Ministri i jashtem i Anglise ser Edwart Grey ka thene: "Gjithe - TopicsExpress



          

Ministri i jashtem i Anglise ser Edwart Grey ka thene: "Gjithe bota e di se shumica e Shqiptareve kane mbetur jashte kufijve te Shqiperise. Por Shqiperia nuk u be per te miren e shqiptareve, por per te pajtuar interesat e Fuqive te Medha dhe per te larguar nje konflikt ndermjet tyre. Neqoftese caktimi i Shqiperise ne keta kufij e largoi rrezikun e nje lufte boterore, Konferenca e Paqes e ka kryer misionin e saj.". Piksepari ne frazen e dyte duhet zevendesuar fjala teper po teper diplomatike "u be" me fjalen coptim dhe fraza duhet lexuar keshtu: "Por Shqiperia nuk u coptua per te miren e shqiptareve por per te pajtuar interesat e Fuqive te Medha dhe per te larguar nje konflikt ndermjet tyre...". Pyes: Atehere si mund te themi qe Shqiperia u be e pavarur nga fuqite e medha? Jo! Shqiperia u coptua nga fuqite e medha. U coptua dhe per ironi te fatit u coptua ne ate menyre sa po ta shikosh pak me vemendje ka formen e nje arkivoli. Na mbyllen ne nje arkivol te gjitheve si popull dhe e kane puthitur mire qe te mos degjohet lengata tone. Gjysma brenda ne arkivol, me shume se gjysma jashte. Thuasje nje mit Rozafe me permasa kombetare. Kur do te vihet ne vend sepse na ka humbur durimi?
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 12:46:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015