Dexhalli dhe mediet Shqipfolëse Ekzistojnë shumë ngjashmëri - TopicsExpress



          

Dexhalli dhe mediet Shqipfolëse Ekzistojnë shumë ngjashmëri mes medieve shqipfolëse dhe Dexhallit. Vëllezër të dashur prej sprovave më të mëdha që do të kaloj njerëzimi është sprova e Dexhallit, andaj i Dërguari i All-llahut kërkonte mbrojtje prej sprovës së Dëgjallit gjatë namazit dhe thoshte këtë lutje: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej dënimit të zjarrit të xhehenemit, prej sprovës që vjen gjatë jetës (së përditshme) e vdekjes si dhe prej sprovës së mesihut Dexhal”. Me sa duket ne kemi nevojë që këto ditë të kërkojmë mbrojtje prej All-llahut nga mediet shqipfolëse mu ashtu siç kërkojmë mbrojtje nga sprova e Dexhallit. 1. Dexhall do të thotë: : individi i cili tepër gënjen, mashtron, falsifikon, bënë hipokrizi, dhe mbulon të vërtetën. Dexhalli është quajtur me këtë emër, për shkak se ai do të jetë gënjeshtari dhe mashtruesi më i madh që e ka njohur njerëzimi ndonjëherë. Ai është që të vërtetën e paraqet të kotë dhe të kotën e paraqet të vërtet. Të njëjtën e bëjnë edhe mediet shqipfolëse 2. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur të vijë dexhalli, ai do të ketë me vete ujë dhe zjarr. Sa i përket asaj që njerëzve u duket ujë, ai është zjarri që do ta humbë, ndërsa ai që njerëzit e shohin zjarr, ai është uji i ftohë dhe që ëmbëlson. Ai i cili e arrin këtë, le të shkojë te ai që duket zjarr, se ai është ujë i ëmbël dhe i mirë”. Vëllezër të dashur shumica e medieve shqipfolës i ngjajnë dexhallit, pra mediet atë që ua paraqesin njerëzve zjarr ajo është uji i ftohët dhe i pijshëm, ndërsa ata që mediet ua paraqesin njerëzve parajsë, ujë të ftohtë e të pijshëm në fakt është zeher dhe helm shkatërrues... Mediet shqipfolëse na paraqesin të mirin të keq, përmirësuesin shkatërrues, tradhtarin trim e hero, e shfaqin besimtarin e devotshëm si tradhtar dhe gënjeshtar .... 3. Dexhallin na parashkruan i Dërguari i All-llahut me këto fjalë: “Unë do t’ua përshkruaj atë ,me një përshkrim që asnjë pejgamber para meje nuk e ka bere,ai fillimisht do të thotë: Unë jam pejgamber,e nuk ka pejgamber pas meje. E me pas do te thotë: Unë jam Zoti i juaj. Por,ju dijeni se Zotin tuaj nuk mund ta shihni para se te vdisni. Ai është i verbët në një sy,ndërsa All-llahu nuk është i verbët”. Në këtë virtyte shumë i ngjajnë mediet shqiptare, janë të verbëta me një sy, shohim vetëm një anë të fotos, nuk e paraqesin gjithë foton, paraqesin atë çfarë dëshirojnë...Ku ishin mediet , nga këto ndodhi: Kush e vrau Enver Zymberin? Kush e vrau Selver Haradinaj? Kush i vrau 10 shqiptar dhe shpërnguli 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 veta u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre ne veri te Mitrovicës ne vitin 2000? Kush thotë: Kosova është Serbi? Kush hynë pa leje në territorin e Kosovës? Kush kërcënon? Kush ka vra e ka pre? Kush donë hala me vra e pre???? As që merren më këto çështje ngaqë janë të verbër me një sy.... Përse nuk u kapën terroristët serb që për çdo ditë bëjnë trazira dhe mbysin shqiptarë....por u kapën disa terrorist që kishe me një pushkë automatike, snajper e ca plumba dëshirojnë me bë sulme terroriste... në Mitrovicë ushtri paralele, polici paralelë, paramilitar me topa e tanke...a ndoshta këto ja donë të mirën popullit shqiptarë........ 4. Dexhalli posedon super shpejtësi, si përgjigje për pyetjen sa do të jetë shpejtësia e tij në tokë?” i Dërguari i All=llahut tha: “Tha: “Sa shpejtësia e mjegullave, të cilat i bartë era”. Kështu janë edhe mediet posedojnë shpejtësi të madhe për të gënjyer, për të falsifikuar dhe trilluar...momentin që u kapën ca të ri goxha terroristë filluan mediet me emisione të ndryshme, nxitën dialogje të ndryshme, lajmet i mbushëm me gënjeshtra me imela me xhemata... “Bletat” e vyeshme shumë u aktivizuan për të përgatitë mjaltë të mbushur plotë zeher...vështirë të shihje një program, emision apo paragraf përveç se ka tallje me fe, sulm ndaj islamit dhe myslimanëve..... 5. Dexhalli nuk len vend në tokë vetëm se do të shkon atje..njashtu mediet shqipfolëse nuk lënë vend pa shkuar kur është në pyetje refuzimi, luftimi dhe propaganda antiislame...mirëpo kur të jetë puna për diçka tjetër që është në favor të islamit i gjen se as dy fjalë nuk i thonë, fakti më i madh është festat e Bajramit, ku mediet shqipfolëse me goxha vështirësi të madhe i japin një hapësirë disa minutshe ama për festat e fundvitit dhe kërshëndellave na qajnë kokat.... Si të mbrohemi nga këto??? Mbrojtja më e mirë nga këto është ta shtojmë besimin imanin, të mësojmë besimin, imanin: ta jetësojmë praktikojmë besimin dhe imanin në vetvete dhe familjet ton. Sepse nuri i Imanit ta bënë të qartë gjithçka duke futur këtu edhe komplotet, gënjeshtërtat, trillimet, akuzat mediatike kundër islamit. Me një fjalë vetëm besimi i pastër ta bënë të qartë dhe ta zbulon të vërtetën dhe të shpëton nga rrjeti i rrezikshëm i gënjeshtrave dhe trillimeve anti islame.. Vetëm besimtarët e vërtetë do ta shohin Dexhallin në fotografinë dhe qenien e tij të vërtetë; ata nuk do ti mashtrojnë veprat e tij mbinjerëzore. Ata në fytyrën e tij do ti lexojnë shenjat e mos¬besimit (kufrit), mu ashtu siç besimtarët e shohin fytyrën e vërtet të medieve...... Vëlla i dashur mos u bë preh e këtyre që janë betuar për të qen kundërshtar të islamit..por mundohu ta shtosh besimin, aspak mos u merr me ta se ata dëshirojnë këtë gjë.. shiko përpara karvani ec e qenët lehin..... I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ndërmjet syve të Dexhallit do të shkruaj KFR (Qafir) të cilën do ta lexoj çdo besimtar qoftë i ditur apo i paditur”.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 23:11:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015