FALENDERIM ! Te nderuar/a, miqt dhe mikeshat e mia ne fb.! - TopicsExpress



          

FALENDERIM ! Te nderuar/a, miqt dhe mikeshat e mia ne fb.! Me shume respekt ju drejtohem Juve per t’ju falenderuar nga zemra per komunikimet qe kemi patur midis nesh kete periudhe kohe, ndoshta jo shume te gjate si kohe kalendarike, por te mjaftueshme, qe do te ngelet gjate ne kujtesen time . Kam patur fatin te njoh e te komunikoj me shume miq e mikesha e me repekt ti degjoj per vlerat e tyre intelektuale ne komentet e bera ne tema te ndryshme qe i perkasin shoqerise si pjese e jetes se perditeshme. Kryesisht do te permendja temat kryesore te diskutimeve qe kane zene dhe vendin kryesor, sic jane krijimet letrare (Poezia) dhe Femra Shqiptare si nje pasuri dhe Vlere Kombetare. Dy fjale per poezine ne teresi ! Poezia eshte nje pasqyrim i ndjenjave shpirterore,cdo kush mund te krijoj poezi , cdo kush ne stil te vecant te shprehuri , kush ne dashuri… kush ne dhimbje e kush ne mall .Poezia eshte nje labirinth i pa mate ndjenjas dhe dhimbjesh !! Poezia eshte trajta me universale e komunikimit poetik, ku ideja dhe figura perplotesojne harmonine e intencen poetike. Ato ecin paralelisht dhe ndertojne nje Olimp perceptimesh e ndjesimesh per te bukuren e te shemtuaren, per te kendshmen e dobishmen, per tragjiken dhe lumturine. Ne traejtat me te bukura, poeti si nje orakull i frymezuar perceptimit e tij i ben perceptime universale, permes gjuhes si veçanti poetike. Kjo forme universale e komunikimit te mesazhit e fjales artistike, perjetesia e ideve, ne harmoni me sistemin poetik, funksionalizon trajtat e shumefishta estetike e ideore. Me perceptime dhe bote te veçante, poeti zbret ne rrathet e ferrit, hulumton me sensin e krijuesit purgatorin dhe synon gjithhere rrugen per ne Parajse, ne perjetesine ku shkrihet Arti Poetik, me nje mori procedimesh ligjerimore qe shfrytezojne tropet e metaforat e shumta, simbolet dhe krahasimet, kontrastet dhe paradokset, gjithnje ne funksion te realizmit te katharsisit letrar. Ne levrimin e kesaj gjine do te permendja me vlersimin me te larte….. si me te lexuarit e mi keta dy muajt e fundit…ku do te vecoja miken time te shtrenjt, Raimonda Moisiun,poete dhe publiciste e njohur, nje emer qe eshte prezent prej vitesh në boten e madhe te letrave, ka tashme nje universe poetik te vetin, duke prestuar te flas thelle dhe intimesisht, ngrohte dhe teper emocionalisht, pse jo dhe fuqishem me njerezit, boten dhe endrrat, me magjiken dhe realen, te gershetuara mjeshterisht ne vargjet e saj poetike…Raimonda Moisiu, vjen ne poezi, mjaft elegante, e brishte, femerore dhe mitike, e veshur me nje tis magjie transparente, i cili natyrshem i jep asaj statusin e PRINCESHES se poezise ! Romanc’n Poezi…kjo krijuese mjafte befasuese per mua per here te pare me krijemt e saj edhe pse ka vite qe levron me poezine e saj artistike ..nje poete do ta quaja mjafte e talentuar. Poezite e Romances jane si fytyra e njeriut qe nuk fsheh asgje. Poezia per Romanc’n Poezi….eshte vargu i florizuar dhe muzika e magjishme. Eshte prafullima e zjarrte qe del nga damaret e ndjenjave, eshte fjala qe vret malin dhe qe shuan vullkanin, eshte shperthim i brendshem i ndjenjave te bukura, te perdhosura, te mencura, te cmendura. ….ku mund te degjohet llava vullkanike, ku mund te preket ajri i bardhe, ku mund te plase uji ne ngjyrat e kaltersise, ku kalon pertej kufirit te se bukures, dhe pertej kufirit te se magjepses... qe prek ndjenjat, qe prek shpirtin e dashuruar, qe perkedhel henen, qe prek qiellin, qe kendon pulebardhat ne breg te detit, qe uluron rrufete e nje vallezimi ne shi, qe i kendon bijes se dashur , qe apelon per plagen e shoqeriese…”lypsin jetim” qe perkedhel henen duke perjetuar afshin e dashurise, qe shijon erosin ….si nje femer, si nje krijese erotike, eshte ajo qe do vetem te bej dashuri me vitet e saj.. ….cdo varg e poezi e dashuruar: …Nje magji ! Dy fjale per femren shqiptare si Pasuri dhe Vlere Kombetare! Kryetema e jetes se sotme mbare kombetare pa dyshim eshte dhe Barazia Gjinore. A i kushtohet asaj e gjithe vemendja, njerezore, intelektuale, profesionale politike dhe atdhetare nga tere shoqëria ? Kjo pyetje do të na shoqeroje dhe ne të ardhmen. Megjithate ….te jesh femer do te thote te jesh njerzore, e bukur … e brishte ,e dashur, e dhimshur, e forte , kembngulse, puntore, e palodhur, e sakrifices, di te marri dhe te japi dashuri, di te fali dashuri dhe atje ku smerr, di te qaje ,di te gezohet,di te duroje dhimbje nga me te medhajat e per me teper eshte ajo qe na sjell ne jete te gjithve ne ,jep jete nga jeta e saje . Kush mund ti beje te gjitha keto ? E pra eshte femra ajo qe perballet me te gjitha keto dhe di te ngreje koken dhe te eci para ne jete. Eshte ajo qe mban nje krijese 9 muaj ne bark e ushqen me dashuri i flet e mban me vete 9 muaj rrjesht e nxjerr ne jete me dhimbje te madhe por ne momentin qe shterngon nje krijese ne krah hasrron cdo gje eshte njeriu me i lumtur ne bote. Eshte gruaja ajo qe kujdeset per familjen qe lodhet ne pune vjen ne shtepi dhe i nis nga e para e prape zeri nuk i ndihet eshte gruaja dhe kerkon te beje cdo sakrifice qe te tjeret te ndien mire. Te jesh grua eshte gje e bukur kur te tjeret ta vlersojne per ate qe ben. Nese shoqeria zhvillohet, eshte i madh dhe kontributi I femres Nese transformimi qe jetojme bashkarisht, ne themel te tij eshte edhe puna, lodhja, mundimi, sakrifica, perkushtimi dhe talenti i menaxhimit dhe drejtimit te Gruas Shqiptare. Nese SOT ne levizim te lire ne cdo vend te Europes edhe ne kete hapesire te re lirie eshte endrra e tyre e realizuar, eshte edhe ndihmesa e tyre e ҫmuar. Nese SOT të gjithe ne , ne cdo fushe, flasim dhe synojme standarde europiane dhe nderkombetare, kjo do te ishte nje endërr me syhapur pa perkushtimin e GRUAS qe drejton dhe menaxhon me perkushtim ne te gjitha fushat e jetes. Ky nuk eshte nje kompliment, nje perkedhelje e sedres se tyre, por eshte nje nevoje historike, nje shembull i madh se si mund te perballen sfidat qe kemi perpara si qytetar, si shoqeri e si komb. Te nderuar miqt e mi! Per arsye te angazhimeve te mia personale… per disa kohe do me mungoni… Duke e mbyllur kete Falenderim dhe me ndjenje te thelle respekti, perfitoj nga rasti t`ju uroj shendet te mire, Juve dhe familjeve Tuaja te nderuara, paҫi gjithmonë suksese dhe mbaresi ne jeten e perditeshme ! Faleminderit!
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 00:35:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015