Deri në fund të muajit korrik, qeveria ka marrë në tregun e - TopicsExpress



          

Deri në fund të muajit korrik, qeveria ka marrë në tregun e brendshëm një sasi huaje që në total arrin 24,7 miliardë lekë (rreth 250 milionë dollarë), 2,7 miliardë më shumë nga sa ishte parashikuar për këtë periudhë në fillim të vitit. Në këtë mënyrë qeveria ka ezauruar thuajse tërësisht të gjitha mun-dësitë për borxh të brendshëm deri në fund të vitit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, niveli i huamarrjes arriti për 7-mujorin në vlerën 24,7 miliardë lekë, nga 22 miliardë lekë që ishte planifikuar për këtë periudhë, duke bërë që kufiri zyrtar të tejkalohet me 2.7 miliardë lekë më shumë, ose rreth 27 milionë dollarë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme, i parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua është konsumuar në masën 88.3%. MINISTRI BODE Në një dalje zyrtare para mediave, pak ditë më parë, Ministri i Financave, Ridvan Bode nënvizoi se këto kuota huamarrjeje janë brenda kufijve ligjorë dhe se nuk vënë në vështirësi arkën e shtetit. Madje ministri theksoi se Buxheti i Shtetit në muajin korrik është mbyllur me suficit. Ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh se, pavarësisht të ardhurave, që nuk ishin sipas pritshmërive, reduktimi i shpenzimeve operative kanë sjellë një suficit prej 400 milionë lekësh. Referuar statistikave fiskale të 7-mujorit, Bode tha se, të ardhurat për këtë periudhë kanë një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh, nga planifikimi i fillimvitit. Por, sipas tij, kjo ka ardhur si rrjedhojë e efektit të politikave lehtësuese fiskale që ndërmori qeveria para zgjedhjeve, si dhe nga mosrealizimi i të ardhurave nga pushteti vendor. Sipas Bodes, shërbimi i borxhit është lehtësuar më tej gjatë këtij viti, për shkak të rënies së ndjeshme të interesit të bonove të thesarit. Krahasuar me vitin 2005, interesi i letrave me vlerë është përgjysmuar. BORXHI I JASHTËM Ndërkaq, qeveria ka tejkaluar me 3.2 miliardë lekë planin e borxhit të jashtëm për gjysmën e parë të vitit. Po sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, aktualisht niveli i huamarrjes së huaj arrin për periudhën janar-qershor 2013 në vlerën 10.1 miliardë lekë, nga 6.9 miliardë lekë që ishte planifikuar. Pra kufiri i përcaktuar është kaluar me 3.2 miliardë lekë më shumë. Ministria e Financave ka bërë me dije se borxhi i huaj po përdoret kryesisht për investime publike afatgjata dhe pjesa më e madhe e financimeve që janë marrë borxh, janë kredi zhvillimi me afat shumë të gjatë dhe interesa jo të larta. Ndikuar dhe nga kushtet jo të favorshme dhe interesat shumë të larta që ofrojnë tregjet financiare ndërkombëtare, vitet e fundit qeveria është fokusuar më tepër në marrjen e borxhit në tregun e brendshëm. Aktualisht niveli i huamarrjes së brendshme arrin për 6 muajt e parë të vitit 2013 në vlerën 25.2 miliardë lekë, nga 22.4 miliardë lekë që ishte planifikuar për këtë periudhë. Pra kufiri i përcaktuar është kaluar me 2.8 miliardë lekë më shumë.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 07:30:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015