NËNË MË LEJO TË BËJË ZINA! Është transmetuar se një - TopicsExpress



          

NËNË MË LEJO TË BËJË ZINA! Është transmetuar se një vajzë e re kërkoi nga nëna e saj leje për të bërë zina (kurvëri). Nëna u trondit nga fjalët e saj, ajo nuk mund të besonte se për këtë pyeste vajza që e kishte lindur ajo vetë. Ajo u përpjek duke e këshilluar ti tregoj asaj për efektet e dëmshme dhe madhësinë e këtij mëkati, por pa ndonjë rezultat. Kur e pa nëna se vajza e saj e pason shejtanin dhe epshin, vendosi ta testoj dhe i tha: "Nëse e kalon një test deri në fund, do të jap leje".Vajza pranoi ndërsa nëna ia caktoi detyrën e saj: "Në mëngjes duhet të shkosh deri tek kështjella e halifes tonë, kështu që kur ai të del me përcjellësit e tij, ti bjer para tij sikur të ka rënë të fikët". Vajza u habit dhe pranoi ta bënë një gjë të tillë. Në mëngjes ajo iu afrua kështjellës dhe priste të dilte halifja, si u fal, ajo kaloi pran tij dhe ra në tokë. Halifja menjëherë vrapoi, e ngriti nga toka dhe i kushtoj vëmendje të madhe. Kur ajo erdhi në "vete", iu falënderua halifes dhe u kthye tekë nëna e saj.Kur u kthye në shtëpi, nëna e saj i tha se pjesën e parë të testit e ka përfunduar me sukses. Pjesa e dytë e detyrës ishte përsëri nesër në të njëjtën kohë në të njëjtin vend para halifes ti bie të fikët për të treguar reagimet e saj. Vajza u zgjua herët dhe shkoi para kalas. Kur doli halifja, e veproi të njëjtën gjë, dhe ra para tij. Megjithatë, këtë herë asaj nuk iu afruar halifja, por një vezir i tij, i cili e ngriti nga toka, ia fshiu pluhurin ndërsa halifja as që u kthye kah ajo. Vajza e falënderoi vezirin dhe u kthye ti tregojë nënës së saj se çfarë kishte ndodhur. Nëna ia dha edhe detyrën e tretë e cila në realitet ishte e njëjtë, dhe prapë që të dal kur del halifja dhe ti bie prapë të fikët kur ai kalon. Për vajzën nuk ishte asgjë e qartë, por premtoi se do ta plotësoj testin. Shkoi përsëri në kështjellë dhe kur kaloi halifja, ajo duke aktruar u rrëzua përsëri para tij. Halifja vetëm e shikoi dhe shkoi, por këtë herë nuk iu afrua asaj as veziri, por një nga rojet i cili vetëm e ngriti nga toka dhe e largoi nga rruga që mos të pengoj. Vajza iu kthye nënës së saj e mërzitur dhe e lënduar. Vajza e ngopur me atë që të aktroj të njëjtën detyrë dhe e pyeti nënën e saj kur do të vije fundi, dhe nëna e saj i tha që të ketë durim deri nesër sepse nesër është fundi i detyrës. Ditën tjetër, vajza kishte ta bëjë të njëjtë për të katërtën herë, dhe kjo ishte që përsëri para halifes kur të kaloj të shtiret se i ra të fikët. Kur kaloi halifja, ajo sërish duke kaluar pran tij, ra për toke, megjithatë këtë herë askush nga përcjellësit e halifies nuk iu afruan për ti ndihmuar, por vetëm kaluan pran saj. Vajza u ngrit dhe u kthye në shtëpi duke qarë, kur nëna e saj e pyeti se pse ishte duke qarë, ajo tha: "Këtë herë askush nuk mu afrua mua për të më ndihmuar, mundja të vdes aty, por, edhe njerëzit që ishin mbledhur, filluan të më shajnë dhe disa edhe më goditnin me këmbë, unë mezi arrita të iki... "Nëna e saj e mençur e përqafoi atë dhe i tha: "Fëmija im, ashtu është gjithmonë kur është fjala për zina (kurvëri), në fillim është një vajzë me një të pasur, me një të respektuar, por me kohë bie poshtë në nivele të tilla të ulëta sa që askush nuk e dëshiron, të gjithë e shajnë, duke i thënë fjalë nënçmuese dhe përfundimisht e godasin si një kafshë. Por, vajza ime, më thuaj, a dëshiron ende të bësh zina? "Vajza në lot dhe dënes iu përgjigj: "Jo, pasha Allahun, nëna ime, kurrë." Shpresoj se nga kjo histori e urtë dhe e mençur marrin mësim nëna e mençur, të rinjtë tanë, e sidomos të marrin mësim të madh vajzat. Allahu na ruajt nga e keqja e zinase dhe na udhezofte drejt rruges se drejte.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 19:29:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015