Në 12 përvjetorin e shkatërrimit të kullave binjake Al Kaida - TopicsExpress



          

Në 12 përvjetorin e shkatërrimit të kullave binjake Al Kaida më e fortë se kurrë më parë Të mërkurën më 11 shtator u shënua përvjetori i sulmeve që e ndryshuan rrjedhën e historisë botërore dhe i futën Shtetet e Bashkuara në luftëra në lindjen e Mesme që e sollën atë në prag të falimentimit, edhe financiare edhe morale, duke i lëkundur themelet e saj. Një ekonomist i shquar britanik, duke komentuar mbi sulmet, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dominuan shtetet arabe, muslimane, por Al - Kaida i goditi në zemër të një qendre të fuqishme perëndimore financiare (New York). Ish - presidenti amerikan Xhorxh Bush e shfrytëzoi sulmin ku u vranë pothuajse 4 mijë njerëz, që të deklarojë "luftë kundër terrorizmit" dhe ti dërgojë një numër të madh bombarduesish B -52 në Afganistan, për tu hakmarrë për sulmin, dhe për ta hequr qeverinë talibane dhe Al- Kaidën nga harta. Ajo përgjigje fillestare, në nëntor të vitit 2001, e përmbysi qeverinë talibane dhe e shkatërroi infrastrukturën ushtarake të Al-Kaidës. Tani, pasi kanë shpenzuar një biljardë dollarë në "luftë kundër terrorizmit " në Afganistan dhe Irak, dhe pasi që ka humbur 5 mijë ushtarë (kjo është shifër zyrtare, me të cilën mbahet Atwan, megjithatë realiteti është shumë më larg të vërtetës). Shtetet e Bashkuara tani janë në një situatë për ti lutur talibanët për të negociuar me ta në mënyrë që ta "shpëtojnë fytyrën" dhe t’ia sigurojnë vetes një dalje të sigurt. altPara sulmit të 11 shtatorit, Al-Kaida ka pasur vetëm një adresë, të tilla si shpellat e maleve në Tora Bora në Afganistan. Tani, Al -Kaida ka më shumë se 10 degë, çdoherë më e fortë dhe më energjike, prej Irakut deri në Siri, dhe mos ta përmendim Magibin islam, prej Sahelit deri në Bririn e Afrikës. Brezi i ri i Al -Kaidës është më i rrezikshëm se i pari, dhe u vendosën në vendet Arabe dhe jo aq larg Afganistanit pashtun. Shumica e operativëve të Al-Kaidës janë nga vende të tilla si Jemeni, Iraku, Siria dhe Maroku. Përveç kësaj, ka tërhequr luftëtarë nga vendet muslimane si Çeçenia dhe Bosnja. Kjo është një kompani shumëkombëshe, organizatë e decentralizuar, me degë të pavarura që ndajnë të njëjtat qëllime dhe e ndihmojnë njëra-tjetrën financiarisht dhe me armë. Abdel Bari Atwan me Osame bin Ladenin në vitin 1996. Ky gazetar pastaj ndjek zhvillimin e Al- Kaedës dhe "Luftës kundër terrorizmit." Al -Kaida ka burime të ndryshme të të ardhurave, varësisht se ku është e vendosur - prej pompimit të naftës në Libi nga marrja e pengjeve (nga perëndimorët që kërkojnë shpërblim) në brigjet e Somalisë dhe Sahelit. Intervenimi i SHBA-ve në Libi, Jemen, Irak dhe Afganistan kanë çuar deri aty që qeveritë e këtyre vendeve të dobësohen, të cilat janë kushtet ideale për Al -Kaidën dhe grupet e tjera xhihadiste që e përfaqësojnë ideologjin (akiden) e Al -Kaidës, por nuk e mbajnë emrin e saj - siç është Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit. Përveç kësaj, ndërhyrja në Libi u ka mundësuar xhihadistëve për të ardhur në posedim të qindra tonëve të armëve nga depot e armëve të braktisura të Muamar Gadafit dhe këto armë kanë gjetur rrugën e tyre në Sinai, Gaza dhe Maghrib. Dilema më e madhe me të cilën po përballet Amerika dhe aleatët e saj rajonalë (regjimet arabe) është rritja e pranisë së grupeve xhihadiste në Siri, ku shumica e vlerësimit konfirmon se ata përfaqësojnë (të paktën) rreth 30 % e të të gjitha grupeve të armatosura nga e tërë opozita të cilët luftojnë në tokën siriane për ta përmbysur regjimin e Asadit. Regjimi sirian, SHBA-t dhe Rusia bien dakord mbi çështjen e rrezikut të (grupeve të xhihadit) që paraqesin për stabilitetin rajonal dhe në drejtim të eliminimit të tyre para bisedimeve për një zgjidhje politike ose ushtarake të krizës. Shtetet e Bashkuara kanë frikë se armët kimike mos të bien në duart e grupeve xhihadiste të cilat do ti përdorin ato kundër "Izraelit" më shumë se që janë të shqetësuara për përdorimin e tyre kundër popullit sirian. Duke e lexuar literaturën e grupeve xhihadiste në Siri, mund të gjeni informacione në lidhje me sulmin e ashpër mbi gjeneralin Salim Idrisin, komandantin e ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, të cilin e akuzuan për tradhti për arsye se përfaqëson stilin e "Sahves" të Irakut e cila gjithashtu sponsorizohet nga Shtetet e Bashkuara me qëllim që ti eliminoj këto grupe (të xhihadit). As edhe fushata "Sahwa" dhe 100 000 mercenarët e fortë nga grupet paraushtarake "bijtë e Irakut", të cilët i sponzorojnë Shtetet e Bashkuara, ishte i pasuksesshëm për ta eliminuar Al-Kaidën në Irak, edhe pse për shkurt e kanë dobësuar duke i likuiduar shumë prej udhëheqësve të saj. Tani Al-Kaida erdhi në kulmin e fuqisë së saj siç tregon gjakderdhja aktuale në Irak. Lufta amerikane "kundër terrorizmit" e cila filloi mbi rrënojat e Qendrës Botërore të Tregtisë dhe ngjarjet e 11 shtatorit, nuk e shkatërroi Al – Kaidën apo talibanët. Në vend të kësaj, organizata u bë shumë më e fortë pas vrasjes së liderit të saj, Osama bin Ladenit, kështu që talibanët tani i kontrollojnë dy të tretat e Afganistanit dhe me siguri do te kthehen në pushtet në vitet e ardhshme. Magjia u kthye kundër magjistarëve E shkroi: Abdel Bari Atwani – radaktori kryesor i gazetës Al Kuds Al Arabi /bariatwan/
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 21:58:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015