Historia e fatit të njeriut!! Krijoi Zoti gomarin dhe i tha: Do - TopicsExpress



          

Historia e fatit të njeriut!! Krijoi Zoti gomarin dhe i tha: Do të jesh gomar, do të punosh prej mëngjesit e gjer në mbrëmje. Do të bartësh në shpinën tënde çdo gjë që të ngarkojnë dhe do të Jetosh 30 vjet. Ndërsa gomari u përgjegj: Le të jetë sipas dëshirës Tënde Zot i nderuar, por ... 30 vite janë shumë, a nuk është më mirë të jenë 10? Zoti dëgjoi lutjen e gomarit dhe e bëri të tillë. ( -20) Pastaj, Zoti krijoi qenin dhe i tha: Do të jesh qen. Do të ruash shtëpinë e njeriut. Do të hash çka të japin dhe do të jetosh 25 vite. Dhe qeni u përgjegj: Le të jetë dëshira Juaj Zot, por ..... 25 vite janë pak si shumë. A nuk është më mirë 10? Zoti aprovoi lutjen e tij dhe e bëri të tillë. ( -15 ) Më tej krijoi Zoti majmunin dhe i tha: Do të jesh majmun. Do të kërcesh prej dege në degë dhe bësh majmunllyqe për argëtimin e rrethit tënd dhe do të jetosh 15 vite. Majmuni u përgjegj: Letë jetë dëshira Juaj Zot, por ..... 15 vite janë pak si shumë. A nuk është më mirë 5? Zoti aprovoi lutjen e majmunit dhe e bëri të tillë. ( -10) Krijoi njeriun dhe i tha: Do të jesh njeri, krijesa më intelegjente në tokë. Të të zotërosh me botën dhe me çdo gjë në te, përveç me gruan. Këte nuk do ta arrish kurrë. Do të jetosh 30 vite. Dhe njeriu iu përgjegj: Të falenderoi shum dhe letl jetë dëshira yte o Zot, por ... 30 vjet janë pak. A nuk kisha mundur ti shtoi edhe ato 20 që nuk i deshi gomari, 15 që i refuzoi qeni dhe 10 që nuk i deshi majmuni? Ia plotësoi Zoti dëshirën njeriut dhe e krijoi të tillë. ( 30 + 20 + 15 + 10 = 75 ! ) Prandaj njeriu jeton 30 vite si njeri. Pastaj martohet dhe jeton 20 vite si gomar, duke punuar prej mëngjesit gjer në mbrëmje dhe duke bartur në shpinën e tij barrën e tërë familjes. Pastaj shkon në pension dhe jeton 15 vite si qen, duke e ruajtur shtëpinë dhe duke ngrënë atë që ia japin. Dhe në fund, jeton edhe 10 vite si majmun, duke kërcyer nga banesa në banesë të fëmijëve të vet për të argëtuar nipërit e vet.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 15:34:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015