Kompania ndërkombëtare "Ecolog" nëpërmjet një njoftimi për - TopicsExpress



          

Kompania ndërkombëtare "Ecolog" nëpërmjet një njoftimi për opinion ka bërë të ditur se do të shpëton Shkëndijën nga rënia, duke financuar me 13 000 euro, dhe duke marrë në menaxhim ekipin Tetovar. Ja dhe njoftimi: Të nderuar tifozë të KF Shkëndija, të nderuar qytetar, e në veçanti të nderuar Ballistë, Në zyrat tona, por edhe ne publik, përfaqësues të shoqatës së tifozëve Ballistët dhe përfaqësues të KF Shkëndija, ditëve të fundit janë drejtuar me kërkesat dhe lutjet e tyre ndaj kompanisë Ecolog edhe ndaj Z. Lazim Destani. Për më shumë, përfaqësuesit në fjalë kanë paraqitur informata për gjendjen e vështirë me të cilën ballafaqohet për momentin KF Shkëndija, dhe në veçanti Ballistët kanë shprehur lutjen e tyre që Kompania Ecolog të ndihmoj klubin, duke e marr atë përsipër me të gjitha aspektet e menaxhimit. Sëpari, Z. Lazim Destani dhe kompania Ecolog shpreh falemnderimin dhe mirënjohjen më të lartë për besimin e shprehur ndaj saj, për vlerësimin që u bëhet arritjeve të deritashme në biznes, aftësive dhe potencialit të saj menaxhuese dhe poashtu kontributit të saj shoqëror në rrethin Tetovës e më gjërë nëpër vende të ndryshme të botës. Së dyti, KF Shkëndija është klubi historik me të cilin krenohet qyteti i Tetovës por edhe më gjërë në trevat tona. Gjejmë rastin, të shprehim mirënjohjen tonë edhe ndaj Ballistëve të cilët me angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm vullnetarë kanë mbështetur pa rreshtur KF Shkëndija gjatë gjithë kësaj kohe. Jemi shumë të vetëdijshëm për statusin dhe interesin publik të KF Shkëndija, dhe kjo është sfida që brengos për modelin e menaxhimit të këtijë dimenzioni me statusin dhe vendimbërjen e një entiteti privat që e definon sistemi ligjor. Z. Lazim Destani, edhe kompania Ecolog, kanë përcaktime të qarta për sa i përket mbështetjes së aktiviteteve shoqërore, përfshi edhe sportin. Dhe në bazë të këtyre principeve ashtu siç shqyrtojmë çdo kërkesë që na drejtohet, shqyrtuam me kujdes edhe kërkesën e sipërpërmendur lidhur me KF Shkëndija. Dhe si rrjedhoj, duke patur parasysh gjendjen kritike të klubit dhe sidomos situatën me regjistrimin përkatës në FFM duke rrezikuar kështu rënien për disa kategori, ne pa hezituar kemi shprehur gatishmërinë të ndihmojmë klubin të kapërcej këtë situatë emergjente. Kështu, me një procedurë të përshpejtuar, Z. Lazim Destani, do të kontirbuoj me një ndihmë të njëhershme prej rreth 13,000 eur, aq sa është shuma e regjistrimit përkatës për kuotizim në FFM, që të tejkalohet kjo pengesë kritike për funksionimin e klubit. Ecolog-u në parim nuk ka në filozofinë e veprimit angazhimin direkt në sport, por për hirë të dashamirësisë dhe besimit të shprehur, ne do të analizojmë kërkesën për tu involvuar më shumë tek KF Shkëndija, dhe për çdo zhvillim tjetër do të njoftojmë publikun në kohën e duhur. Pra edhe njëherë, ky kontribut nënkupton vetëm parandalimin e dëmtimit të statusit të klubit për një pengesë financiare-kuote administrative nga federata përkatese dhe krijim shanse për kontinuitet në statusin e arritur me shumë sakrifica nga të gjithë kontribuesit deri tani. Urojmë që situata e krijuar me klubin të tejkalohet më shpejt, ashtu siç e meriton një klub si KF Shkëndija, dhe të vazhdoj garën me sukses, ashtu siç e meritojnë tifozët e saj. Ecolog, Maqedoni
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 10:39:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics



Re:

© 2015