DEZINSEKTIMI HAPËSINOR I PRISHTINËS – 2013: FAZA - TopicsExpress



          

DEZINSEKTIMI HAPËSINOR I PRISHTINËS – 2013: FAZA II Informatë: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës më 13. Korrik, 2013 (e Shtunë), vazhdon implementimin e fazës së dytë të Dezinsektimit Hapësinor të Prishtinës, për vitin 2013. Ky projekt ka për qëllim ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve nëpërmjet eliminimit të insekteve të dëmshme fluturuese siç janë mushkonjat dhe insektet tjera të cilat përveç që shkaktojnë shqetësime te qytetarët ato mund të shërbejnë edhe si vektor për bartjen e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse te njerëzit. Luten qytetarët e Prishtinës, që gjatë kohës së realizimit të projektit – në momentin që vërejnë makinat që bëjnë dezinsektimin të mbyllin dritaret e banesave/shtëpive të tyre për rreth 1 orë, dhe bletarët të mbajnë mbyllur bletët ditën kur bëhet dezinsektimi deri ditën e nesërme; poashtu luten qytetarët që mos të ofrohen afër automakinave të cilat bëjnë dezinsektimin por të qëndrojnë në largësi të tyre. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përpiluar orarin e dezinsektimit sipas lagjeve. Kjo është fraza e dytë e dezinsektimit hapësinor 2013, ndërkohë që për fazën e tretë dhe të katërt qytetarët e Prishtinës do të informohen më kohë për orarin e dezinsektimit sipas lagjeve. Orari për Fazën e Dytë (13-17. Korrik, 2013) E Shtunë, 13/07/2013: Lagja e Aktashit-Muhagjerëve, Parku i Qytetit, Vellusha (Bllokat), Qendra dhe Qyteza Pejton; E Diele, 14/07/2013: Tophane, Arbëria, Kodra e Trimave, Kolovica dhe Vneshtat E Hënë, 15/07/2013: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Zona Industriale dhe Veterniku; E Martë, 16/07/2013: Lagja e Spitalit, Kalabria, Bregu i Diellit; E Mërkure, 17/07/2013: Gërmia, Sofalia, Taukbahqe, Taslixhe, Velania dhe Mati. Procesi i dezinsektimit fillon çdo mbrëmje sipas orarit nëpër lagje, prej orës 19:30 – 24:00 Pikënisja e implementimit të këtij projekti është vendi te Parku i Qytetit, në ora 19:30. DSHMS falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre që kanë treguar gjatë realizimit të Fazës së Parë si dhe gjatë viteve të kaluara në realizimin e këtij projekti, dhe pret një bashkëpunim të tillë edhe në fazat në vazhdim. Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erës së fortë, orari shtyhet deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 09:33:34 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015