nëse jeni një ushtar këtë po ju them ju: Faleminderit Zot për çdo ushtar dhe gjithçka bën këtu! E shqipëroi Sinan Kërpaçi
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 09:49:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015