Hajredin Kuqi-ka dhe republika 'srbska'... “Po them që në - TopicsExpress



          

Hajredin Kuqi-ka dhe republika 'srbska'... “Po them që në një shoqëri demokratike, një prej detyrimeve, një barrë është që duhet të qeverisësh, të marrësh vendimet e vështira, të bësh dialog, me dikë që mund të doje ta mbysje fare, por prapë e ke detyrim; je zgjedhur për këtë. Nëse vihesh kaq shumë në siklet, atëhere hiq dorë nga pozicioni që mban, atëherë ik, lëre ta bëjë dikush tjetër” “Nuk është tradhti vetëm ai që para luftës ka raportuar në policinë serbe se kush ka armë, por tradhti është edhe ai që bashkëpunon me Daçiqin”... ‘Republika Srpska’ ide e kokave të mykura millosheviqiane qeveritare...Ky eshte bashkëpunëtor i Serbisë.Kuqi s’e përfaqëson Kosovën, por veten...Bashkësia Evropiane dhe Amerika nuk lejuan që të shtrihet sovraniteti i i Shtetit në atë pjesë të Kosovës,nuk lejuan kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore,nuk lejuan qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave etj. është ma se e qartë se, planifikimi i një “republikë serbe “ në Kosovë do të realizohet deshëm apo jo. Kuqi mund të bënë politik sa të do por këtë e ka ditur qysh para disa viteve dhe është vetëm momenti kur do ta nënshkruan marrëveshjen për një “republikë serbe “ apo si thonë amerikanët për një autonomi.Për tradhtarët nuk duhet të ketë pajtim dhe falje.Në një vend normal, rastet si këto do të përbënin probleme serioze me transparencën, por jo edhe në Kosovë. Rasti “transparent” shërben për kusuritje patriotike sa herë që është e nevojshme.Hajredini i kudondodhshëm do të vazhdojë të flasë për transparencë,Ajo që mund të thuhet tash është se kutet e Kuçëve nuk na bëjnë mirë.Të gjitha përpjekjet e Serbisë kundër Republikës së Kosovës, kanë për synim krijimin e kantoneve të veçanta egocentrike serbe.Pikënisja e gjithë kësaj uverture fillon me përpjekjet për krijimin statusi special për serbët në veri, për të avancuar më vonë ngjashëm me “Republika Srpska”.Çdo lëshim i mundshëm qe cenon autorësinë e sovranitetit të Kosovës, është sindromi i parë i “virusit” për rrënimin e fleksibilitetit të shtetësisë. Shenjat e para të “pazarit” me shtetin, tashmë janë dhënë, se cili do të jetë çmimi i kësaj gare, kjo varet nga komprimisi qe “patriotët” tanë mund të bëjnë për sovranitetin në shkëmbim të pushtetit.Ajo që po quhet klasë politike e Kosovës, e që realisht më shumë se si e tillë, është një grupim njerëzish me interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike të cilët më shumë se sa qeverisin Kosovën dhe popullin e saj, po e sundojnë dhe grabisin. Këta njerëz e kanë bërë Kosovën vendin e çudirave banale.... Dokrrat politike dhe deklaratat hipokrite populli më nuk i degjon,sepse tashmë e dinë se çka thoni dhe çka bëni ju... Njëri nga ta i cili tashmë e ka tepruar duke u shitur në popull si më i moralshmi i qeverisë dhe politikani më i vendosur në qëndrimet dhe deklarimet e tij, por që nuk i ka as njëren e as tjetrën,eshte , Hajredin Kuçi... Kuqka : Kemi thene se nuk do te kete bisedime politike, por tash ka,politikani nuk mbahet per fjale jemi ne realitet tjeter! Vazhdon: E them me bindje se nuk do te kete autonomi per veriun................UPS jemi pas disa muajsh dhe "Srpska Republika u Severu Kosovu i Metohija" tashme eshte realitet dhe Kuqka thote: Ju lutem jemi politikan nuk mbahemi per fjale kjo eshte realpolitika dhe bota nuk sillet rreth nesh ,duhet ti "degjojme miqt tane nderkombetar".Ky eshte lavirja e Thaqit,hija e tij dhe besniku i tij me shume se qeni i sharrit,Kuqi...
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 15:56:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015