Arrestime të reja ndaj anëtarëve të Vëllazërisë - TopicsExpress



          

Arrestime të reja ndaj anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane Anëtarët e lartë të grupeve islame që mbështesin presidentin egjiptian Muhamed Mursi u arrestuan në mëngjesin e së dielës. Ngjarjet vinë në vazhdën e goditjes mbarëkombëtare mbi përkrahësit e Mursit. Në provincën e Delta Nilit, dhjetëra anëtarë të Vëllazërisë Myslimane u arrestuan në bastisje gjatë natës. Veprimet e grusht shtetit po krahasohen me epokën e Mubarakut, pasi shkeljet e kryera nga forcat e sigurisë po terrorizojnë grupet që kundërshtojnë regjimin aktual. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur të mërkurën e kaluar lejon forcat e sigurisë për të arrestuar qytetarët pa asnjë urdhër arresti, dhe lejon bastisjen e shtëpive pa lejen e gjyqësorit. Ministria e Brendshme ende nuk ka nxjerrë deklaratë zyrtare mbi arrestimet, por dje, një zëdhënës i kabinetit tha se qeveria ishte duke marrë parasysh një vendim për shkrirjen e Vëllazërisë Myslimane. Marrë nga | Hasan Baftijari
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 08:29:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015