Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që Kukësi, skuadra e cila - TopicsExpress



          

Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që Kukësi, skuadra e cila dy sezone më parë luante në Kategorinë e Parë dhe siguronte për herë të parë në historinë e saj ngjitjen në Superiore dhe më tej nënkampione e vendit, sot është një prej ekipeve të momentit në vendin tonë. Një ekip, që e ka nisur gjithçka nga fillimi, nga stafi, lojtarët, stadiumi i ri, drejtues të rinj dhe më e rëndësishmja, një mentalitet të ri, fitues, dhe dje surprizoi çdo futbolldashës në vend, duke kaluar në turin e dytë të Europa Ligë, në pjesëmarrjen e parë historike në Kupat e Europës. Një skuadër në të cilën nuk flitet asnjëherë për probleme financiare, mosmarrëveshje mes futbollistëve dhe trajnerit, trajnerit dhe drejtuesve, apo çdo hallke tjetër që ka të bëjë me funksionimin e klubit. Një ekip, i cili pas paraqitjes së djeshme, tashmë nuk duhet gjykuar më, pasi Kukësi tregoi se emrat në futboll nuk janë të rëndësishëm, mjafton një investim serioz dhe objektiva të qarta për të fituar. Kuksianët dje kanë barazuar në takimin ndaj Flora Talinit, të cilin edhe mund ta kishin fituar në rast se do të ishin më të kujdesshëm përpara portës. Gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu tashmë do të ketë përballë një tjetër sfidë, të tjera emocione, pasi Sarajeva, kundërshtari i radhës, ka mbi supe një histori të madhe. KUKESI-FLORA TALIN 0-0 (1-1)KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Malakarne, Peqini, Progni, Allmuça, Alikaj (Malota 66′), Musolli, Popović (Malindi 83′), Hoxha (Manuka 90+4′). Trajner: Armando CunguFLORA: Meerits, Mets, Jürgenson, Palatu, Mikadze (Adou 86′), Van De Streek, Laabus (Post 64′), Frolov, Luigend, Alliku, Prosa (Logua 64′). Trajner: Marko LelovGjyqtarë: M.Ëhitby, G.Jones, L.Edëards (Uells)Kartonë të verdhë: Progni 64′, Malota 79′ / Jürgenson 23′, Palatu 85′. Karton i kuq: Musolli 79′MINUTAT9′ Popoviç jep një asist për Hoxhën, i cili gjuan fort përballë portierit kundërshtar, por topi përplaset në trupin e këtij të fundit dhe del jashtë.20′ Popoviç kontrollon bukur një top jashtë zone dhe në rrotullim e sipër gjuan në drejtim të portës së estonezëve, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. 21′ Allmuça përfiton një top të bukur në mesfushë dhe vrapon drejt zonës kundërshtare, duke shërbyer për Prognin, i cili është me një kohë vonesë dhe sfera shkon në duart e portierit mik. 23′ Alikaj ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, por “gardiani” mik është i vëmendshëm dhe arrin të grushtojë. 46′ Progni kroson në zonë dhe Allmuça me kokë ul topin bukur për Alikajn, i cili gjuan fort, por është sërish Merits ai që u mohon golin kuksianëve. 72′ Ylli Hoxha, në një pozicion ballor me portën dhe i pashqetësuar nga kundërshtarët godet fort, por portieri estonez është pozicional dhe largon rrezikun nga katërkëndëshi i tij. 86′ Post merr një krosim të saktë nga krahu i djathtë i sulmit dhe me kokë gjuan lehtë, duke e dërguar sferën në duart e Halilit. 89′ Seka përfiton nga një hutim i mbrojtësve kuksianë dhe pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje të lehtë, por topi shkon mbi traversë.Pjesa e parë - Goli i shënuar një javë më parë në Estoni u jepte më shumë siguri për kualifikim kuksianëve, të cilët luajnë pa frikë dhe rrezikojnë portën e mbrojtur nga Merits, i cili dje ka qenë në ditën e tij më të mirë. Në minutën e 9-të të takimit, Hoxha do të japë shkëndijën e parë, pas një asisi të marrë nga Popoviç, por gjuajtja e tij do të përplaset në trupin e “gardianit” mik. Estonezët përpiqen të reagojnë, por e kanë pothuajse të pamundur, pasi mesfusha dhe mbrojtja e vendasve është e pakalueshme. Minuta e 20-të dhe Popoviç, që tashmë është kthyer në një shqetësim konkret për mbrojtjen mike, arrin të rrotullohet bukur duke lëshuar një gjuajtje spektakolare, që kalon ngjitur me shtyllën pingule. Vetëm një minutë më vonë do të jetë Allmuça që do të rrëmbejë një top në mesfushë, duke organizuar një sulm të rrezikshëm. Lojtari pason saktë për Prognin, por ky i fundit është një kohë me vonesë dhe portieri arrin të kontrollojë gjithçka. Minutat kalojnë dhe Musolli, Hoxha, apo edhe Progni e Popoviç dhurojnë spektakël, ndërkohë që mungon goli. Tentativa e Alikajt nga goditja e dënimit në minutën e 23-të do të grushtohet sërish nga portieri mik.Pjesa e dytë - Fraksionin e dytë të lojës kuksianët e nisin atje ku e lanë në të parën dhe që në aksionin e parë, Progni kroson në zonë, Allmuça ul bukur për Alikajn, i cili lëshon të majtën, por sërish portieri i mohon golin. Cungu kërkon më shumë nga ekipi i tij, ndërkohë që trajneri estonez duket se nuk ka për t’i dhënë asnjë këshillë futbollistëve të tij, pasi nuk ngrihet aspak nga pankina e tij. Flora Talin ka humbur freskinë dhe me kalimin e minutave loja bëhet me fizike dhe nuk mungojnë faullet. Në minutën e 72-të, Ylli Hoxha do të ketë të gjithë hapësirën e nevojshme dhe përballë “gardianit” kundërshtar gjuan fort, por e ka të pamundur për të shënuar, pasi Merits grushton sërish. Në minutën e 79-të, Musolli ndëshkohet me karton të kuq, pasi përplaset me një kundërshtar. Deri në fundin e ndeshjes, kuksianët mbyllen në mbrojtje, duke mos pësuar gol dhe duke u kualifikuar për në turin tjetër të Europa Ligës. SONDAZHITifozët shqiptarë kanë parashikuar kualifikimin e Kukësit në turin tjetër të Europa Ligë, por gjithashtu edhe disfatën që do të merrte Laçi dhe Teuta në të njëjtin kompeticion. Në një sondazh online të bërë në faqen ëëë.Panorama-Sport, 47% ose 1748 votues kanë votuar për suksesin e veriorëve duke i paraprirë atij. Ndërkohë 10% ose 379 votues kanë qenë skeptikë për rrugën e Teutës në Europë. Ndërsa lexues të tjerë online të “Panorama Sport”, ose më saktë 9% që i korrespondojnë 311 personave, kanë paralajmëruar eliminimin e Laçit. 1249 votues ose 34% janë të bindur se Skënderbeu do ta kalojë turin e parë të Ligës së Kampionëve.TRIBUNA VIPKanë qenë të shumtë personalitetet që kanë ndjekur nga afër ndeshjen e djeshme mes Kukësit dhe Flora Talinit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Presidenti Gjici, përveç drejtuesve të tjerë të klubit, ishte i shoqëruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministri i Brendshëm Flamur Noka, ministri i Financave Ridvan Bode e figura të tjera të sportit dhe politikës. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, është parë në stadium.INCIDENTINë minutën e 79-të të takimit, kur Musolli ndëshkohet me karton të kuq pas një përplasjeje që pati me një nga lojtarët kundërshtarë, për shkak se ky i fundit i kishte bërë një ndërhyrje të gabuar, tifozët vendës kanë hedhur shishe plastike në fushë. Gjyqtari kryesor, Uitby, ia ka sjellë në vëmendje një gjë të tillë gjyqtarit të katërt, i cili ka mbajtur shënim incidentin. Në vazhdim do të shihet nëse ndaj ekipit kuksian do të ketë ndonjë masë. Cungu: Krenar për kualifikiminTrajneri i Kukësit, Ar mando Cungu, e ka ndier më shumë presionin e ndeshjes së djeshme. Madje, në shumë raste edhe ka debatuar me gjyqtarin e katërt për vendimet e kryesorit. Megjithatë, në fund ai ka meritat kryesore për këtë kualifikim të Kukësit. Në intervistën e dhënë për mediat, pas takimit, Cungu është i bindur se ekipi i tij do të bëjë një tjetër paraqitje dinjitoze edhe ndaj Sarajevos, pse jo do tentojë kualifikimin.Shumë raste të humbura, megjithatë një fund i lumtur. Si e përjetuat takimin?Është e vërtetë që kemi humbur shumë, por nuk duhet të harrojmë se rivali ynë ka ritmin e kampionatit, pasi në Estoni edicioni futbollistik nuk është mbyllur ende. Ne ishim në fazë tranzicioni, megjithatë mund të them se me impenjimin e këtyre lojtarëve dhe shpirtin e lartë të garës që treguan, arritëm të kualifikoheshim. Në futboll ashtu si nuk shënon, edhe mund të pësosh, por ne nuk na ndodhi një gjë e tillë.Mund të themi se ngarkesa që lojtarët kanë marrë në fazën përgatitore ka ndikuar në mosfinalizimin e aksioneve?Gjatë fazës jemi munduar që lojtarëve të mos u japim shumë ngarkesë në seancat stërvitore dhe, për mendimin tim, kemi çaluar për shkak se në Maqedoni ku ishim të grumbulluar nuk kemi zhvilluar ndeshje miqësore. Asnjë ekip atje nuk pranonte të luante me ne dhe gjatë asaj periudhe kemi luajtur vetëm një herë me Laçin, që mendoj se nuk ishte e mjaftueshme.Çfarë do të ndryshonit në lojën e ekipit tuaj në takimin e radhës?Normalisht që gjëra për të rregulluar ka shumë, por ju e shihni që ne jemi edhe të limituar në numër, pasi sot edhe Musolli u ndëshkua me karton të kuq, mungesë kjo që na prish shumë punë. Megjithatë me kontigjentin që kemi në dispozicion do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje më të mirë dhe të tentojmë përsëri të bëjmë ndonjë çudi tjetër.Për momentin jeni ekipi i vetëm shqiptar që keni kaluar një tur në Europë, pasi Teuta është eliminuar, si ndiheni?Pa diskutim që më bën të ndihem krenar, pasi është puna e një sezoni të tërë dhe djemtë u shpërblyen në mënyrën më të mirë me kualifikimin. Normalisht që më vjen keq për kolegët e mi, sepse jemi shqiptarë dhe dëshirojmë që sa më shumë klube shqiptare të përfaqësohen në Europë. Prandaj i uroj Skënderbeut dhe mikut tim Josa suksese dhe pse jo të shkojnë sa më larg në kompeticione të tilla, që ekipet shqiptare të përfaqësohen denjësisht në Kupat e Europës.Starova: Sarajevo e kalueshme, i ka mbetur vetëm emriNë vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit kryesor të takimit, drejtori teknik i Kukësit, Sulejman Starova, nuk e ka përmbajtur dot gëzimin e një kualifikimi të tillë. Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Startova është shprehur: “Kemi pasur mundësi që ta bënim ndeshjen shumë më të lehtë sesa shkoi, pasi që në fillim të takimit kemi krijuar një rast të pastër për të realizuar dhe më pas kemi krijuar katër të tjerë, që nuk i kemi konkretizuar dot”. Drejtuesi i ekipit verior, një emër i njohur në futbollin shqiptar, tregon se si trajneri estonez ka ndikuar në suksesin e Kukësit, duke larguar një nga sulmuesit më të rrezikshëm nga loja, siç është Post, i cili në ndeshjen e parë ka arritur edhe të shënojë. “Në sfidën e sotme (djeshme) e kemi pasur më të lehtë gjithçka, pasi trajneri kishte larguar nga fusha e blertë sulmuesin shtatlartë dhe e bëri skuadrën më pak të rrezikshme. Megjithatë, ata e qarkullonin mjaft mirë topin në repartin e mbrojtjes dhe të mesfushës, por nuk ishin në asnjë moment më të rrezikshëm përpara portës. Ne krijuam disa raste për shënim, por në momentin më të mirë na ndëshkoi dalja me karton të kuq e Musollit, pasi në ato minuta kishim mundësi ta kapnim kundërshtarin në kundërsulm dhe të arrinim të shënonim. Gjithsesi, tani jemi të kualifikuar”, – është shprehur Starova.Rivali - Startova nuk harron të flasë edhe për ndeshjen e radhës, duke eklipsuar në njëfarë mënyre rivalin e Sarajevos. “Të them të drejtën nuk e kemi studiuar aspak ekipin e radhës, por do ta bëjmë një gjë të tillë në vazhdim. Pa dyshim, Sarajevo emrin e ka të madh, sepse ka pasur në përbërje të saj shumë futbollistë të njohur dhe ka një stadium me kapacitet prej 15 mijë tifozësh, ndërkohë që në vendin tonë mund të vijnë rreth 5 mijë. Sidoqoftë skuadra, e them me bindje, nuk është shumë cilësore dhe unë e konsideroj të kalueshme”, – ka përfunduar Starova.Hallaçi: S’ka kohë për festë, java kalon shpejtKa shpenzuar shumë energji gjatë takimit të djeshëm ndaj Flora Talin, megjithatë kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, është mjaft i lumtur për suksesin e arritur. “E menduam një ndeshje më të lehtë, duke pasur parasysh edhe rezultatin që arritëm ne Estoni, por mund të them se në fushë ka dalë më e vështirë. Ekipet e huaja kanë një karakteristikë, që në fushën e tyre nuk luajnë shumë, ndërsa në transfertë janë gjakftohtë. Edhe Flora Talin tregoi një forcë mjaft të madhe në kualifikime, pasi erdhi me shumë vuajtje. Ne mund të kishim arritur të shënonim, sepse krijuam mjaft raste, por nuk arritëm t’i realizonim ato. Gjithsesi barazimi pa gola na favorizonte ne dhe morëm atë që deshëm”, – pohoi kapiteni, i cili foli edhe për ndeshjen e radhës: “Objektivin e parë e realizuam dhe tashmë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës ndaj Sarajevës, e cila vjen shumë shpejt, kështu që nuk kemi shumë kohë për të festuar. Java do të jetë intensive në lidhje me përgatitjet”. Lelov e pranon: Shqiptarët të frikshëm taktikishtEdhe pse skuadra e tij është skualifikuar nga Europa Ligë, trajneri i Flora Talin, Marko Lelov, e vlerëson lojën e të tijve, por nuk harron të thurë elozhe edhe për Kukësin. “Ishim përgatitur për një ndeshje të mirë dhe loja që zhvilluam gjithashtu ishte cilësore, por nga ana tjetër duhet të them se përballë kishim një skuadër shumë të mirë si Kukësi”, – është shprehur Lelov. Sipas tij, rezultati i takimit të parë ka qenë përcaktues në ndeshjen e djeshme. “Kukësi luante në shtëpi dhe mendoj se ishte më i favorizuar për të fituar. Ata kanë shënuar një gol në fushën tonë dhe ishin më komodë për sa i përket rezultatit. Ne na duhej medoemos të shënonim, gjë që nuk e arritëm. Kukësi u mbrojt mirë dhe kishte një disiplinë taktike për t’u admiruar. Gjithashtu ata kishin në përbërje disa lojtarë mjaft cilësorë dhe me eksperiencë, të cilët në disa raste bënë edhe diferencën në fushë”, – ka vijuar tekniku estonez, i cili foli edhe për shanset që ka Kukësi për të kaluar turin tjetër ndaj Sarajevos. “Kukësi kishte një ekip të plotë dhe me shumë grintë në fushën e blertë. Unë nuk kam shumë informacion mbi Sarajevon, megjithatë jam i bindur se një skuadër e tillë, nëse luan si në ndeshjen e sotme (djeshme), i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar”, – ka përfunduar Lelov. “Djersa dhe mundi i lojtarëve nuk do të mbetet pa u shpërblyer. Unë tani nuk dua të jap premio, pasi do ma konsiderojnë edhe si emocionale, por ju siguroj se do t’i kënaq të gjithë lojtarët dhe stafin për këtë kualifikim historik. Ne jemi krenaria e shqiptarëve, pasi jemi e vetmja nga tri skuadrat që u kualifikua nga turi i parë në Ligën e Europës sa u përket skuadrave shqiptare. Jam krenar për Kukësin tim dhe të tillë duhen të ndihen sot (dje) të gjithë shqiptarët. Bëmë një lojë shumë të mirë, edhe pse barazuam pa gol duhet thënë se ishte një kualifikim heroik, duke qenë se e mbyllëm ndeshjen me një lojtar më pak”, ka theksuar dje pas takimit Gjici. Statistika të frikshme, ja me kë luan Kukësi“Fudbalski Klub Sarajevo”, ose më mirë Klubi i Futbollit Sarajevo, është një klub me bazë në Sarajevë, i themeluar në vitin 1946. Ky është ekipi më i titulluar i Bosnjës, kjo edhe për faktin se ka qenë i vetmi që ka mundur të fitojë dy herë titullin kampion në kohën e ish-Jugosllavisë (1966-1967, 1984-1985, ndërsa në 1964-1965 dhe 1979-1980 ka qenë nënkampion). Ka fituar gjithashtu edhe dy herë titullin kampion në Bosnjë (1998-1999, 2006-2007), si dhe ka qenë 6 herë nënkampion (1994-1995, 1996-1997, 1997-1998, 2005-2006, 2010-2011, 2012- 2013). Trofetë e kësaj skuadre vazhdojnë me 4 kupa të Bosnjës (1996-97, 1997-98, 2001-02, 2004-05) dhe dy herë finalist i Kupës së ish-Jugosllavisë (1966-1967, 1982-1983). Lojtarët më me emër të skuadrës aktuale janë: Alija Kulov, Ermin Huseinbashiç, Anes Haurdiç, Ognjen Todoroviç, kapiteni Muhamed Dzakmiç dhe mesfushori i Kombëtares boshnjake, Gojko Cimirot. Sakaq, Sarajevo ka zhvilluar 48 ndeshje në Kupat e Europës (Champions League dhe Liga e Europës) me një bilanc prej: 16 fitoresh, 12 barazimesh dhe 21 humbjesh. Arritja më e madhe në Europë e kësaj skuadre është “play-off”-i për në ndeshjet në grupe në 2009-10 në Ligën e Europës, ku pasi eliminoi Spartak Trnavën në turin e dytë dhe Helsingborgun në të tretin, iu dorëzua rumunëve të CFR Kluzh. Sarajevo ka marrë pjesë 15 herë në edicionet europiane nga ku ka shkuar katër herë deri në turin e tretë (2007-08 në Champions; 1982-83, 2009-10, 2012-13 në Ligën e Europës) dhe është eliminuar gjashtë herë (1985- 86 Champions; 1980-81, 1998-99, 2001-02, 2003-04, 2007-08 Ligë e Europës) që në tur të parë. Nga sezoni 2006-2007 ka marrë pjesë gjithnjë në Kupat e Europës, duke bërë paraqitje tejet mbresëlënëse. Sarajevo luan në “Olympic s.Asim Ferhatoviç”, i cili ka një kapacitet prej 34.630 vendesh të ulura. President është Alen Hujiç, ndërsa trajner Husref Musemiç, i cili e ka marrë drejtimin vetëm pak javë më parë
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 12:36:20 +0000

Trending Topics




© 2015