Kalciumi nuk kuron dhimbjet e gjurit Përdorimi i kalciumit në - TopicsExpress



          

Kalciumi nuk kuron dhimbjet e gjurit Përdorimi i kalciumit në kombinim me vitaminën D nuk ndihmon në lehtësimin e ashpërsisë së dhimbjeve në gju. Shpesh gratë e moshuara me nyja të ënjtura dhe që japin dhimbje, këshillohen të përdorin kalciumin në kombinim me vitaminën D për të reduktuar mundimet, por kjo terapi nuk është efektive. Kërkuesit kishim mbledhur të dhëna nga afro dy mijë gra të moshës së pas menopauzës, të cilat rastësisht janë zgjedhur për të marrë ose kalcium karbonat me vitaminë D, ose placebo (substancë pa efekt). Të dyja grupet kanë pasur nivel të njëjtë të dhimbjeve dhe të ënjtjes në fillim të studimit, dhe i njëjtë ishte rast edhe dy vite më vonë. “Simptomat e gjurit janë shumë të shpeshta te gratë në pas-menopauzë. Megjithatë, përdorimi i 1000 miligramëve kalcium karbonat dhe 400 njësive ndërkombëtare vitaminë D3 në një studim klinik të rastësishëm, të krahasuar me placebo, nuk ka treguar reduktim të shpeshtësisë ose ashpërsisë së simptomave të gjurit”, thotë Dr Rowan Chlebowski, i cili ishte udhëheqës i grupit të studiuesve. Megjithatë autorët thonë se kalciumi dhe vitamina D vazhdojnë të jenë të rëndësishme për fortësinë e kockave dhe shmangien e frakturave (thyerjeve).
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 20:22:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015