Manikyri French është shumë i bukur. Thonjtë e dizenjuar në - TopicsExpress



          

Manikyri French është shumë i bukur. Thonjtë e dizenjuar në French shprehin elegancë dhe përkujdesje dhe pavarësisht nga trajtimi i thjeshtë ato duken perfekte dhe për më tepër janë të mbrojtura. Sepse manikyri, tretësi, xheli dhe substanca të ngjashme nuk janë të nevojshme për të realizuar lukun French. Ky stil elegant përshtatet me çdo situatë dhe çdo veshje, mund të mbahet në çdo rast dhe asnjëherë nuk duket i tepruar. Por manikyri French është i mundur vetëm tek thonjtë e shëndetshëm dhe të rritur në mënyrë të njëtrajtshme. Çfarë duhet të bëni nëse thonjtë tuaj natyralë janë delikatë, të thyer dhe me gunga? Manikyri French është një dizenjo që mund të realizohet edhe tek thonjtë artificialë. Është e thjeshtë të trajtosh thonjtë e akrilikut apo të xhelit me ngjyrë të bardhë, sepse kjo ngjyrë i bën ato të duken si thonj natyralë. Ju duhet të mësoheni me idenë: thonj artificialë, thonj me xhel, pa ngjyrë, dekor dhe efekte vezulluese? Sigurisht! Me xhelin French UV kjo është e mundur. Ky xhel gjendet në nuanca rozë të buta, të ngjashme me ngjyrën natyrale të thoit, e cila ndrin lëkurën, si dhe në ngjyrë të bardhë të butë dhe ultra të bardhë trendi. Avantazhi i thonjve të modeluar në dizenjo French është: thonjtë e vendosur mbrojnë thonjtë natyralë, këta të fundit kanë kështu mundësi të relaksohen brenda një kohe të shkurtër nën efektin e një trajtimi profesional. Për më tepër manikyri French është një opsion edhe për thonjtë natyralë.
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 07:26:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015