Christian Hoffman (Si e pranoi Islamin) Jeton në Bon dhe punon - TopicsExpress



          

Christian Hoffman (Si e pranoi Islamin) Jeton në Bon dhe punon si referent shtypi në CDU, në ”Konrad Adenauer Haus” (Unioni Demokristian). Ai tregon: “Jam lindur në Berlin, jam rritur në Hamburg dhe në Munih. Jam shkolluar në Londër dhe jetoj i lumtur, në një familje shumë të mirë, me xhaxha, dajë, teze, me shokë, me punë që më jep kënaqësi, me zgjedhjen e profesionit sipas dëshirës, me të ardhura të mira, jam njeri i kënaqur dhe i lumtur. Rreth kalimit të tij në Islam, ai thotë: “Më goditi si vetëtimë prej qiellit! Asnjëherë nuk do ta harroj atë mesditë të ngrohtë janari të vitit 1988. Isha ulur në ballkonin e shtëpisë së familjes sime dhe shikoja gjelbërimin e parë pranveror, në kopsht. Lexoja një libër, për rikthimin e Iranit, në Islam... Menjëherë dhe papritmas, m’u duk sikur dielli, në qiellin e kaltër të kristaltë, u shndërrua në rrufe, me një shkëlqim të pabesueshëm, dhe gjatë kësaj përpëlitje, syri njohu se: Ekzis- ton vetëm një Zot, All-llahu, ndërsa Islami është religjioni i fundit i shpallur prej Tij! ...U mbusha me një ndjenjë të çuditshme, ndjenjë, të cilën më vonë e gjeta të shkruar në Kur’an: ”Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin...” (El-En’am: 125) Isha aq i munduar, saqë nuk munda ta vazhdoj më leximin. Në vend të leximit, shkova në dhomën e ndejës, që në një fjalor të fjalëve të huaja, të kërkoj shprehjen, Islam. Lexova disa rreshta, por ato nuk më dhanë aq shumë njohuri, pran- daj, ditën e nesërme, pas orarit të punës, shkova në librari dhe bleva librin tim të parë për Islamin... Sa më shumë që njihja Islamin, aq më shumë paraqitej edhe një dëshirë më e madhe tek unë, që ta vazhdoj njohjen time të mjegulluar dhe të dëshmoj pranimin e Islamit dhe të bëhem musliman. Ndërmarrja ime, që ta studioj Kur’anin, u tregua shumë e vështirë. Nëpërmjet një përkthimi shumë të dobët, siç e di sot, përveç kësaj edhe pa sqarime, shumë gjëra, nga ai, më ngelën absolutisht të paqarta. Por, përsëri, më këmbëngulje, e lexova prej fillimit deri në suren e 112, sure, në të cilën e gjeta thënien, e cila për mua është porosia qendrore e Isla- mit. Për mua, kjo sure, është përshkrimi më i mirë dhe më burimor i monoteizmit, gjë, të cilën duke mos e ditur, në realitet, e kam kërkuar gjatë tërë jetës. Leximi i kësaj sureje, definitivisht, e ngriti perden mes meje dhe Islamit. Një ditë të nxehtë të muajit mars, shkova dhe para shumë dëshmitarëve, deklarova hyrjen time në Islam: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi, është rob dhe i Dërguari i Tij”.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 10:26:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015