* Petrit Sulaj jeta njerzore: enigme dhe absurd Eshte pikerisht - TopicsExpress



          

* Petrit Sulaj jeta njerzore: enigme dhe absurd Eshte pikerisht shkrimtari Franc Kafka, qe per here te pare ne menyre artistike, i paraqiti nje llogari te hidhur per te paguar,njerzimit. Askush me pare se ai kishte guxuar te germonte ne ligjin eksistencial njerzor dhe te zbulonte se, ky ligj deshmon deshtimin total te njeriut, si qenie me ndergjegje. Personazhet e tij jane gjithmone ne faj, duke filluar nga ato qe paraqiten shkarazi, e ne menyre fragmentare te prozat e shkurtera te tij e deri te personazhet e gdhendur mjeshtrisht ne romanet e tij qe , i hapen rruge te re krejt letersise pasardhese.Personazhet e tij, ndjehen fajtore te gjithe pa perjashtim, dhe faji i vetem eshte se tashme jane te detyruar te jene ne jete. Te gjithe te gjallet, jane nen pushtetin e nje pushteti te padukshem, qe i ben te ndjehen fajtore. U vjen keq qe se dine kush eshte ai pushtet, e qe ne analize me te thelle, shume shume ajo qe konstatojne eshte se: ato jane ne faj thjesht se jane ketu dhe denimi vjen nga forca te paditura, te padukshme, qe nuk dihet se nga vijne, dhe me e keqja qe nuk mund te binden apo detyrohen qe ta lene rehat njeriun. Ky mekanizem kaq kompleks e i padeshifrueshem, e shtyp dhe e preson njeriun gjate gjithe eksistences se tij. Ky mekanizem ka logjiken e tij, por aspak e tille qe njeriu te beje nje ide rreth tij. Shume shume njeriu, ka deshire te te njihet me kete mekanizem, ose te perpiqet dhe ta studjoje, bile dhe te kerkoje e te behet pjese e ketij mekanizmi, por me kot dhe me i guximshmi dhe me intelekti, thyen hundet. Njeriu i dobët, njeriu që dhemb është një mëkatar pa faj. Ai nuk mund të guxojë, ose guxon por ndryshe nga kuptimi klasik i kësaj fjale. Njeriu që dhemb e ka më të lehtë të sillet me vehten si burracak, sepse e din se sa herë luan, do të humbë. Në veprën e Kafkës vërtetë dominon ankthi absurd, por ankthi këtu nuk është ndjenjë meskine. Ankthi kafkian është ankth ndryshe. Njerzit e botës kafkiane nuk presin të hedhin vështrimin drejt të ardhmes për tu ndjerë në ankth. Ata lindin të plazmuar në ankth. Heroin kafkian e torturon mendimi se mos bëhet barrë, dhe lufton me mish e me shpirt që kjo të mos ndodhë. Ankthi i njeriut kafkian është i thjeshtë, por dhe i tmerrrshëm: „ Mos nuk jam i nevojshëm? “ Dhe ky ankth zgjidhet në dy menyra ose shkrihet si qiri nje jete te tere, ose vetvritet. Kafka është i ndërgjegjshëm e i përgjegjshëm jo vetëm për atë çfarë bën por sidomos për atë që është, atë që ndjen se është. Nuk shqetsohet tu japë domethënie veprimeve të veçanta, por mënyres të jetuarit. Mjafton te kujtojme ngjarjen e romanit " Keshtjella". Heroi, i romanit dhe se i paisur me gjithe " armet" e duhura, i ri i zgjuar, energjik, kurioz etj etje,pra i paisur e mobilizuar me krejt aftesite njerzore, ne fund te fundti arrin vetem nje gje: deshtimin, ai nuk mund ta kaloje pragun e keshtjelles, ose arrin deri ne oborr dhe aty ndalet. Ai nuk mund te hyje ne komunikim me boten, ne rastin e romanit, " keshtjella", dhe eshte i detyruar te vije si kali ne leme, duke u bere pre e gjendjeve shpirteroe e ndjenjave te tilla si vetmja, pamundesia per tu realizuar si ka enderruar, mos mundesia qe te kuptoje e te jete i kuptuar, dhe ne analize te fundit te vetemet gjera qe ai arrin, jane: perjashtimi dhe te qenit i huaj ne jeten e tij. Ne te gjithe vepren e tij dominojne keto tema, Ne te gjithe prozen e gjate dhe na ate te shkurter. Dhe se duhet thene se heronjte e tij rezistojne, me sa munden dhe nuk shquhen ne dhenien e vehtes , ne dorzimin pa kushte, mjafton " Metamorfoza" dhe Gregor samsa , per te kuptuar se megjithse ai eshte denuar te shendrohet ne nje insekt te madh, nuk eshte se ai ka deshire te mos komunikoje me familjaret e te tjeret, por problemi eshte se tentativat ne kete drejtim deshtojne. Sigurisht, tematika dhe permbajtja e veprave te tij , ne shumicen dermuese, jane refleks i mardhenieve te tij te veshtira me familjen. Ai e spjegon kete gje me nje talent e aftesi te jashtzakoneshme te vepra e tij dokumentare " leter babait", dhe te ditaret e fameshme te tij. Vetmia e tij ne familje, eshte sugjestionuese: " Une jetoj ne ne nje familje te shkelqyer, njerzit e mij jane te mrekullueshem, e nderkohe ndjehem me i huaj se nje i huaj i zakonshem, qe do te vinte e te jetonte ne shtepine time. Me mamane time nuk kam kembyer keto vitet e fundit as dhe njezet fjale ne dite, ndersa me bababne tim asgje me tepr se nje pershendetje". Franc Kafka vetëm pasi njohu vehten e tij, vetëm pastaj ai arriti të krijojë artistikisht njeriun si qenie e papërkryer, e si e tillë duhet të luftojë për ta tejkaluar vehten. Njeriu në fakt është shumë larg asaj që kujton se eshtë. Vepra e Kafkës përpiqet dhe arrin të zbërthejë gjendjen absurde e paradoksale të njeriut. Për fat të keq njeriu nuk është i bërë, njeriu është i mangët. Njeriu gjatë jetës së vet mund të bëjë vetëm një gjë: të përpiqet ti japë domethënie asaj. Gjendja personale e Kafkës kishte ngjashmëri të madhe me gjendjen shoqërore të kohës kur jetonte. Negativin e kohës së tij ai e shihte siç shohin njerzit e zakonshëm një fotografi me ngjyra. Kafka është ndoshta krijuesi i parë që kapi, perceptoi ngrirjen e jetës së përditëshme dhe çveshjen e njeriut e reduktimin e tij në një gjë pa vlerë. Njeriu në veprën e Kafkës nuk shkon aspak drejt përsosjes por drejt gjymtimit. Nje e vertete e dhimbeshme, me shume se kaq, madje e trishtueshme...por e vertete universale. P.Sulaj fragment nga " Gjeniu i dobesise njerzore "
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 22:01:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015