"Kam nevoj te flas me ty, kam shume nevoj, nuk e di nese do duroj - TopicsExpress



          

"Kam nevoj te flas me ty, kam shume nevoj, nuk e di nese do duroj shume akoma kte situat, dhe mendime te keqia me vin ne mendje, kam frike nga vetja ime! Edhe pse je njeriu qe me ke bere me shume keq ke dicka qe me qetson, kam nevoj te flas me ty vetem si nje shok i mire ,asgje me shume e asgje me pak, dikur ishim shoke dhe me pelqente shume por tani une jam vetem, ne nje vetmi qe po me vret dhe heret a vone do dorezohem. Dua thjesht te flas me ty, te harroj gjith kto mendime qe po me mbytin, kam nevoj per ty… POR e di qe per ty jam njeriu i fundit qe te intereson, e di nuk do te flasesh me me mua dhe kjo me vret me shume sesa ato qe me ke bere, e di qe eshte me mire qe nuk me flet sepse kshu nuk me ben me keq, thjesht te kam nevoj ne disa momente. Kam frike nga vetja ime dhe je njeriu i vetem qe mund te me shpetoj nga mendimet qe po bej.E di sa here kam tentuar te te flas por e kam mbajtur veten duke menduar qe nuk interesohesh me per mua, duke menduar qe tani je me dike tjeter qe te kupton me shume se une dhe te ben me te gezuar se une. Oh zot! sa shume dua te te flas! por sdo e bej, e di qe kjo do jet sikur do bej 10 hapa mbrapa, dhe do e sjell veten time prap ne te njejten pike qe isha para disa muajve, nuk dua me te ndihem keq. Ndonjehere mendoj qe e vetmja menyre te shpetoj nga ty eshte te flas me ty, te shikoj qe nuk je asgje, te shikoj qe je thjesht nje njeri qe ske asnje fuqi mbi mua, por kam frike kam frike se do kesh akoma fuqi tek une. Si do shpetoj nga vetja ime? Me thuaj, si? Nuk duroj dot me, ndjej qe po me ngarkohen shume supet dhe do bie, do bie dhe nuk do ngrihem me kurre,kam frike se po kaloj ate vijen, jam keq, por nuk do te flas… nuk dua te me shikosh “te dobet” , nuk dua te dish qe jam vetem,ndoshta dhe nuk do kuptosh sesi eshte vetmia ime, e di si eshte te jesh ne mes shuuuume njerezve dhe te qash? nuk e di me siguri… cdo dite kam nje mask qe me mbulon, dhe kur e heq ka vetem nje fytyre te merzitur,por nuk je ti arsya e merzitjes, jam une! Jam lodhur… "
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 08:14:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015