Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, .Join the community and post comments on the topics"> Mesazh nga Bletaria "GJONAJ" Përbërësit e


Mesazh nga Bletaria "GJONAJ" Përbërësit e - TopicsExpress



          

Mesazh nga Bletaria "GJONAJ" Përbërësit e mjaltit:> Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti. Këtu po përmendim lëndët përbërëse të mjaltit në mënyrë të përgjithshme: 1. Ujë: 17-20% 2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij. 3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina. 4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium). 5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet. 6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim: Enzima Invertase: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë). Enzima Glucouse Oxidase: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Hydrogen Peroxide (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale. Enzima Diastase: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t’u tretur. Enzima Catalase: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glucouse Oxidase, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen. Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash. 7. Acide: 0.57%. Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij. Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj. Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 12:26:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015