POLITIKE/// Akti normativ i Qeverisë Rama për ndryshime në - TopicsExpress



          

POLITIKE/// Akti normativ i Qeverisë Rama për ndryshime në buxhetin e vitit 2013 po diskutohet në seancën e sotme plenare. Ministri i Fincancave Shkëlqim Cani i cilësoi të domosdoshme ndryshimet, në mënyrë që siç tha ai, “Qeveria e re të mos vijojë zbatimin e të keqes që i ka lënë qeveria paraardhëse”. Akti normativ, miratimi i të cilit kërkon shumicë të thjeshtë, është kundërshtuar nga opozita, e cila e konsideron atë të paligjshëm. Pak ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i kërkoi kryetarit të Kuvendit që të kthejë aktin në qeveri dhe ta hartojë atë në përputhje me ligjin. Në seancën e sotme do të diskutohet dhe ratifikimi i tre marrëveshjeve financiare që lidhen me projekte në fushën e bujqësisë.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 09:18:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015