Objektivat e merkatos se Real Madrid – Plani per sezonin - TopicsExpress



          

Objektivat e merkatos se Real Madrid – Plani per sezonin 2013-2014 Dukej shume prane zyrtarizimit, por kalimi i Ancelottit tek Reali mbetet pezull serisht, pasi zevendesuesi i perzgjedhur, Fabio Capello, refuzoi sot oferten e Paris SG, per te lene perfaqesuesen ruse per te kaluar ne Paris. Ndonese Parisi i ofroi Capellos nje rritje page ne 8 milione euro (nga 7 qe perfiton aktualisht), kampionet e Frances propozonin vetem nje vit kontrate, kohezgjatje e papranueshme per italianin. Aktualisht, ndonese Reali po trajton disa futbolliste ne merkato, planet kane mbetur pjeserisht pezull per shkak te trajnerit te ri, qe per momentin vazhdon te mbetet nje enigme me vete. Objektivat e Merkatos: Ikey Gundogan - eshte njeriu i perzgjedhur per te zevendesuar Xabi Alonson. Lojtari i Borussia Dortmund eshte shenjestra kryesore e Los Blancos, por do te jete fatkeqesisht i tille, edhe per nje vit tjeter. Skuadra e Klopp ka vendosur se lojtaret e klubit nuk jane per shitje dhe Perez e respekton kete vendim. Ai vleresohet me 25 milione euro per nje vit me vone, gjithcka mund te ndodhe. Bale dhe Isco - Real Madrid ka bere hapa perpara per Gareth Bale dhe Isco. Florentino Perez, i bindur edhe nga pakenaqesia e tifozeve madrilene, po kerkon te mbylle goditjen e dyfishte ne ditet e para te korrikut. Kosto e operacionit eshte zbuluar: flitet per 130 milione euro. Ardhja e dy yjeve te rinj do te largonte perfundimisht Kaka-ne nga Madridi. Megjithate, Tottenham nuk deshiron ta shese yllin e tij dhe aq me pak poshte 100 milione eurove. Nderkohe klauzola e Isco-s parashikon 35 milione euro per Malagan, qe kane deklaruar se do ta shesin vetem per shifren e duhur. Cavani – duket te jete nje nga shenjestrat e Real Madrid por asnje shenje nuk eshte dhene akoma nga klubi madrilen. Kjo sepse Ancelotti vonoi teper per te ardhur ne bankine duke e lene disi pezull merkaton e Real. Megjithate, nuk eshte zgjidhur ende goditja e dyfishte Bale-Isco, qe do t’i linte shume pak ose aspak vend Cavanit ne skuader, edhe per shkak te cmimit te tij. Jese dhe Morata – Carlo Ancelotti ka aprovuar debutimin e Jese dhe Morata-s. Dy te rinjte e akademise se Real Madrid do te luajne ne formacionin e pare. Florentino Perez ka theksuar deshiren e tij qe dy lojtareve t’u bashkohen edhe Nacho dhe Carvajal, ne sezonin e ardhshem ne La Liga. E vetmja gje qe pritej ishte marreveshja me trajuerin qe u la i lire pas ardhjes ne bankinen e Psg te Capello-s. Vendimi i Carlo-s ishte qe dy lojtaret e rinj te luajne perkrah eksperiences se Ronaldos dhe Ozil. Jese ka 22 gola per Catillan. Morata ka shkelqyer me skuadren e te rinjve ne Kampionatin Europian qe mbahet ne Izrael, ku eshte nderuar edhe me cmimin ‘Kepuca e Arte’ per 4 golat e tij fantastike. Kjo ka konfirmuar bindshem hyrjen e tij ne formacionin kryesor te Real Madrid. Florentino, Ancelotti dhe Zidane, kane kryqezuar gishtat sepse me ardhjen e Jese-s dhe Morata-s, atyre nuk do t’u duhet te presin gjate ne kete agoni vere. Per me teper, golashenuesit e rinj jane rritur ne shtepine e madhe te Real Madrid.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 11:19:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015