Kush janë rafiditë dhe cilat janë bindjet e tyre? - TopicsExpress



          

Kush janë rafiditë dhe cilat janë bindjet e tyre? Pyetje: Esselamu alejkum. A kanë qenë të pajtimit unanimisht të gjithë dijetarët e mëparshëm të Ehli Sunetit se shiat Rafidi janë qafira? Dhe nëse ndonjë person thotë se shiat i kemi vëllezër, dhe se dallimi mes neve dhe atyre është thjeshtë dallim medhhebesh dhe lejohet bashkëpunimi me ta kundër kufarëve, a konsiderohet ky person kafir? Allahu azze ue xhel ju shpërbleftë. Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Së pari: Rafiditë janë një grup i humbur dhe i devijuar nga rruga e Kur’anit dhe Sunetit. Janë kundërshtarë të sahabeve dhe të Ehli Sunetit. Janë armiq të muslimanëve dhe kundërshtar të tyre, edhepse e llogarisin veten pjesë e këtij umeti dhe kësaj feje. Së dyti: Rafiditë janë shfaqur njëzet e pesë vite pas vdekjes së Muhamedit (salallahualejhiveselem). Janë pjellë e jehudëve, kryesori dhe nismëtari i të cilëve është Ibn Sebe’ El-Jehudi, i cili e pranoi Islamin në të jashtmen e tij, dhe e mbjelli kufrin dhe urrejtjen në brendinë e tij, në mënyrë që të devijojë njerëzit dhe t’i largojë ata prej pasimit të së vërtetës. Ibn Sebe’ paraqiti dashuri të madhe dhe madhërim ndaj Aliut (radijallahuanhu), duke pretenduar se e don atë dhe se ai ka qenë më meritori për udhëheqjen e umetit, ndërsa shokët e tij ia kanë grabitur atij hilafetin. Pretendoi se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) i ka lënë Aliut (radijallahuanhu) testament për udhëheqjen e umetit dhe për meritën e hilafetit. E pastaj e teproi aq shumë, saqë e shenjtëroi atë (Aliun) dhe e cilësoi me cilësi të Allahut. (El-Mekalat vel Firak – El-Kummij) Së treti: Rafiditë janë emërtuar me këtë emër (rafidij – rrefuzues): -Sepse kur shkuan te Zejd ibn Alij ibn Husejni, dhe kërkuan prej tij që të distancohet prej Ebu Bekrit dhe Omerit (radijallahuanhuma – të kundërshton hilafetin e tyre), ai tha: Ata (Ebu Bekri dhe Omeri) janë shokët e gjyshit tim, dhe unë i mbroj dhe i dua ata. Atëherë thanë: Ne të rrefuzojmë ty. Dhe u emërtuan me emrin rrefuzues – rafidij. -Apo për shkak se rrefuzojnë hilafetin e Ebu Bekrit dhe Omerit, -Apo për shkak se rrefuzojnë fenë e vërtetë të Allahut (azzevexhel). Së katërti: Bindjet e tyre të gabuara dhe të devijuara: -Rafiditë besojnë se Allahu dëshiron të veprojë ndonjë gjë, dhe pastaj e kupton se veprimi i një gjëje tjetër është më i mirë. E pastaj dëshiron ta veprojë atë, por më vonë kupton se një gjë tjetër është më e mirë. Kështuqë Allahu nuk është i vendosur në veprimet e Tij sipas tyre. (Allahu na ruajt) -Rafiditë besojnë se imami i tyre është më me vlerë dhe më i lartë se Pejgamberi (salallahualejhiveselem). Dhe në shkallën e tij, nuk mund të arrijë asnjë melek apo i Dërguar i Allahut. Ai (imami) e di të ardhmen, nuk harron dhe nuk gabon asnjëherë, dhe ka cilësi të Krijuesit. Saqë një grup prej tyre, shkuan tek Aliu (radijallahuanhu) dhe thanë: Ti je ai. Tha: Kush jam unë? Thanë: Ti je Zoti jonë. Atëherë Aliu urdhëroi që të ndizet një zjarr i madh, dhe pastaj i hudhi në të. (Minhaxhu Sunneh – Ibn Tejmijeh 1/29) -Rafiditë besojnë se Kur’ani i cili është në duart e muslimanëve është i ndryshuar, dhe nuk është i plotë ashtu sikur i ka zbritur Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Ky Kur’an (sipas tyre) është vetëm një e treta e Kur’anit të vërtetë. E në pjesën e fshehur të tij është edhe sureja El-Vilajeh e cila flet për Aliun (radijallahuanhu) dhe familjen e tij, të cilën e kanë fshirë sahabet për t’ia grabitur hilafetin Aliut. Ndërsa Kur’ani i vërtetë dhe i plotë është Kur’ani i cili është në duart e tyre dhe i cili quhet Mus’hafi i Fatimes. -Nuk i besojnë hadithet e vërteta të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) të cilat i transmeton Buhariu dhe Muslimi, ngase ato janë përcjellur prej sahabeve, të cilët (sipas tyre) nuk janë muslimanë. -Rafiditë besojnë se sahabet kanë bërë kufër pas vdekjes së Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe kanë dalur prej Islami, përveç një pakice të tyre. -Ata besojnë në bindjen e rikthimit, e cila nënkupton kthyerjen e disa shpirtërave përsëri, dhe në mesin e tyre imami i dymbëdhjetë dhe i fundit i cili quhet El-Kaim, i cili do t’ua rikthejë shiave të drejtat e tyre. Thotë Muhamed El-Bakir: Kur të vijë imam Mehdiu, do ta ringjallë Aishen dhe do t’ia jep asaj dënimin e merituar (dënimin për zina). -Besojnë se martesa El-Mut’ah, e cila është martesë e përkohshme me marrëveshje për një kohë të caktuar (e që në realitet është prostitucion), është martesë me vlerë të madhe me të cilën njeriu fiton shpërblime të mëdha dhe afrohet tek Allahu. -Rafiditë i ngritin varrezat, i ndërtojnë dhe i adhurojnë ato. -Besojnë në bindjen Et-tukjeh e cila është hipokrizi. Të mos paraqesësh atë që e ndjen në zemër, sipas tyre është shkallë e lartë e imanit. -Armiqësojnë dhe luftojnë pasuesit e Sunetit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), si dhe nuk i llogarisin ata muslimanë. Dhe nëse dikush falet pas ndonjë sunniu, ai duhet ta përsërisë namazin edhe njëherë. Dhe bindje tjera të humbura dhe të devijuara të këtij grupi të humbur. Së pesti: Sa i përket kufrit të tyre, nuk ka dyshim se bindjet dhe thëniet e tyre janë kufër. Vetëmse dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre në lidhje me popullin e thjeshtë i cili nuk ka njohuri dhe të cilit nuk i është tërhjekur vërejtja. Kështuqë, disa prej dijetarëve kanë shpallur mosbesimtarë të diturit dhe të paditurit e tyre, e disa prej dijetarëve janë ndalur në kufrin e të paditurve të tyre, derisa atyre të ju ngritet argumenti. (Fetava Ibn Tejmijeh 28/500) Edhepse shumë prej bindjeve të tyre janë kufër i qartë, i cili nuk pranon arsyetim me injorancë dhe për të cilin nuk ka nevojë të ngritet argument. Kështuqë, ata të cilët kanë bindjet e lartpërmendura, janë mosbesimtarë dhe nuk llogariten pjesëtarë të këtij Dini. Së gjashti: Ai i cili thotë se shiat i kemi vëllezër dhe se dallimi ndërmjet nesh dhe atyre është dallim i vogël, ai nuk është tjetër përveçse një injorant. Thotë Shejh Alij El-Hudajri (Allahu e liroftë): Shiat të cilët ekzistojnë sot janë Rafiditë, Ismailijtë, Nusajritë dhe Duruzët. Dhe këto katër grupe janë të cilët e cilësojnë Ehli Bejtin me cilësi të Allahut, kërkojnë mbrojtje prej tyre dhe i adhurojnë varrezat. Këta janë idhujtarë, mosbesimtarë, dhe nuk janë muslimanë.. Kush thotë se dallimi ndërmjet nesh dhe atyre është në degë, ky është gabim i madh i cili tregon injorancë të madhe. Dallimi është në baza, dallim ndërmjet imanit dhe kufrit dhe dallim ndërmjet islamit dhe shirkut. (Fetva fi Shiah) Allahu e di më së miri. Omer Bajrami
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 18:53:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015