Ministrave të jashtëm të - TopicsExpress



          

Ministrave të jashtëm të Anglise,Rusisë,Francës,Austrisë,Gjermanisë,Italisë: Anullimin e Konferencës së Londrës 1913, qe coptoi Shqiperine ne 5 shtete Petitioning Ministrave të jashtëm të Anglise,Rusisë,Francës,Austrisë,Gjermanisë,Italisë Ministrave të jashtëm të Anglise,Rusisë,Francës,Austrisë,Gjermanisë,Italisë: Anullimin e Konferencës së Londrës 1913, qe coptoi Shqiperine ne 5 shtete Petition by Koco Danaj Tirana, Albania Peticion për anullimin e Konferencës së Londrës 1913 Drejtuar ministrave të jashtëm të Britanisë së Madhe, Rusisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë Për dijeni: Sekretarit amerikan të shtetit Duke studjuar dhe analizuar Konferencën e Londrës së viteve 1912-1913 e cila coptoi në pesë pjesë kombin shqiptar, Duke studjuar thelbin e kësaj konference dhe qëllimin për të cilin ajo u mblodh Duke u bazuar në gjëndjen aktuale të kombit shqiptar, konkludohet se: • Takimet e ambasadoreve te 6 fuqive te mëdha, Italisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë nën drejtimin e ministrit të jashtëm britanik Eduard Grey, nuk përbëjnë bazën e mjaftueshme për të qënë një konferencë. Cilat janë argumentet që sillen në favor të tezës së lartëpërmëndur: o Gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti proces verbale, cka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferences. Këtë e pohon vetë drejtuesi i Konferencës ish-ministri i jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij. Ja pohimi i tij: “… Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm ti thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një Komitet Miqsh, ashtu sic edhe ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913..”.(Edëards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927) • Mbledhja e ambasadoreve te 6 fuqive te medha ne Londer nuk u thirr per te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se: ...Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit diplmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)Po këtë e pohon vetë drejtuesi i mbledhjes Grey i cili shprehet se: “..Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuar nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave te tjera shqiptare.. (Grey, Memoires, Payot, 1927,faqe 254) • Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se: “.... Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackës së luftës.....” (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246) • Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha, nuk u moren asnjehere me Aktin Juridik te shpalljes se pavarsise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912 nga politikanet shqiptare qe nga Kosova deri ne Cameri, qe nga Durresi deri ne Shkup. Kemi te bejme me nje akt juridik i cili i u injorua pergjate cdo takimi.Qeveria shqiptare që u krijua pas 28 Nëntorit 1912 ishte një qeveri e përbërë nga përfaqesues të të gjitha trojeve shqiptare. Për shëmbull, ministër I mbrojtjes ishte Mehmet Pashë Deralla nga Tetova, ministër I bujqësisë ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar I Asamblesë ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. • Pjesmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Cilat janë Pohimet: o Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253) o Pol Kambon, ish pjesmarres ne mbledhjen e Londres… Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet me te renda, kufijte e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, botimet Grasset viti 1946) Cfarë përbën rasti i kombit shqiptar në marrdhëniet ndërkombetare? • Kombi shqiptar eshte nje rast unikal ne kontinentin europian. Shqiperia aktuale, eshte I vetmi shtet ne Europe, qe pergjate gjithe vijes kufitare tokesore ka vetvehten. Pra kemi te bejme me nje rast sui generis dhe tipik gjenocidist. Një nga politikanët më të mëdhenj britanikë, ish ministri I jashtëm Robin Kuk e pranon një gjë të tillë kur thotë se: “…Ne po zhbëjme padrejtesitë që bëmë ne shekullin e kaluar ndaj kombit shqiptar…”. Robin Kuk, Diskutim në Dhomën e Komuneve, 3 prill 1999 Sot kur flitet per marrdhënie të reja nderkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre. Vetë Grey, e pranon se ata vepruan me anë të forcës dhe jo me anë të së drejtës: Ja pohimi I tij: ......Traktati i vendosur pas Luftës së dytë ballkanike ishte një rregullim me anë të forcës dhe jo me anë të së drejtës..... (Grey, Memoires, 1927, faqe 246). • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ne Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. • Bashkimi i shqiptarëve në një shtet, do të jetë procesi përfundimtar i paqes dhe stabilitetit të rajonit te Ballkanit. • Pas viteve 90, si pasojë e ndryshimit të marrdhënieve ndërkombëtare janë anulluar dy Konferenca të rëndësishme ndërkombëtare • Eshtë anulluar Konferenca e Versajës e vitit 1919-1920. Ajo krijoi aso kohe mbretërinë serbo-kroato-sllovene, duke anulluar edhe pavarsinë e Malit te Zi. Sot ky vendim i Konferences se Versajes eshte anulluar në masën 90 përqind, në vënd të Jugosllavisë, janë krijuar 7 shtete te vecanta. Ka mbetur pa u zgjidhur nga kjo Konferencë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. • Eshtë anulluar tërësisht Konferenca e Jaltës e vitit 1945. Eshte shpërbërë, blloku lindor dhe vetë ish-Bashkimi Sovjetik. Eshtë riparuar edhe coptimi qe ju bë Gjermanisë. Gjermania Lindore ju bashkua asaj Perëndimore. Për të gjitha cfarë u thanë më lartë, kërkojmë: 1. Anulimin e mbledhjes së Londrës, e cila nuk ka qënë zyrtare dhe duke mos qënë e tillë nuk ka fuqi juridike mbi kombin shqiptar. 2. Lejimin e kombit shqiptar per tu bashkuar në rrugë paqësore në një shtet të vetëm, por jo të pastër etnik, bazuar mbi Aktin Juridik të Kuvëndit të Vlorës 1912 To: Anullimin e Konferencës së Londrës 1913, qe coptoi Shqiperine ne 5 shtete Sincerely,
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 12:30:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015