Kushti i ngritjes së argumentit për tekfirin konkret - Pjesa 2 - TopicsExpress



          

Kushti i ngritjes së argumentit për tekfirin konkret - Pjesa 2 Tekstet e dijetarëve të thirrjes së Nexhdit, rreth mos kushtëzimit të kuptimit të argumentit, sa i përket tekfirit konkret dhe shpjegimi i tyre rreth teksteve të Ibn Tejmijes 1. Muhamed ibn AbdulVehabi, kur flet për atë i cili ka kuptuar gabimisht fjalët e Ibn Tejmijes rreth ngritjes së argumentit, thotë: “Cilit i arrin Kur’ani, atij vetëm se i është ngritur argumenti. Mirëpo esenca e problemit tuaj është ajo se ju nuk e dalloni kuptimin mes ngritjes së argumentit dhe kuptimit të argumentit. Shumica e jobesimtarëve dhe munafikëve nuk e kanë kuptuar argumentin e Allahut edhe pse u është ngritur argumenti. Siç tha Allahu i Lartësuar: “A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.” (Furkan, 44)” (Shih: Mexhmu muelefat 159/3, Fetava Eimeti Nexhdije 238/3) 2. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, thotë: “Ngritja e argumentit është një gjë, arritja është diç tjetër, e cila u është ngritur jobesimtarëve. Ai i shpalli kafirë edhe pse nuk e kuptuan atë. Nëse e keni të paqartë, shikoni fjalën e tij (Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem) për havarixhët: “Ku t’i takoni vritni ata”, dhe fjala e tij: “Ata janë të vrarët më të këqij në këtë nën qiell”. Duke qenë se ata ishin në kohën e sahabeve, njerëzit i vlerësonin veprat e sahabeve më pak se veprat e atyre. Atyre u arriti argumenti, mirëpo nuk e kuptuan. Njashtu është edhe ixhmaja e selefit për tekfirin e kaderijve dhe të tjerëve edhe pse ishin të dijshëm dhe adhurues të mëdhenj. Edhe pse mendonin se janë duke vepruar mirë. Askush nga selefi nuk u ndal sa i përket tekfirit të tyre, duke u arsyetuar se nuk kanë kuptuar. Nëse këtë e kuptoni, ajo e cila mbetet tek ju është kufër”. (Shih: Dureru Senije 93-94/10) 3. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi gjatë demantit kundër atyre që thanë se njeriu konkret nuk shpallet kafir vetëm se nëse e kupton argumentin, të cilët i kanë keqkuptuar fjalët e Ibn Tejmijes, thotë: “Sa i përket shprehjes së shejhul Islamit të cilën ta kanë mbështjellë, ajo është shumë më e vështirë se e gjithë kjo. Po të bazohemi në fjalët e tij, do t’i kishim shpallë kafirë shumë personalitete të njohura. Ai në fjalët e tij deklaroi se njeriu konkret nuk shpallet kafir, vetëm pasi t’i ngrihet argumenti. Është e njohur se kuptimi i ngritjes nuk është që ai të kuptojë fjalët e Allahut dhe të Dërguarit, sikur fjalët e Ebu Bekër Siddikut. Nëse fjala e Allahut dhe të Dërguarit i arrin dhe ka diç që e arsyeton, ai është kafir ashtu siç u ngrihej argumenti gjithë kafirëve përmes Kur’anit”. (Shih: Tekfirul muajen f.11-12, Fetava Eimeti Nexhdije 122/3) 4. Shejh Hamed b. Nasir b. Ma’mer, prej dijetarëve të thirrjes dhe nxënësve të Ibn AbdulVehabit, thotë: “Çdonjëri të cilit i ka arritur Kur’ani dhe thirrja e Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem , argumenti veçse i është ngritur, siç tha Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kiametit). Ju po dëshmoni se pos Allahut ka edhe zota të tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!” (En’am, 19), të gjithë dijetarët janë pajtuar se atij të cilit i ka arritur thirrja e Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem , argumenti i Allahut vetëm se i është ngritur”. (Shih: Fetava Eimeti Nexhdije 240/3) 5. Duke shpjeguar se ngritja e argumentit në meseletë e qarta bëhet me arritjen e Kur’anit dhe se kuptimi nuk është kusht, ai thotë: “Çdonjëri të cilit i ka arritur Kur’ani, ai nuk arsyetohet. Ngase bazat e mëdha të esencës së fesë Islame, Allahu i sqaroi në librin e Tij. Ai ua ngriti argumentin njerëzve, ndërsa kuptimi i kësaj nuk është që njeriu ta kuptojë qartë siç e kupton ai të cilin Allahu e ka udhëzuar dhe i është nënshtruar urdhrit të Tij. Jobesimtarëve u është ngritur argumenti me vetë lajmërimin e Allahut se Ai ua mbylli zemrat që të mos kuptojnë fjalët e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Ka prej tyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t’i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë, ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.” (En’am, 25), dhe thotë: “Sikur Ne ta bënim Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur’ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.” (Fussilet, 44), dhe i Lartësuari thotë: “Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.” (A’raf, 30) Ai thotë: “Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.” (Kehf, 103-104). Ajetet me këtë kuptim janë të shumta ku i Lartësuari na lajmëron se ata nuk e kanë kuptuar Kur’anin, dhe nuk menduan rreth tij. Andaj i dënoi me mbyllje të veshëve, ua vulosi zemrat, dëgjimin dhe shikimin. Dhe pas gjithë kësaj, Ai nuk i arsyetoi, por i gjykoi me kufër dhe urdhëroi që të luftohen. I Dërguari, sal’Allahu alejhi ue selem, i luftoi dhe i gjykoi me kufër. Kjo të tregon për atë se arritja e argumentit është një gjë, ndërsa kuptimi i tij është diç tjetër”. (Shih: Fetava Eimeti Nexhdije 240/3) 6. Shejh Sulejman b. Sahman Nexhdij, duke shpjeguar dallimin mes ngritjes së argumentit dhe kuptimit të tij, tregon se ngritja bëhet përmes arritjes. Këtë e përmend gjatë demantit kundër atyre të cilët keqkuptuan fjalët e Ibn Tejmijes në çështjen e ngritjes së argumentit. Ai ka thënë: “Hoxha ynë, shejh AbdulLatifi, rahimehullah, thotë: “Duhet të dihet dallimi mes ngritjes dhe kuptimit të argumentit. Atij të cilit i ka arritur thirrja e Pejgamberit, vetëm se i është ngritur argumenti. Nëse ajo i transmetohet në mënyrë që ka mundësi ta mësojë. Nuk është kusht për t’iu ngritur argumenti që ta kuptojë fjalën e Allahut, siç e kuptojnë besimtarët duke pranuar dhe iu nënshtruar asaj me të cilën erdhi Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem. Pra kuptoje këtë, ngase kjo të largon nga dyshimet e shumta në meselenë e ngritjes së argumentit. Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur Ne ta bënim Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur’ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.” (Fussilet, 44), dhe thotë: “Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.” (Bekare, 7)”. Shejh Sulejmani tha: “Fjala e tij (në mënyrë që ka mundësi ta mësojë) pra mos të jetë i çmendur të mos dijë t’i dallojë gjërat, siç janë i vogli dhe i çmenduri. Apo mos të jetë prej atyre që nuk i marrin vesh fjalët, nëse nuk i sillet përkthyes”. (Shih: Fetava Eimeti Nexhdije 243/3) 7. Kur flet për tekfirin konkret dhe meselenë e ngritjes së argumentit, thotë: “Nuk ka arsye ai i cili gjendjen e tij e ka të këtillë nëse nuk i ka kuptuar ajetet e Allahut. Nuk ka arsye pas arritjes së tyre edhe nëse nuk i kupton. Allahu te’Ala, lajmëroi për kafirët se ata nuk kanë kuptuar: “Ka prej tyre që ty të dëgjojnë (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t’i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë, ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.” (En’am, 25). Pra i Lartësuari tregoi se ata nuk kuptuan, mirëpo nuk i arsyetoi për këtë. Kur’ani deklaroi kufrin e këtij lloji të njerëzve. Nëse këtë e ke të qartë, dije se këta i kanë përzier fjalët e shejhul Islamit, kështu që e kanë përzier të vërtetën me të kotën”. 8. Shejh Abdilah b. AbduRrahman Ebu Betin, myfti i Nexhdit në kohën e tij, thotë: “Cilit i arrin mesazhi i Pejgamberit,sal’Allahu alejhi ue selem, i arrin Kur’ani, atij i është ngritur argumenti. Ai nuk ka arsye në mosbesim në Allahun, melaqet, librat, të dërguarit dhe ditën e Gjykimit. Pas kësaj ai nuk ka arsye me injorancë”. (Shih: Fetava Eimeti Nexhdije 311/3) Ai, Allahu e mëshiroftë, duke shpjeguar fjalët e Ibn Tejmijes rreth ngritjes së argumentit, thotë: “Fjala e Tekijudinit (tekfiri dhe vrasja kanë të bëjnë me arritjen e argumentit), pra fjalët e tij të fundit aludojnë se këto dyja, tekfiri dhe vrasja nuk kanë të bëjnë me kuptimin e argumentit, por me arritjen. Kuptimi është një gjë, ndërsa arritja është diçka tjetër. Kjo dispozitë po të kishte ndërlidhje me kuptimin (e udhëzimit) atëherë nuk do të shpallnim kafir veçse atë për të cilin e dimë se është inatçi. Gjë e cila është e kotë. Fjalët e tij të fundit aludojnë për atë se kuptimi i argumenteve ka të bëjë me çështjet të cilat janë të panjohura për shumicën e njerëzve. E ato janë çështjet ku nuk ka kundërshtim të teuhidit dhe pejgamberisë, siç është padituria për disa cilësi të Allahut”. (Shih: Fetava Eimeti Nexhdije 311/3) 9. Shejh Is’hak b. AbdiRrahman Nexhdij, thotë: “Pra, argumenti është ngritur përmes të Dërguarve dhe Kur’anit. Çdonjëri i cili dëgjon për Pejgamberin, sal’Allahu alejhi ue selem, dhe i ka arritur Kur’ani, argumenti vetëm se i është ngritur. Kjo është e qartë prej fjalëve të shejhul Islamit”. 10. Sa i përket mënyrës së ngritjes së argumentit dhe se ajo bëhet me arritjen e saj deri tek njeriu, komisioni i fetvave, ka thënë: “Kush jeton në vende ku dëgjohet thirrja Islame dhe thirrje të tjera, pastaj nuk beson dhe nuk e kërkon të vërtetën nga pronarët e saj, ai e ka statusin e atij të cilit i ka arritur thirrja Islame dhe ka vazhduar në kufër. Ai i cili jeton në vende jo Islame dhe nuk ka dëgjuar për Pejgamberin, sal’Allahu alejhi ue selem, e as për Kur’anin, po të supozojmë se ekziston i këtillë, ky person ka dispozitën e njerëzve të cilët kanë jetuar në periudha kur nuk është dëgjuar për Islamin”. (Shih: Akidetul Muvehidin f.138-140) 11. Komisioni i fetvave, ka thënë: “Atij të cilit i ka arritur thirrja në këtë kohë, argumenti vetëm se i është ngritur. Atij të cilit thirrja nuk i ka arritur, ai nuk konsiderohet se i është ngritur argumenti siç ka ndodhur në kohët e mëhershme. Dijetarët e kanë për obligim përcjelljen dhe sqarimin e fesë sipas mundësisë”. (Shih: Fetava Eimeti Nexhdije 30-31/2) 12. Shejh Ibn Bazi, rahimehullah, ka thënë: “Sa i përket atij të cilit i ka arritur Kur’ani, apo i ka arritur dërgimi i Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem, dhe pastaj nuk i është përgjigjur thirrjes, argumenti i është ngritur, siç tha Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kiametit). Ju po dëshmoni se pos Allahut ka edhe zota të tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!”” (En’am, 19), dhe: “Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t’i këshillojë ata që kanë mend.” (Ibrahim, 51). Cilit i arrin Kur’ani dhe Islami dhe nuk hyn në të, ai ka dispozitën e jobesimtarëve, nga Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem, është vërtetuar se ka thënë: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk dëgjon për mua ndonjë nga ky Ummet, jehudi apo i krishterë, pastaj vdes dhe nuk më ka besuar mua në atë me të cilën jam dërguar, vetëm se është nga banorët e zjarrit”. Pra, dëgjimin për dërgesën e Tij si i Dërguar, e konsideroi ngritje të argumentit”. (Shih: Fetava Ibn Baz 282/2) 13. Shejh Muhamed b. Ibrahim Ali Shejh, myftiu i Saudisë në kohën e tij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ata të cilët polemizuan për çështjen rreth tekfirit konkret, argumenti i të cilëve është i panjohur tek njerëzit. Në këto raste ai nuk shpallet kafir derisa të njoftohet me argumentet. Nëse argumentet i sqarohen sa duhet, ai bën kufër edhe nëse ai kupton. Apo edhe nëse thotë: “Nuk kam kuptuar”, apo e kupton dhe pastaj e mohon. Ngase kufri i të gjithë jobesimtarëve nuk është vetëm nga inati. Gjërat të cilat janë të njohura në mënyrë të detyrueshme se Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem, erdhi me ato, ai bën kufër menjëherë. Në këto raste nuk ka nevojë që të njoftohet, qoftë kjo në baza apo në degë, nëse ai nuk është i ri në Islam”. (Shih: Fetava Shejh Muhamed b. Ibrahim 74/1) 14. Gjatë sqarimit se kuptimi i argumentit nuk është kusht për ngritjen e tij, thotë: “Nuk ka dallim mes kufrit i cili është prej inatit apo nga injoranca. Ka kufër nga inati dhe ka kufër nga injoranca. Nuk është kusht për ngritjen e tij tek jobesimtarët që ta kuptojnë ate. Ai të cilit i është ngritur argumenti në mënyrë që mund ta kuptojë (në gjuhë), ai është kafir, e kuptoi apo jo. Po të ishte kusht kuptimi i tij, atëherë kufri nuk do të ishte vetëm se një lloj i vetëm. Ajo është kufri i mohimit. Është e njohur se kufri është disa lloje dhe prej llojeve të tij është edhe kufri i paditurisë, etj...”. (Shih: Sherhu Keshfi Shubuhat f.101) 15. Ibn Kajimi, rahimehullah, duke sqaruar se ngritja e argumentit bëhet me Kur’an, duke i arritur ai, thotë: “Allahu te’Ala ngriti argumentin tek njerëzit përmes Librit dhe të Dërguarve të Tij. I Lartësuari tha: “Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhamedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.” (Furkan, 1) dhe tha: “Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kiametit). Ju po dëshmoni se pos Allahut ka edhe zota të tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!” (En’am, 19). Pra, çdonjërit të cilit i ka arritur Kur’ani, ai vetëm se është qortuar me të, dhe argumenti i është ngritur”. (Shih: Muhtesar Sauaik 725/2) 16. Shejh Sulejman Suhmani, gjatë demantit kundër Daud Xherxhisit, i cili u argumentua me fjalë të Ibn Tejmijes, thotë: “Fjalët e këtij injoranti (Irakijut): “Apo nëse nuk ka pasur mundësi ta njohë dhe kuptojë”, kjo është nga mosnjohja e tij midis ngritjes së argumentit dhe kuptimit të tij. Kujt i ka arritur thirrja e Pejgamberit, atij i është ngritur argumenti, nëse është në mënyrë që mund ta mësojë. Nuk është kusht që prej fjalës së Allahut të kuptojë atë si e kuptojnë besimtarët të cilët i nënshtrohen asaj me të cilën erdhi Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem . Ngase kuptimi i argumentit është diç tjetër prej ngritjes së tij”. (Shih: Dajau Sharik f.290) 17. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, duke shpjeguar qëndrimin e Ibn Tejmijes për ngritjen e argumentit, thotë: “Fjalët e tij janë të këtilla në çdo vend ku i kemi hasur. Ai nuk e përmend mos shpallje kafir të njeriut konkret vetëm se e sqaron se e ka për qëllim ndalesën nga tekfiri para se t’i arrijë argumenti. Mirëpo kur t’i arrijë argumenti, gjykohet sipas asaj që ka vepruar, ai ose shpallet si kafir, fasik apo mëkatar”. (Shih: Dureru Senije 405/9) Ebul Ula b. Rashid
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 07:39:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015