Peshorja Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh - TopicsExpress



          

Peshorja Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësin. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë tëfitojnë sa herë që e lyp nevoja. Janë diplomatë, romantikë, të shoqërueshëm, idealist, të dashur dhe paqësorë. Forca e vullnetit është e madhe tek këta persona sepes janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur duan të marrin një vendim. Të lindurit e Peshores si meshkujt dhe vajzat i urrejnë punët e rëndomta dhe të papastra, e urrejnë ashpërsinë, vrazhdësinë dhe gjakderdhjen. Janë tërheqës, energjik, mendimtarë dhe bëjnë shpesh kështjella në ajër. Janë pa paragjykime dhe objektivë e të drejtë në gjykimin e gjërave. Janë të paduruar por zemërohen rrallë, ka raste kur tregohen dominues por në përgjithësi janë të sjellshëm e të dashur. Të lindurit në këtë shenjë nuk duan të rrijnë kurrë vetëm. Për një Peshore çdo gjë është mirë të bëhet çift. Janë tipa të balancuar harmonikë dhe bëjnë lojë të ndershme. Në punë janë shumë punëtorë dhe nuk e kuptojnë jetën pa martesë. Ata i duan të mirën të gjithëve. Nuk e durojnë konfliktin dhe bëjnë gjithçka që ta shmangin megjithëse shpesh herë janë ngatërrestarë pa e kuptuar. Janë strategë dhe organizatorë të fortë. Janë të kulturuar dhe të rafinuar dhe vdesin për gjërat e bukura. Ata pëlqejnë bukurinë tek njerëzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Janë tipa estetikë u pëlqen të krijojnë një botë të bukur, të shoqërohen. E vënë mjaft në përdorim mendjen dhe pëlqejnë kur u komunikojnë mendimet e tyre të tjerëve. Duan ta zgjedhin gjithçka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan të zihen. Kur ndeshin në kundërshtar të fortë s’e humbin mendjen por marrin frymë thellë dhe vazhdojnë bisedën saqë s’dinë të ndalen kurrë, nuk ta lenë dalë lehtë. Janë të pavendosur dhe shpesh herë naivë, flirtues, fjalëshumë e të habitur. Janë gjithashtu shumë aktiv, inteligjentë dhe ambiciozë. Shpesh shumë të lindur në këtë shenjë janë të pashëm dhe elegantë (sidomos vajzat). Shumë astrologë mendojnë se Peshorja është shenja më e mirë sepse përfaqëson zenitin e vitit, vjeshtën ku njerëzit marrin frytet e punës së kryer në pranverë. Janë tipa kritikë dhe gjykatës të paanshëm të çdo çështje. Janë dhe shumë njerëzore, ndihesh mirë t’i kesh pranë. Të dy sekset e kësaj shenje pëlqejnë thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund të bëjë që të ngatërrohen me skandale. Shpesh herë ata mund të jenë dhe përtacë, harraqë dhe ta ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Janë modestë, të pastër dhe duan paqen. Ju pëlqen puna në skuadër. Gjendja ekonomike është solide, ndoshta s’do të kenë shumë surpriza të mëdha por edhe rreziqet e mëdha do të jenë larg rrugës së tyre të qetë e të sinqertë. Nuk i pranojnë kritikat dhe duan vetëm aprovima nga të tjerët. Nuk tërheqin simpatinë për herë të parë por më në fund arrijnë të çmohen e të vlerësohen nga të gjithë. Jeta bashkëshortore edhe në momente të vështira i gjen të përgatitur e të organizuar dhe martesat në përgjithësi shkojnë mirë. Pëlqejnë: bashkjetesën, harmonia, xhentilesa, gjërat fine të jetës, urrejnë: dhunën, padrejtësinë, vetminë, vulgaritetin, të qënit skllav të modës. Karakteristikat e femrës së Peshores Femra e lindur në këtë shenjë më shumë se çdo shenjë tjetër ndjen nevojën e ekuilibrit dhe harmonisë. Hijeshia dhe bukuria sigurisht që nuk i mungojnë, e gjithashtu edhe shija e bukur, pak ambicie dhe nganjëherë një farë dembelie e paqëndrueshmërie. Por ama është më se e vërtetë që Peshorja dallohet për vullnet, ndihmë e vlefshme kjo në momentet më të vështira tëjetës, ndjeshmëri të thellë dhe është e vërtetë që mund të duket mjaft e brishtë sese mund të duket me të vërtetë. Ajo ruan gjithnjë atë pak ndjenjë ambicie që e mbron nga shumë zhgënjime. Zakonisht gruaja e kësaj shenje ka mjaft suksese me seksin tjetër, sepe prej saj buron një ëmbëlsi e veçantë dhe është e lehtë të kuptosh dëshirën e saj për komunikim. Karakteristikat e mashkullit të Peshores Mashkulli i lindur në shenjën e Peshores bën pjesë në kategorinë e personave që megjithëse nuk e ndjemë nevojën e personave të tjerë, nuk u pëlqen të qëndrojnë vetëm, atij i pëlqen të shfaqë para miqve e të njohurve hijeshinë e tij të lindur, të flasë e të dëgjojë duke dhënë këshilla dhe të mbështetet në lavdërimet dhe nga komplimentat. Të gjtha këto e ndihmojnë mashkullin e lindur në këtë shenjë që të mundë atë hije të hollë pesimizmi që herë pas here ngre krye. Edhe pse është një qënie për të cilin ndjenja predominon dhe intuita e të cilit është mjaft e mirë, jo rrallë ndikohet edhe nga gjykimi i të tjerëve. Është gjithnjë në çdo situatë, në kërkim të një ekuilibri të brendshëm: ky është qëllimi i Peshores. Në të vërtetë dëshira për qetësi është për mashkulllin e kësaj shenje element i domosdoshëm për t’ia dalë mbanë në jetën profesionale dhe sentimentale, aq të domosdoshme sa, kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës reagon me forcë dhe në mënyrë të tepruar. Ky mashkull dëshiron në një mënyrë, shpesh të tepruar, të pëlqehet, të zgjedhë dhe të joshë (po ashtu edhe femra e Peshores). Personaliteti i Peshores Diplomacia, intuita dhe egoizmi janë këto tre fjalë që ilustrojnë më së miri personalitetin e të lindurve në këtë shenjë. Në fakt, si meshkujt dhe femrat në sjelljet e tyre ndjekin këto tendenca si në raportet shoqërore ashtu edhe në ato personale ose sentimentale. Diplomacia përdoret për të jetuar në paqe me të tjerët, gjë që është një domosdoshmëri për Peshoren edhe pse ndonjëherë karakteri i tij është grindavec. Edhe intuitën e përdor për të përmirësuar raportet me të tjerët; është një nga ato cilësi që janë të dobishme për të kuptuar kur e si duhet të lëvizësh me miqtë, kolegët e familjarët. Edhe pse nuk futen në grindje apo siklete, meshkuj e femra të Peshores janë gati të bien në kompromis dhe për të njëjtën arsye janë gati të ambientohen në mjedise të ndryshme dhe situata që ndryshojnë që të dy relativisht besnikë, janë gjithnjë në kërkim të dashurisë dhe të ngrohtësisë e me këtë shpjegojnë dhe “hutesat” e tyre të shpeshta në dashuri. Sidoqoftë mërzia dhe vetmia janë armiqtë kryesorë të të lindurve në këtë shenjë dhe jeta në shoqëri paraqet për ta një shmangie të këndshme dhe të domosdoshme nga rutina e përditshme. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator- 2 tetor) Janë mjaft të matur, të sjellshëm dhe e duan të bukurën. Shpesh janë përtacë dhe elegantë, mund të quhet ndryshe dhe njeriu i politikës është dhe human. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor) Janë më të zgjuar, më të gjithanshëm dhe të papërshkueshëm në idetë e tyre. Janë pak entuziastë dhe përpiqen t’i bëjnë bisht problemeve. Janë më guximtarë, më aktivë dhe të pavarur. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor) Janë më inteligjentë, më të shumanshëm, por mbeten pak sipërfaqësorë. Ju pëlqejnë udhëtimet dhe dallohen për pak përtaci. Njeri i rrezikshëm, shumë i shoqërueshëm dhe artistik. Motoja e shenjës “ne jemi”.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 18:37:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015