Nuk do kisha thene kurre: JAM GATI TE LE MANDATIN E DEPUTETIT PER - TopicsExpress



          

Nuk do kisha thene kurre: JAM GATI TE LE MANDATIN E DEPUTETIT PER NJE POST MINISTRI!! (sidomos kur nuk ta kerkon apo ngarkon kush) Ne publik jo e jo, por as kudo gjetke. I mirkuptoj te gjithe por dua te them: E para; Te jesh deputet ne Kuvendin e Shqiperise eshte vertete shume, nuk eshte pak (nuk eshte xhakete e ngushte pra, ne zhargonin vetmburres te disave), nese mendon vertete se te qenit ne Kuvend eshte pune, detyre, e perditshme, ne respekt te njerezve qe te kane votuar dhe angazhimeve per te sherbyer deri ne ndryshim te jetes se tyre!! Per mua ka qene nje nder i pashlyeshem besimi i shqiptareve te zakonshem! E dyta; te jesh minister ne qeverine e Shqiperise eshte akoma dhe me shume, vecmas pas qeverise personale e te korruptuar te "S.B", "doktorit te mundur". Pra; te qenit anetar i qeverise se re duhet te ndryshoje qartesisht kater gjera: e para, rikthimin e perfaqesimit te interesave te shqiptareve; tejkalimi i interesave te nje familje, grupi, klani, organizate per te perfshire interesat me te gjera kombetare; sfide kjo per cdo lloj ambicie personale; e dyta, riformatimin e profilit te anetarit te qeverise; dua te them, tejkalimin e cdo modeli te meparshem ne formim, dije, ekspertize profesionale, eksperience, moral- ne raport me veset e nje ambienti te ndeshkuar keq per kete dhe ne raport me ligjin, sic qeveria e qeverite e meparshme; pra shqip dhe troc, anetari i qeverise se "s.b" nuk mund te sherbeje si model standard apo edhe i krahasueshem per te bere te pranueshem cdokend; e treta, rolit te anetarit te qeverise; anetari ne kete qeveri nuk duhet te jete me pushtetari fuqiplote por nepunesi politik e i perulur i qeverise, drejtuesi por edhe puneberesi, permbushesi i detyres me fuqi egzekutive brenda zyres, ministrise, fushes se veprimit te politikave te saj, ne perputhje me ligjin dhe i barabarte me kedo tjeter perballe ligjit; deri ketu!; jashte prej ketej duhet te jete qytetari i zakonshem dhe i barabarte me cdo qytetar tjeter te ketij vendi, ne te drejta, detyrime apo privilegje. e katerta, maredhenien me pushtetet e tjera; ndarjen e qarte mes pushteteve duke permbushur qartesisht frymen e Kushtetutes; kasta me dy apo disa karrige ose me nje karrige dhe me oborr te pasem ne hapesiren e kujtdo pushteti tjeter ku terhiqet per te gjetur rehat sa here te doje, duhet te jete kultura e luftuar me ne fund ne kete vend. KESHTU KEMI RENE DAKORD QE PARA ZGJEDHJEVE! ME MODESTI THEM SE SHQIPTARET PRESIN NGA QEVERIA KETE. ASNJE AMBICIE PERSONALE NUK DUHET TI SFIDOJE ME SHQIPTARET, VECMAS KUR KAM PARASYSH SHPULLEN E URREJTJES QE ATA PERPLASEN NE SERI E ME NJE FRYME NE FYTYREN E "S.B" Struktura e qeverise qe Rama prezantoi dje si nje "strukture pune" eshte hapi i pare i mire!
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 16:07:40 +0000

Trending Topics



lass="stbody" style="min-height:30px;">
Budayakan MEMBACA Seksama Terlebih Dahulu Yah, Jadi Tak Perlu

Recently Viewed Topics




© 2015