.Pablo Neruda Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i - TopicsExpress



          

.Pablo Neruda Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë, që nuk rrezikon, që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve, që nuk i flet atij që nuk e njeh. Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën, që është i pakënaqur nga puna, që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr, që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura. Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton, që nuk lexon, që nuk dëgjon muzikë, që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij. Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij, që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë, që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq, që ankohet për shiun që nuk pushon. Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë, që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe që nuk përgjigjet për gjërat që di. E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë kërkon një përpjekje shumë më të madhe se thjeshtë fakti që marrim frymë. Vetëm durimi i paepur do të na bëjë të arrijmë lumturinë më të madhe.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 13:44:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015