Erdhe me gëzim, ike me mërzi Kur erdhe, erdhe me gëzim, kur - TopicsExpress



          

Erdhe me gëzim, ike me mërzi Kur erdhe, erdhe me gëzim, kur ik, ik me mërzi. Hipokriti nuk gëzohet me ardhjen tënde dhe hipokriti nuk mërzitet me shkuarjen tënde. O muaj i bekuar! Pasha Allahun ne të kemi agjëruar për hir të Atij që na ka obliguar, na ka premtuar dhe garantuar se do të na shpërblen. Ardhja jote i zbuti zemrat, e nënshtroi çdo ballë të muslimanit, e zbrazi barkun e njësuesit, e thau gojën e robit krenar, që krenohet me fenë e Tij, me obligimin që ka ardhur nga shtat kat qiej. I bashkove muslimanët, i pajtove armiqtë, e burgose djallin, e mërzite armikun, e shtove furnizimin, e largove dertin, e mbushe zemrën e muslimanit me plot gëzim, e buzëqeshe çdo fytyrë të mërzitur. E largove hidhërimin, e pastrove dëshpërimin, e sulmove dallimin, e arrite qëllimin. O muaj i bekuar! Pse nuk je tërë jetën, pse nuk vjen që mos të na largohesh, pse ik pa na pyetur? O muaj i bekuar! A ka zemër që nuk mërzitet me largimin tënd? O muaj i bekuar! A ka zemër që nuk pikëllohet me ikjen tënde? A ka zemër....a ka zemër... E tash...na largohesh, pa na pyetur fare...pa kërkuar leje... A thua do të jemi gjallë që të takohemi vitin e ardhshëm, a thua do të jemi prezent atëherë kur do ta ndjejmë kënaqësinë e ardhjes tënde... O Allahu ynë! Na prano agjërimin tonë, namazin tonë dhe duatë tona. O Allahu ynë! Pasuroi të varfrit tanë, shëroi të sëmurit tanë, mëshiroi të vdekurit tanë. O Allahu ynë! Ndihmoi muslimanët kudo që janë, shkatërroi armiqtë e Islamit. O Allahu ynë! Na bën që të jemi krenarë me fenë Tënde, na ndihmo kundër armiqve që na kanë rrethuar. O Allahu ynë! Ti më së miri din se si kthehen kurthet, shkatërroi kurthet që na bëjnë neve. O Allahu ynë! Gëzoje çdo fytyrë të jetimit, jepu atyre furnizim të bollshëm dhe bëji të jenë pjesë e rrugës Tënde që na ke obliguar. O Allahu ynë! Robërit e tu po masakrohen, po burgosen dhe torturohen, ndihmoju atyre o Zoti ynë suprem. O Allahu ynë! Të burgosurit tanë liroi, liroi, liroi, liroi dijetarët e këtij ummeti nga burgjet e tiranëve që të kanë shpallur luftë Ty! O Allahu ynë! Na prano lutjet tona, me të vërtetë ne jemi popull që na bëhet zullum, e Ti, me të vërtetë nuk ia kthen duanë atij që i bëhet zullum.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 01:18:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015