Burime të policisë në rajonin e Mitrovicës kanë konfirmuar - TopicsExpress



          

Burime të policisë në rajonin e Mitrovicës kanë konfirmuar për Indeksonline, se një person sot pasdite ka hyrë me forcë në shtëpinë e Oliver Ivanoviqit, gjatë kohës kur ky i fundit nuk ka qëlluar në rezidencën e tij. Personi përshkrimi i të cilit është tani më i njohur për policinë, e ka sulmuar me shuplakë në fytyrë bashkëshorten e Ivanoviqit, deri sa ajo ishte në shtëpi së bashku me të birin e saj. Sipas po të njejtave burime, kjo ka qenë një porosi për Oliver Ivanoviqin shkaku i nominimit të tij për kryetar të pjesës veriore të Mitrovicës. Vetë Oliver Ivanoviq vetë nuk ka dashur të jap detaje rreth incidentit. Ai përmes një prononcimi për Indeksonline ka thënë se “kjo është një situatë shumë e pakëndshme për mua, dhe nuk kisha dashur të flas rreth asaj”. Në pyetjen se a mendon tani të tërhiqet nga gara zgjedhore e 3 nëntorit, ai është kategorik: “Asnjëherë. Kjo është vetëm konfirmim se unë jam duke punuar në rrugë të mirë, dhe do të vazhdoj të bëj këtë punë, mirëpo më duhet të mbroj atë që policia nuk ka mundur ta mbrojë”.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 15:38:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015