EULEX-i duhet të largohet gradualisht Shpend Kursani nga - TopicsExpress



          

EULEX-i duhet të largohet gradualisht Shpend Kursani nga Instituti #KIPRED kujton se misioni i EULEX-it ka qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës, dhe gjithashtu ky mision është adresa e vetme për bashkëpunim me palën serbe, gjë që, sipas tij, janë dy faktorët kryesorë që ndikojnë që autoritetet serbe ta duan EULEX-in në Kosovë. “Shkuarja e EULEX-it do të thoshte se Kosova i merr përgjegjësitë më të mëdha dhe në njëfarë mënyre kjo do të tregonte se Kosova është edhe më shumë e pavarur sesa që është aktualisht, pra nuk do të ketë ndonjë autoritet mbikëqyrës, apo me kompetenca ekzekutive nga jashtë që punon me Rezolutën 1244”, thekson ai. Sipas tij, EULEX-i do të duhej të “paketohej”, dhe kosovarët do të duhej t’i kryenin punët e veta. “EULEX-i gradualisht duhet të shkojë, dhe jo në mënyrë të menjëhershme, madje për disa arsye. Arsyeja e parë është se nuk ka treguar ndonjë efikasitetet për ndarje të drejtësisë siç e ka pritur popullata, por edhe institucionet e BE-së”, thotë ai. ... Bisedimet i shpëtuan politikanët e korruptuar Shpend Kursani nga Instituti KIPRED thotë se hetuesit dhe prokurorët e EULEX-it kanë dështuar në Kosovë në luftimin e shumë dukurive negative, të cilat në thelb kanë prekur zyrtarë shtetërorë, përkatësisht drejtues të Qeverisë së Kosovës. “Nëse do ta luftonin krimin e organizuar dhe korrupsionin, ajo do t’i rrokte zyrtarët e lartë shtetërorë, shumë prej tyre të përfshirë direkt dhe indirekt në dialogun me Serbinë, dhe duke menduar BE-ja se dialogu me Serbinë është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, edhe EULEX-i ka rënë pre e dialogut, ku nuk i ka prekur disa figura që është dashur të preken”, thotë ai. #Kosova #shqip
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 08:53:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015