DOBITË E SJELLJES SË MIRË Prej dobive të sjelljes së - TopicsExpress



          

DOBITË E SJELLJES SË MIRË Prej dobive të sjelljes së mirë: 1. Sjellja e mirë është prej më të mirave më çka mund të afrohesh tek Allahu. 2. Nëse njeriu përmirëson sjelljen e tij me njerëzit, do ta dojë Allahu dhe njerëzit. 3. Sjellja e mirë familjarizon njerëzit. 4. Njeriu nuk mund ta nderojë veten, pos me sjellje të mirë dhe nuk e nënçmon atë pos me të kundërtën. 5. Sjellja e mirë është shkak për ngritjen e shkallëve dhe ambicjeve të larta. 6. Sjellja e mirë është shkak që Muhamedi alejhi selam të doëj dhe të jesh afër tij në Ditën e Gjykimit. 7. Sjellja e mirë tregon për çiltërsinë dhe fisnikërin e natyrshmerisë tënde. 8. Sjellja e mirë e kthen armikun në mik. 9. Sjellja e mirë është shkak për faljen e Allahut dhe tërheqjen e mbulesës së Tij. 10. Allahu me sjelljen e mirë mbulon të këqijat. 11. Njeriu me sjelljen e mirë arrin shkallën e agjëruesit dhe atij që falë nafile. 12. Sjellja e mirë është prej gjërave që më së shumti i futë njerëzit në Xhenet. 13. Sjellja e mirë e bënë pronarin e saj nga ata, veprat e të cilëve peshojnë rëndë në Ditën e Gjykimit. 14. Sjellja e mirë ndalon trupin e personit nga hyrja në zjarr. 15. Sjellja e mirë përmirëson atë që është mes njeriut dhe njerëzve. 16. Sjellja e mirë shton dashamirët dhe pakëson armiqtë. 17. Sjellja e mirë i heq paragjykimet e të tjerëve për islamin dhe muslimanët. 18. Me sjellje të mirë i fton njerëzit më lehtë në fe. 19. Këshilla jote do të jetë më e pranueshme, nëse ti e jep atë në mënyrë më të mirë mundshme. 20. Nga qortimi yt nuk do të hidhërohet tjetri. ------------------------------------ Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 07:40:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015