Gjermani, protesta kundër përgjimeve! Qindra njerëz protestuan - TopicsExpress



          

Gjermani, protesta kundër përgjimeve! Qindra njerëz protestuan në Berlin kundër përgjimeve në masë dhe pa shkak. Edhe pse numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët, aktivistët për mbrojtjen e privatësisë shpresojnë që zemërimi i qytetarëve të shtohet. Ndërtesa e gjatë ngjyrë gri me gardhin e lartë, ngjall te shumëkush përshtypjen e një fortese, ndërsa për të tjerë është thjesht një ndërtesë e zakonshme qeveritare. Demonstruesit që të hënën në mbrëmje (29.7.2013) u mblodhën para selisë së ardhshme qendrore të shërbimit informativ gjerman (BND) në Berlin-Mitte, janë më tepër të shqetësuar për atë që ndodh prapa mureve. Kanë kaluar plot dy muaj qëkurse ish-punonjësi i shërbimit sekret Edward Snowden bëri publike atë çka dinte rreth përgjimeve të masë të të dhënave në internet dhe lidhje telefonike, nga shërbimi sekret amerikan NSA. Në medie kjo temë pati jehonë të madhe, por qytetarët deri tani nuk kanë protestuar në masë. Në fundjavë në rreth 40 qytete gjermane u zhvilluan protesta me gjithsej 10.000 pjesëmarrës. Të hënën në mbrëmje Shoqata e Shoqërisë Digjitale kishte ftuar për një "Shëtitje në BND" me fjalët: "Vizitoni nga afër arkitekturën autoritare dhe teknikën më moderne të përgjimit. (…)Shihni agjentët gjatë punës dhe shijoni perëndimin e diellin në një piknik direkt para portave të shërbimit sekret, partnerin më të ngushtë të NSA-së." Pllakate me moton "Yes we scan" Sipas të dhënave të policisë ftesës iu përgjigjën rreth 100 vetë, sipas organizatorëve numri ishte dy herë më i lartë. Shumë prej tyre mbanin në duar pankarta me fjalët "Yes we scan", "Drejtësia nuk është hapësirë pa rrjet" apo "Shërbim shko në shtëpi!" si dhe kamera përgjimi dhe antena satelitore prej kartoni. Një avion pa pilot në miniaturë me telekomandim, synonte të bënte të qartë lidhjen mes survejimit dhe luftës. Fjalimet e oratorëve si ai i kryetarit të Shoqërisë Digjitale Markus Beckedahl, dhe të aktivistit të internetit Jacob Appelbaum, u shoqëruan nga duartrokitje të shumta. Pikniku i planifikuar u anulua për shkak të motit të keq. Beckedahl u shpreh megjithatë i kënaqur me aktivitetin. "Jemi të kënaqur që erdhën kaq shumë njerëz në shëtitje megjithë parashikimet për shi", tha ai. Beckedahl beson se tema ngadalë po mbërrin tek qytetarët. Por ai di gjithashtu se për shumë njerëz ajo nuk është e lehtë të kuptohet. "Kush mund ta përfytyrojë se çdo të thotë që të ruhet e gjithë jeta online dhe të përdoret ndoshta dikur kundër teje?" 12 kërkesa për politikën Rreth 10.000 vetë protestuan në fundjavë në gjithë Gjermaninë Rreth 10.000 vetë protestuan në fundjavë në gjithë Gjermaninë Në një letër të hapur kundërshtarët e përgjimeve pa shkak, kanë formuluar 12 kërkesa për qeverinë gjermane dhe BE-në. Ndër të tjera ajo duhet të shprehet dhe të veprojë "kundër çdo forme të përgjimeve pa shkak dhe të tepruara", të sanksionojë në ligj të drejtën për sferën private dhe vetëpërcaktimin informues dhe të kujdeset që edhe shtete të tjera, si p.sh. SHBA ta bëjnë këtë. Veç kësaj ata kërkojnë mbrojtjen e informatorëve si Snowden apo Bradley Manning. Letrën e kanë firmosur gjithsej 7.900 vetë. Disa pjesëmarrës të aktivitetit besojnë si Beckedahl se protesta kundër përgjimeve pa shkak do të rritet edhe më tej. "Fillimisht nuk doja ta pranoja se përgjimi ka të tilla përmasa", thotë një prej tyre. Kështu mendojnë shumë vetë. "Ka një lloj kundërshtimi të brendshëm ndaj këtij mendimi. Si ka mundësi që qeveria jonë të lejojë një gjë të tillë, që përgjohet komunikimi im në internet apo me telefon?" Duhet kohë derisa ky mendim të qartësohet dhe të ngjallet qendresë. CL 77news.al
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 08:04:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015