Ka më shumë se dy javë që dyqane të vogla dhe të mëdha nuk - TopicsExpress



          

Ka më shumë se dy javë që dyqane të vogla dhe të mëdha nuk pranojnë të marrin nga klientët e tyre monedhën me vlerë 20 lekë. Të gjitha këto pika shitjeje shprehen se, kanë informacione se kjo monedhë është false. Ka në mjaftuar tituj në shtypin e shkruar për monedha false që kanë ngjyrë tjetër, dhe shitësit kanë gjetur zgjidhjen më të sigurt: Nuk pranojnë me monedhën 20 lekëshe. Kështu ka ndodhur kur klientët kanë shkuar për të blerë në supermarkete. Por duket se kjo frikë është e kotë Policia zyrtarisht konfirmon se nuk ka pasur asnjë denoncim për monedha false dhe as sinjalizim nga Banka e Shqipërisë, siç funksionon në të tilla raste. Por kjo situatë ka një shpjegim tjetër. Banka Qendrore që prej datës 25 qershor ka hedhur në qarkullim një set të ri monedhash të kësaj vlere, raporton “Vizion+”. Por ato nuk janë false, thjesht ndryshon ngjyra që është më e theksuar dhe trashësia e anëve të 20 lekëshit. Banka shprehet se, që prej vitit 1992 dhe deri tani prerja e monedhës 20 lekë nuk ka pasur asnjë rast falsifikimi. Zgjerimi i konturit rrethues i jep mundësi për më tepër kontrast dhe ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së saj. Nga ana tjetër ajo sqaron se deri tani nuk ka kontestime si nga bankat e nivelit të dytë ashtu dhe nga posta shqiptare. I njëjti eksperiment ndodhi edhe në vitin 2011 me monedhën 5 lekë, rast që kaloi pa asnjë problem. Ne fakt falsifikimi I monedhave si 20 lekëshi shihet si i vështire, pasi kosto mund te jete me e larte se vlera e monedhës.
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 19:07:35 +0000

Trending Topics



ht:30px;">
WHEN THE PETALS ARE IN PLACE, ITS SUCH A BEAUTIFUL SIGHT...TAKE
Out of class assignment #6 finally complete....the contents? Oh,
So, if i need to think logistically we need first to explore all
Proud of this oped by our boss Cecile Richards and the amazing

Recently Viewed Topics




© 2015