Kapitulli 34 (Edhe nje perqafim . . . ) Nderkoh Lusi ecte dhe - TopicsExpress



          

Kapitulli 34 (Edhe nje perqafim . . . ) Nderkoh Lusi ecte dhe gjuante ndonje gur te vockel rruges. Po plaste nga inati. Donte te qante, te shfryhej. Ishte ne rruge. Po sikur dicka te kishte ndodhur vertet? Ai kishte qen i pire, dhe kur njeriu eshte i pire nuk arsyeton, nuk mendon? Pse nuk mbante dot mend asgje? Si dreqin kishte arritur ai ne ate shtepi? Si dreqin e kishte harruar Annen? Anna ? cfar po ndodhte tani me jeten e tij? Si do ishte ajo? Po kur ta marri vesh ajo? Nuk do doje te me shohe ne sy. -Bravo Luis, bravo. Pastaj u nis me vrap per ne shtepi. Duhej te lahej, te ndrohej dhe te vraponte per ne spital. Nuk dinte me asgje per Annen. Te pakten ishte dit e shtune. Nuk do degjonte te emen per shkollen. -- Ne shtepi nuk ishte askush. U fut ne dush, u la. Hengri dicka dhe pastaj me vrap u nis per ne spital. Atje qendronin po ne te njejtin vend prinderit e Annes, Dori dhe Andi qe sapo e pane vrapuan drejt tij. -Ku dreqin ishte zhdukur ti? Ne e kishim lene qe do dilnim bashk? Ku dreqin ke qene? -Isha… si eshte Anna Dor? -Nuk dim asgje, nuk ka reaguar aspak. -Mir, me prisni ketu. Po shkoj ti kerkoj doktorit ta shoh pak. Luisi u largua qe aty, nuk kishte guxuar as ti shihte ne sy, jo me tu tregonte qe kishte qen me Mikelen. -Doktor, doktor. Ju lutem ndaloni pak. -Po djalosh. -Anna Cela doktor, si eshte? -Rend, teper rende. Luisi u shemb. Dori ne njefar menyre nuk i kishte treguar te verteten .. pastaj ndodhia e mbremshme. Si kishte mundur te shkonte e te pinte perseri kur gjendja e Annes kishte qen vertet kritike? -Mund ta shoh doktor? Ju lutem? -Vetem per pak, dhe nuk mund te futesh brenda, do e shihni vetem nga xhami. -Ne rregull. E kishin veshur me nje nga ato veshjet tipike te spitaleve, veshje qe Luisi i urrente tashme per te dyten here. E kishin lene te futej brenda. Pastaj pa jeten e tij. Ashtu te shtrire ne nje krevat qe vinte ere dhimbje, force dhe vdekje gjithashtu. Pa jeten e tij te rrethuar me tuba, me aparatura gjithandej. U mbeshtet ne xham. Fryma e tij u perplas ne xham dhe krijoi nje mbulese avulli. E fshiu me dore. Pastaj mbajti doren ne xham, ne ate pjese ku binte edhe fytyra e Annes. Po e shihte, dhe u shkreh ne lot. Rreshkiti duart ne xham, dhe u shemb ne toke. -O shpirt, a e di ti qe aty ne vendin tend duhet te isha une? E di ti zemer qe une jam nje idjot? Qe per nje fjale timen te pamenduar ti o jet ndodhesh aty? Jam nje idjot o sybukra ime. Jam ne njeri pa vlere pa ty. Qante dhe fliste Luisi, sikur te kishte Annen e tij perball. Pastaj nuk duroi dot me, hapi deren e dhomes dhe u fut brenda. Kapi doren e saj te bute, dhe e lagu me lotet e tij ashtu padashje. Lemoi ballin e saj, e puthi. Pastaj u ul ne gjunje afer krevatit te saj. Mbante doren e saj me duart e tij. E shihte se si ishte zbehur, sa pa jete dukej. -Anna, shpirti Luisit? Do i hapesh syckat ti? Ti shohi pak Luisi? Me ka marr malli o drit ti shoh pak ato sy, te me mbushin pak me jete. Do cohesh ti per Luisin tend? Hajde Anna, behu e forte. Sherohu, me jep EDHE NJE PERQAFIM. . . Edhe nje perqafim o dritt, me ler te te ndjej edhe njehere pran vetes, me ler te mbaj boten edhe njehere ne krahet e mia. Cohu nga keto tuba, aparatura te shpifura, hajde ne krahet e Luisit. Jepi edhe nje perqafim o zemer. Pastaj ndjeu qe nje gisht i Annes levizi. Ashtu nder lotesh Luisi leshoi nje buzeqeshje te pervuajtur. Pastaj pa Annen. Pa qe faqja e saj u lag nga nje lot. & ai lot rreshkiti deri ne faqe, dhe pastaj u tret diku ne fund te qafes. -E di qe me ndjen o shpirt, behu e forte. Dua perqafime une, kush do me thote mua sydac pastaj? Kush do me beje mu ate qesh? Kush do e zbukuroje jeten time pastaj? Kush o Ann? Pastaj nje nga aparaturat leshoi nje tingull te cuditshem. -Pip, pip, pip, pip….. -Doktor? Doktor? Dikush te vi ju lutem. Doktori u afrua menjehere. -Largohu jasht djalosh, te thash qe eshte me rrezik te futesh brenda. -Anna, o shpirt te dua…
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 07:01:07 +0000

Trending Topics




© 2015