Nje dite ti erdhe ne jeten time si uragan....te cdo gjest i joti - TopicsExpress



          

Nje dite ti erdhe ne jeten time si uragan....te cdo gjest i joti ti ndeze zjarrin ne mendimet e mia... Syte e tu bene punen tjeter duke ngrohur zemren time... Me gjithe tymin e sketerres qe me verbonte,me gjithe muziken e sirenave qe me trulloste,ne syte e tu prej figurine,gjeja dashurine te cilen ti doje te me dhuroje... Nuk ishte nje histori klasike,nje histori banale sic mund te kisha jetuar deri diku... Era frynte lehte te floket e tu ,ti ishe ketu si nje pranvere ne rrugen time,si nje diamant i rrezuar nga kutia e tij... Te vetem ne kete drite,me kishin kapur rrjetat e dashurise,dhe duart tona te shtrenguara qendronin si per te treguar forcen e vertete te dashurise... Nga dashuria qe ti nxirrje nga syte e tu ,e dija qe per kete jete dhe per ate mbas saj ti ishe projekti im i vetem... E dija qe fluturonim te dy nga i njejti aeroport per nje udhetim te gjate drejt nje lumturie te pafund... Buzeqeshjet qe ti me dhurove me bene te kuptoja qe ishim bere per te qene te dy ne kete bote te madhe .. Ne ishim si dy femije ne kete toke,ne folem,ne u ngjitem me njeri tjetrin dhe u prekem te pangopur nga kenaqesia... Urtesia jote me dha lehtesine,durimi yt me dha besimin,dashuria jote me dha lumturine dhe xhentilesa jote me dha dehjen per jeten... Prej teje engjelli im munda ti thoja lamtumire te gjithe fantomave qe ishin ne shpirtin tim dhe qe e kishin rrethuar,te gjithe ketyre djajve qe me gerryenin nga brenda... Dhe keshtu... per dashurine.... .........mbi te gjitha lartesite e kesaj bote duke uleritur dhe mbi te gjitha muret e kesaj bote do te doja te shkruaja....te kam dashur...te dua dhe do te te dua perjete! GEM
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 10:15:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015