Ne prag te ndeshjes Inter-Roma, Tuttosport ka intervistuar - TopicsExpress



          

Ne prag te ndeshjes Inter-Roma, Tuttosport ka intervistuar sulmuesin e Interit Ishak Belfodil, qe i ka bere keq verdhekuqve kur vishte bluzen e Parmes. Ishak Belfosil, jeni gati per te sfiduar Romen ne krye te klasifikimit? “Vitin e kaluar i kam shenuar gol verdhekuqve ne ndeshjen Parma-Roma 3-2, por ata kishin nje formacion ndryshe. Roma sot eshte nje skuader e bukur qe luan mire futboll. Nderkohe e njoh mire Garcian: ne Franca ka bere gjithmone mire ne te gjithe klubet ku ka qene, e dija qe do bente mire edhe ne Itali, por nuk mendoja se do ja arrinte kaq shpejt ne nje klub te komplikuar si Roma. Skuadrat e tij kane nje loje efikase, nqse Roma eshte ne vend te pare perpara Napolit dhe Juventusit, dy skuadrave te tjera qe kam me shume frike ne kampionat, duhet te kete nje motiv”. Si eshte Interi? Fillimi ishte shume pozitiv… “Une jam i surprizuar nga nisja jone, per me teper duke pare edhe sezonin e kaluar kur shikoja Interin ne mes te klasifikimit. Tashme kemi vene cdo gje ne vendin e tij, por rruga eshte e gjate: edhe nje vit me pare Interi e nisi shume mire dhe pastaj…” Nje gare prej titullari, shume minuta me Catanian dhe kater pankina: eshte e komplikuar te gjesh hapesira tek Interi? “Po, mbi te gjitha jane shume pak ndeshje. Ne sulm jemi pese dhe vendet jane te pakta”. Fakti qe keni bere nje pergatitje ndryshe per te ndjekur Ramazanin ka ndikuar ne rendimentin tuaj? “Po, ka ndikuar ashtu edhe ne sezonin e kaluar. Nuk dua ta perdor si justifikim nqse kete vit shkon me pak mire. Edhe tek Parma kam pasur veshtiresi ne javet e para, por me pas jam ringritur. Nqse kam pasur veshtiresi, nuk e mendoj se fajin e ka Ramazani: per mua eshte me e rendesishme se futbolli”. Sa e rendesishme eshte besimi ne jeten tuaj? “Me ka ndihmuar shume per stervitjen. Nqse respektohet besimi, eshte e nevojshme te jesh serioz cdo dite dhe kjo si pasoje me ka ndihmuar per te qene nje futbollist profesionist”. Edhe Donadoni ka qene thelbesor per shperthimin tuaj? “Tek Parma kam gjetur nje trajner qe me kuptonte dhe dinte si te me ndihmonte. Eshte merite e tij qe une kam ardhur tek Interi. Nqse do e kisha degjuar me shume, mund te rritesha dhe te permisohesha me shume”. Nje impakt ndryshe ne krahasim me ate qe ke pasur te Bologna me Piolin? “Isha me i ri dhe sapo kisha ardhur ne Itali, kur mbroja nuk isha asnjehere ne vendin e duhur, ne planin teknik, nga zero ne dhjete, isha tre. Piolit i duhej te mbijetonte ne Serie A dhe nuk donte te rrezikonte”. Nderkohe me Mazzarrin si shkon? “Punohet shume, nuk i le asgje rastesise, kontrollon dhe kujdeset per cdo detaj. Trajneri eshte shume prezent dhe i perpikte. Nje sulmuesi i kerkon shume sakrifica. Sulmuesit e tij perhere kane shenuar shume, shpresojme qe te ndodhe e njejta gje ketu tek Interi”. Ne cfare roli preferoni te luani? “Varet. Kur luaj si sulmues i pare (prima punta), kerkoj golin. Kur luaj ne rolin e suportuesit te sulmuesit te pare apo sulmues krahu, largohem nga zona, kerkoj te bej me shume asist dhe humbas nga shikimi porten kundershtare. Ne kete rol ndihem njesoj sikur jam sulmues i pare”. Eshte e vertete se Lioni ju ka zbuluar ne nje periferi te Parisit? “Nqse jeton ne Paris, ne periferi, luan per inerci ne rruge. Eshte nje shkolle, mesohet shume teknikisht, asnje nuk te kerkon hilet e mbrojtjes apo taktiken. U futa me nje ekip te nje qyteti afer Parisit, por miqte me te medhenj me te cilet luaja ne rruge me inspironin per te provuar te luaja ne nje ekip te madh dhe me ne fund i kam degjuar”. Eshte e vertete qe nuk ke tatuazhe? “Besimi im nuk ma lejon. Jam rast i vecante ne Serie A? Eshte e vertete, jemi shume pak vete qe nuk kemi tatuazh…” Po me Playstation luani? “Po shume dhe marr gjithmone Bayer Munich”. Vazhdoni te hani shume pica? Ne Parma kane dale disa fjale… “Shume jo, por me pelqente te haja nje ose dy here ne jave: ne Itali si mund te jetosh pa ngrene pica dhe makarona? Boterori me Algjerine eshte mke objektiv konkret? “Kam luajtur me te rinjte e Frances, por me pas kam zgjedhur te mbroj ngjyrat e Algjerise: te shkonim ne Brazil do te ishte nje enderr. Shpresojme qe te mundim Burkina Faso ne play-off: me letra jemi favorite“.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 15:58:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015