BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS PO SHËNDRROHET NË ORGANIZATË - TopicsExpress



          

BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS PO SHËNDRROHET NË ORGANIZATË MONISTE TË TIPIT MAO Zhvillimet e fundit në BIK- ës, e në veqanti mbledhja e Kuvendit të BIK- ës e datës 29.08.2013, pas shkarkimit me puq të kryetarit të Kuvendit z.Xhabir Hamitit, po dëshmon se BIK-ës po shëndrrohet në një organizatë moniste, mafioze , e cila do të jetë në shërbim të një klani mafioz me në krye N.Ternavën, i cili vepron qka dhe si don me BIK- ës, me pronën e saj , me paranë dhe punetorët e saj, me vlerat e trashëguara të saj, në Kosovën e pavarur, para syve të institucioneve të shtetit tonë dhe para botës demokratike, e nuk e thamë edhe para Zotit, sepse ky klan Atij nuk i frikohen fare.BIK- ës tani e tutje është shëndrruar në një lodër në duart e klanit Ternava i cili po i ruan dhe kultivon me fanatizëm parimet e monizmit diktatorial, të cilat janë gatuar e dizajnuar në Beograd, e gjithnjë në shërbim dhe për interes të tij. Tani e tutje në BIK vendos për qdo gjë një njeri, i cili prej sot e ka titullin despot. Ky klan me në krye këtë despot , po e shëndrron këtë institucion shpirtëror në një servis teknik ku klani realizon ambiciet e sëmura e të pa kufishme në dëm të besimtarëve , të fesë dhe kombit. Sa herë dëshiron dhe i duhet këtij klani për projektet e veta e ndryshon kushtetutën, shkarkon dhe largon kend ai dëshiron , bjen ligje qfare atij i duhen, pranon dhe largon nga puna kë dhe si i teket , kërcënon dhe shantazhon ata që i sheh si rival dhe kritik. Argumenti më i fuqishëm për këtë , është eliminimi i vazhdueshëm i qdo zëri kritik mbrenda BIK –ës qe dhjet vite rradhazi,e së fundi edhe puqi perms së cilit largohet njeriu i dytë në BIK- ës z. Xhabir Hamiti, i cili në vazhdimësi kërkonte rregullësi , transparencë dhe evoluim cilësor në këtë institucion shpirtëror. Me shkarkimin me puq të kryetarit të Kuvendit z.XhabirHamitit e mbylli këtë proces të famshëm të eliminimit dhe diferencimit.Tani ka rreth vete vetëm vazalët dhe servilët të cilët tumirin qdo gjë që ai ua servon. Bashkësia Islame e Kosovës dhe vendi ynë ka nevoj për kuadro si Dr.Xhabir Hamiti e tjerë që janë shumë dhe janë jashte BIK – ës dhe klani Ternava i ka margjinalizuar dhe diferncuar e nuk u ka lënë vend në BIK- ës. N. Ternava nën maskën e qallmës dhe xhybesë qe dhjetë vite radhazi i bëri të gjitha të zezat me BIK-ës , punësoj njerëz te tij , shumë edhe familjarë pa asnjë procedure dhe pa përfillur konkurs, largoi të tjerë pa asnjë te drejtë ligjore, ( sa për ilustrim : në Medrese qe 10 vite asnjëherë nuk është shpallur konkurs as për profesorët e pranuar e as për punonjës tjerë teknik, gjithashtu dhëndërri i familjes se tij vazhdon të jetë drejtor edhe në mandatin e dytë, largoi nga puna të tjerët si E.Behrami pas 30 viteve përvojë pune vetëm pse ngriti zërin për disa parregullësi në këtë institucion. Në FSI- largoi kuadrin akademik, shtatë prej tyre nga puna vetëm pse përkrahën zgjedhjen e Dr .Xhabir Hamitit Dekan në këtë institucion i cili u zgjodh me procedurë të rregullt konform statutit të FSI- dhe kushtetutës, dhe i zëvendësoi me stafin teknik të kryesisë në vitin akademik 2010-2011. U shkarkuan kryetarët e këshillave në Podujevë dhe Drenas (Idriz Bilalli dhe Osman Musliu)të cilët u zgjodhen me voten e lirë në këto pozita, vetem pse organizuan Sindikatën e punëtoreve dhe ngriten zërin për disa parregullësi dhe adresuan kritika drejt kreut te BIK-ut. Ne mandatin e këtij klani ndodhi sulmi ndaj Kryetarit të Kuvendit Dr. Xhabir Hamitit i cili sot e kësaj dite nuk u zbardh dhe Bashkësia islame asnjëherë nuk insistoi në zbardhjen e këtij rasti, ndodhën rrahje dhe sulme ndaj imamëve , polarizime të skajshme të xhematit nëpër xhami si rezultat i infiltrimit në BIK të njerëzve të cilët interpretojnë islamin ideologjik dhe në kundershtim me interpretimin tradicional burimor të trashëguar nga ulemaja vendas. Para një viti ky klan organizoi zgjedhjet lokale pa rregullore paraprake dhe me këtë kushtetutë që tani e ndryshuan , sepse ashtu u konvenonte atëherë, dhe duke favorizuar në emer të verifikimit të përkdhelurit e tyre pa vota të mjaftushme në pozita udheheqëse paralizoi aktivitetin në gati gjysmën e këshillave të Bashkësisë islame në teren. Ka prej këshillave ku ende nuk është mbajtur mbledhja konstituive. Tani e në vijim ne si sindikatë do të mendojmë me metoda më radikale për të zhvilluar luftën për këthimin e gjendjes në normalitet në BIK. İmam Osman Musliu Drenas
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 21:29:26 +0000

Trending Topics



-on-data-The-topic-738445049570664">SAITECH ENTERPRISES Tired of spending so much on data? The
Our local butcher is David Fairburn commonly known as the Pig
If anyone is still waiting on a customer service response or
On this twenty-first day of thankfulness, I am grateful for my
Lindo discurso do Papa Francisco... "Peço licença para entrar e

Recently Viewed Topics




© 2015