Armando Sadiku drejt Xhenoas Armando Sadiku është njithnjë e - TopicsExpress



          

Armando Sadiku drejt Xhenoas Armando Sadiku është njithnjë e më shumë pranë Serisë A. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po kalon ditët e fundit si futbollist i Luganos në kategorinë e dytë të Zvicrës, pasi destinacioni i tij i ri do të jetë futbolli italian. Menaxheri i 22-vjecarit, Sokol Haxhia, konfirmoi për mediat italiane se presidenti i Luganos, Anxhelo Renceti, ka intensifikuar kontaktet me homologun e tij të Xhenaos, Enriko Preciozi, por zyrtarizimi i marrëveshjes është shtyrë për arsye objektive. Në organikën e Xhenoas nuk ka më vend për lojtarë eksrakomunitarë, megjithatë klubi i Serisë A e ka gjetur zgjidhjen: do ta japë Sadikun në formën e huazimit, me shumë mundësi te Livorno. Sapo të arrihet marrëveshja mes dy klubeve italiane, do të zyrtarzohet edhe blerja e Sadikut nga Xhenova. Toskanët sapo janë ngjitur në Serinë A dhe kanë nevojë për përforcime cilësore për qëndrimin në elitën e futbollit italian. Aktivizimi fillestar me Livornon i intereson edhe Xhenoas, që për momentin nuk mund t’i garantojë një vend titullari sulmuesit të ri shqiptar. Vetë Sadiku është shprehur se është gati për të nisur një aventurë të re në Itali, ndonëse ofertat për nuk kanë munguar edhe nga kampionate të tjera europiane.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 13:57:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015