O Zoti im, O Zoti im, ti falë shumë dhe e don faljen, andaj më - TopicsExpress



          

O Zoti im, O Zoti im, ti falë shumë dhe e don faljen, andaj më fal edhe mua! O Zot, më kënaq me hallallin Tënd, që të mos i qasem haramit dhe më bën mirësinë Tënde, që të mos jem i nevojshëm për askë tjetër pos për Ty! O Zot, kërkoj ndihmën Tënde nga dobësia e pleqërisë, nga përtacia, borxhi dhe mëkati! Zot im, nga Ti mbrojtje kërkoj prej dënimit, prej sprovimit në zjarr, nga sprovat në varr, nga dënimi në varr, nga sprova e keqe e pasurisë dhe nga sprova e keqe e varfërisë! Zot im, te Ti mbështetem nga ngurtësia e zemrës, nga pakujdesia, varfëria, poshtërimi e mjerimi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga varfëria, mosbindja, armiqësia, prezentimi i rremë dhe hipokrizia. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga të qenët i shurdhër, të qenët memec, lepra, zgjeba, marrrëzia, dhe të gjitha sëmundjet e shëmtuara! O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndonjë fatkeqësi e rëndë, nga mjerimi, goditja e shëmtuar e fatit dhe nga hakmarrja e armiqëve! O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e asaj që e njoh dhe nga e keqja e asaj që nuk e njoh! Zoti im, kërkoj mbrojten Tënde nga ajo që e kam bërë dhe e keqja e asaj që nuk e kam bërë! O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndërprerja e të mirave Tua, ndryshimi i rojës dhe sigurisë Tënde, hakmarrjes Tënde të befasishme dhe gjithë mllefit Tënd! O Zot, kërkoj nga Ti mbrojtje prej asaj që mbi mua të bjerë diç, që të mos rrëzohem, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos fundosem, që të mos digjem dhe që të mos dobësohem krejtësisht në pleqëri. Kërkoj mbrojtjen Tënde të mos vdes duke ikur dhe duke ia kthyer shpinën luftës në rrugën Tënde. Nga Ti kërkoj mbrojtje që të mos vdes nga kafshimi i shtazëve helmuese! O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga cilësitë e papëlqyeshme, punët e papëlqyeshme, dëshirat e shëmtuara dhe sëmundjet e shëmtuara! O Zot, unë kërkoj nga Ti t’më ofrosh nga ajo mirësi, për cilën Ty të është lutur pejgamberi Yt Muhammedi a.s., ndërsa kërkoj t’më marrësh në mbrojtje nga ajo e keqe, prej cilës ka kërkuar mbrojtje pejgamberi Yt Muhammedi a.s. Ti je ai prej cilit kërkohet ndihma, prej teje janë të gjitha mjetet, nuk ka asnjë ndryshim as ndihmë pa Allahun! O Zot im, kërkoj ndihmën Tënde nga dituria, nga ajo që nuk ka farë dobie, nga zemra që nuk është e devotshme, nga duaja dhe lutja që nuk kanë përgjigje, nga shpirti i pangopur dhe nga këto katër gjërat së bashku! O Zot, ma fal seriozitetin tim, mahinë time, gabimin tim dhe atë që e bëj qëllimisht, ndërsa të gjitha këto janë në mua. O Zot, na dhuro aq frikë prej teje, sa të na ndalojë, që të mos gabojmë ndaj Teje, na dhuro aq përulësi ndaj teje, sa t’na shpiejë në xhenetin tënd, na dhuro aq besim të fortë, sa do t’na lehtësojë vuajtjet e kësaj dhe botës tjetër. Na furnizo me dëgjim, me shikim dhe fuqi tonën gjersa të zgjasë jeta dhe bën që me këto të mira dhe fuqi të vdesim. Ti hakmerru kundër atyre që na shkaktojnë padrjetësi, na ndihmo kundër atyre që janë në armiqësi me ne. Mos na dhuro fatkeqësi në fenë tonë, mos e bën këtë botë brengën tonë më të madhe as fund të diturisë sonë dhe mos ma ngarko ate që nuk do të ketë mëshirë ndaj nesh! O Zot, unë të lutem, t’më ndihmosh, të kryej vepra të mira, të largohem nga veprat e këqia, t’i nderoj të varfërit, ndërsa kur të dëshirosh që botën ta flakësh në sprovë, që t’më pranosh mua afër vetes Tënde pa sprova! O Zot, na dhuro pasojë të bukur në të gjitha punët tona dhe na fsheh nga turpi i kësaj bote dhe dënimi i botës tjetër! O Zot, unë të lutem, t’më dhurosh bekim në dëgjimin tim, në shikimin tim, në shpirtin tim, në trupin tim, në cilësinë dhe karakterin tim, në familjen time, në jetën time, në vdekjen time dhe tërë punën time. O Zoti im, m’i prano veprat e mia të mira dhe më dhuro nga Ti nivelet e larta të parajsës! Më plotëso lutjen, o Zot! O Zot, bën që të jem i përmbajtur, bën që të jem mirënjohës, bën që në sytë e mi të jem i vogël, ndërsa në sytë e botës i madh! O Zot, më dhuro besim, që nuk luhatet dot, më dhuro bindje, pas cilës nuk ka mosbesim dhe më dhuro mëshirë, me cilën do ta arrij famën e respektit tënd në këtë dhe në botën tjetër! O Zot, pastroje zemrën time nga hipokrizia, pastro punën time nga paraqitja e rreme, gjuhën time nga gënjeshtra, syrin tim nga shikimi i fshehur, ngase Ti din për çdo shikim të fshehur dhe gjithë çka fshehim në zemër! O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, përmirëso ata dhe përmirëso raportet e tyre reciproke, miqësoi zemrat e tyre, dhuro në zemrat e tyre besim dhe urtësi dhe bëni të vendosur në fênë e Pejgamberit Tënd. I frymëzo ata që të jenë mirënjohës për të mirat Tua, që ua ke dhuruar dhe ta përmbushin premtimin që ta kanë dhënë. Ndihmoju atyre kundër armiqëve tu dhe të tyre, o Zot i të gjitha krijesave, lavdëruar qofsh, nuk ka zot tjetër pos Teje! O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde që, duke mos qenë i vetëdishëm, të përshkruaj ndonjë shok, ndërsa kërkoj falje edhe për atë që nuk di. Lavdëruar qoftë Allahu, Zot ynë, dhe falënderuar qoftë ai! Nuk ka zot pos Tij! Prej Tij falje kërkoj dhe Atij i pendohem e drejtohem!
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 20:11:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015