Parashikimi per Daten 20 Gusht 2013! Dashi Jeta sentimentale do - TopicsExpress



          

Parashikimi per Daten 20 Gusht 2013! Dashi Jeta sentimentale do jete shume e bukur gjate kësaj dite dhe do iu plotësohen dëshirat një nga një. Shfrytëzojeni çdo minute kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pa fund, por nuk duhet absolutisht te nxitohen. Venusi do jete i pozicionuar keq ne sektorin e financave. Kujdes me çdo lloj shpenzimi. Demi Ata qe janë ne një lidhje do jene mjaft entuziaste dhe te gëzuar gjate kësaj dite. Komunikimi me partnerin do jete shume i mire dhe do i zgjidhni me qetësi te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do kenë serish një dite te zakonshme dhe pa takime te rëndësishme. Ne planin financiar do keni me shume fat dhe do arrini te kryeni investimet e menduara prej kohesh. Binjaket Duke filluar qe sot, jeta juaj ne çift do hyje ne një faze tjetër edhe me te bukur se me pare. Do tregoheni me tolerante dhe me te hapur me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime emocionuese nga te cilat mund te filloje një histori dashurie pasionante. Financat do jene te mira, por ju nuk duhet te shpenzoni kuturu. Gaforrja Nëse jeni ne një lidhje do rigjeni entuziazmin dhe emocionet qe keni përjetuar ne fillim te historisë se dashurisë. Do mendoni ta surprizoni partnerin dhe ai njëkohësisht do iu beje te ndiheni si mbi re. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë lloj sakrifice për te krijuar një lidhje. Me financat çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Luani Do i rregulloni me ne fund te gjitha problemet qe keni pasur ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te qete. Beni mire qe here tjetër te mos iu besoni shume te supozuarve “miq” sepse ata do kërkojnë vetëm t’iu prishin pune. Beqaret do e thellojnë njohjen me dike qe sapo kane takuar. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë. Virgjeresha Ata qe janë ne një lidhje duhet te tregohen shume te sinqerte dhe transparente me personat qe kane ne krah. Mos i mbani te fshehta atyre sepse mund te keni probleme me te vërtetë serioze. Ruajeni klimën harmonike. Beqaret serish nuk do kenë fat ne dashuri. Ne planin financiar nuk duhet te ecni me sy mbyllur sepse problemi me i vogël mund t’iu rrënojë. Peshorja Mos flisni me miqtë për çfarë po kaloni ne jetën tuaj sentimentale këto dite, po mbajeni gjithçka për veten tuaj. Ne këtë kohe qe po jetojnë askujt nuk mund t’i besohet plotësisht. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te ndërmarrin rreziqe vetëm për te krijuar një lidhje. Situata financiare do jete përgjithësisht e mire. Nuk pritet asnjë problem ne këtë fushe. Akrepi Se bashku me partnerin do filloni te bëni projekte te mëdha për te ardhmen dhe do ndiheni mire për këtë fakt. Tashme jeni te bindur se e dashuroni fort atë qe keni ne krah dhe nuk kërkoni te ndaheni prej tij. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ne mënyrë qe te gjejnë personin e duhur. Financat do jene delikate, prandaj do bëni mire te shmangni investimet e tejskajshme. Shigjetari Gjate kësaj dite do iu duket sikur do rilindni ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partneri do jete mjaft e ngrohte dhe komunikimi i shkëlqyer. Për beqaret do ketë surpriza. Gjeni kohen për te dale me miqtë sepse do njiheni me persona vërtet te veçante. Financat do kërkojnë me tepër kujdes dhe maturi. Po shpenzuat tej mase do keni vështirësi te shumta. Bricjapi Tregohuni me te vëmendshëm me atë qe keni ne krah sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Pranoni te bëni edhe ndonjë tolerim. Beqaret do joshen shume nga një mik i kushërinjve te tyre. Kujdes mos hidhni hapa te nxituar. Me financat duhet te tregoheni me te arsyeshëm. Po vazhduat ne këtë rruge shume shpejt do keni edhe rritje të te ardhurave. Ujori Mos u tregoni agresive me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me pas. Askush prej jush nuk do e toleroje aq sa duhet tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë personave qe do i joshin. Qëndroni edhe sot vetëm. Ne planin financiar nuk duhet te shqetësoheni aspak. Situata do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike. Peshqit Do e mbroni shume sot jetën tuaj sentimentale dhe nuk do lejoni askënd te ndërhyjë ne te. Se bashku me partnerin do kujtoni edhe njëherë ato qe keni kaluar ne fillimet e lidhjes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë veçanti. Financat do jene te favorshme për te kryer investimet e duhura, megjithatë nuk rekomandohen te jepen shume te mëdha hua. #stafimjekesia
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 04:46:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015