Horoskopi ditor, 29 qershor 2013 Dashi Keqkuptimet me - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor, 29 qershor 2013 Dashi Keqkuptimet me partnerin do jene te shumta gjate kësaj dite, por ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Do jete ai me tolerant dhe me i kuptueshëm se ju. Beqaret do kenë një dite te mbushur me surpriza. Shfrytëzojeni atë deri ne maksimum. Ambienti yjor do jete i qete për planin financiar. Kryeni investimet e menduara, por me shume maturi e kujdes. Demi Dita e sotme do jete shume pasionante për te dashuruarit. As vete nuk e kishit menduar se mund te përjetonit ndonjëherë kaq shume emocione sa sot. Beqaret do i japin shume rëndësi pamjes se jashtë te personave duke lënë pas zemrën dhe shpirtin e tij. Ne planin financiar çdo gjë pritet te shkoje me se miri. Mund te merrni edhe ndonjë shpërblim. Binjaket Do jeni shume romantike dhe me humor te mire gjate kësaj dite. Do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit dhe është e sigurte qe do kënaqeni te dy. Beqareve do iu pëlqejë te joshin pa pushim, por serish nuk do e gjejnë atë qe do iu përshtatet me se miri. Për financat do jete dite paksa e trazuar. Shmangni investimet e mëdha sepse nuk është ende koha e duhur. Gaforrja Pozicioni qe do ketë Jupiteri ne jetën tuaj sentimentale do sjelle veç te mira sot. Askush nuk do arrije dot t’iu largoje nga ai qe keni ne krah apo t’iu ngalle dyshime për te. Beqaret do jene shume joshës, por edhe do joshen vete nga persona mjaft tërheqës. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite nëse nuk doni te dilni te humbur. Mund t’ia dilni edhe me pak shpenzime. Luani Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj dite. Do ia kaloni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe nuk do e humbisni për asnjë moment komunikimin. Beqaret nuk duhet te sforcohen shume për te gjetur personin e duhur. Çdo gjë është programuar. Ne planin financiar do keni shume probleme nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu. Merrni sa me para disa masa. Virgjeresha beqaret do jene me te favorizuar se çiftet gjate kësaj dite. Përfitoni te joshni sa me shume te mundni sepse mundësitë për te gjetur personin e duhur do jene te shumta. Çiftet nga ana tjetër do kalojnë një dite mese normale dhe jo problematike. Ne planin financiar do jete Urani ai qe do iu mbështesë dhe do iu ndihmoje ta përmirësoni pak nga pak situatën. Peshorja Ju dhe partneri juaj i dashur do funksiononi si një ekip i forte gjate kësaj dite. Secili do mbaje përgjegjësitë e veta dhe do mundohet me çdo kusht te zgjidhe ndonjë paqartësi te vogël. Beqaret ka shume gjasa qe ta gjejnë shpirtin e tyre binjak ne një mjedis qe as nuk e kishin menduar. Ne këtë jete çdo gjë mund te ndodhe. Financat fatmirësisht nuk do jene te këqija. Akrepi Dite pozitive kjo për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë serish nuk do arrini te merrni disa vendime te rëndësishme për te ardhmen. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin asnjë angazhim sepse ai do iu sjelle shume telashe. Qëndroni edhe disa dite vetëm. Ne planin financiar duhet te hiqni dore nga shpenzimet e tejskajshme apo dhëniet e huave marramendëse. Shigjetari Asnjë planet nuk do e përkeqësoje jetën sentimentale, por kokëfortësia juaj mund te sjelle vërtet debate te zjarrta. Mos kërkoni me çdo kusht te dale e juaja edhe kur e dini qe gaboheni. Beqaret me shume gjasa do takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar pritet sukses. Ata qe kane një biznes privat do jene me te favorizuarit. Bricjapi Ka shume gjasa qe rutina ta pushtoje gjate kësaj dite jetën tuaj ne çift. Nuk do keni nerva te bëni gjera te reja dhe do ia lini gjithçka kohës. Kuptojeni njëherë e mire qe kjo mund te jete e dëmshme për ju. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne pritje te dashurisë se madhe, por nuk do e gjejnë as sot. Financat do jene ne plan te pare dhe situata do vije duke u përmirësuar. Ujori Do e përforconi edhe me tepër bashkëpunimin me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do jete me e ngrohte. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i zgjidhin një e nga një. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do njihen me perona te shumte. Dikush mund t’ua tërheqë edhe me tepër vëmendjen. Financiarisht do jeni te favorizuar. Nuk priten probleme. Peshqit Edhe pse do jene te shumte ata qe do kërkojnë t’iu tërheqin pas vetes, ju nuk do bini ne tundim dhe nuk do e tradhtoni për asnjë arsye atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë gjera qe nuk mund te ndodhin. Tregohuni me te duruar. Ne planin financiar do mbështeteni fort nga Merkuri. Do e dini mire sa te shpenzoni.
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 07:21:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015