Pjesë shkëputur nga romani në botim IV Blerta pranoi një - TopicsExpress



          

Pjesë shkëputur nga romani në botim IV Blerta pranoi një letër. Ia kishte dërguar Hanry. Në fillim i shkoj mendja ta shkyej pa e lexuar. Iu kujtuan duart që e kishin shtrënguar, dhe po të njëjtat i kanë shkruar. Kjo ndjenjë ishte paralizuese. Mblodhi vetën dhe hapi letrën. “ Sybukura ime, e di që të kam humbur nga jeta ime, sepse kam qenë i pamëshirshëm. Në secilën ditë, them më shkurt, në secilin çast, unë po ndihem më i dashuruar në ty, në këtë kohë, kur ti ke mbjellur lule urrejtjeje në jetën tënde. E di që secila nga këto lule, ka gjymtyrë të trupit tim, të cilat të janë bërë kujtesë shkatërrimi. Kurrë nuk të kam lënduar në emër të përdhunimit, por të kam lënduar në emër të dashurisë kaq të fuqishme që ndjej për ty. E dashur, nëse në jetën time ka hyrë ndonjëherë një sybukur, dhe unë jam ngatërruar në të, madje jam gjunjëzuar përball ndjenjave të mia, nuk ka qenë kurrë kush tjetër pos teje, dashuria ime, gëzimi im, vuajtja ime, po them vdekja ime. Nuk ka gjë në botë, që ka vlerën tënde. E di, që letrën do ta shkyesh ose kur e lexon, ose para leximit. Nëse e shkyen para se ta lexosh, atëherë, të paskam shkruar kot, dhe qenkam torturuar shpirtërisht teksa bëja luftë me fjalët e mia, cilën ta përzgjedhë, që të jetë më e butë dhe më e pranushme. E nëse e shkyen letrën pasi ta lexosh, atëherë, e di që ke kuptuar të vërtetën time, botën time të braktisur për fajin tim, ke kuptuar vuajtjet e mia, të cilat kanë burim në lotin tënd teksa ta fshija nga sytë, në ato çaste të epshit tim. E dashur, malli për ty është bërë i paduruar. Edhe nëse ndonjëherë të shkon mendja të më falësh, nuk do të ndryshojë gjë në jetën time. Unë kam brenda vetës të gjitha gabimet që ta kanë zhgarravitur jetën. Ti nuk do të arrish ndoshta të më shikosh me syrin që të shikoj unë, sepse dallimi në mes nesh është se unë të dua dhe ti më urren. Nuk them se jam i pa faj. E pranoj se e kam vrarë një pjesë të jetës sate. Por bashkë me të dhe tërë jetën time. Ti përballesh me urrejtjen ndaj meje, pa përjashtuar dhe dhimbjen për shembjen e kalasë së vajzërisë, atë akt që ka ruajtur brenda teje gjithë krenarinë, përcjellur me bukurinë e pazëvendësueshme; unë përballem me vuajtjen. Po vdes për çdo ditë. Aq më shumë, e dashur, ndjej që bota ime ka marrë fund në buzët tua. Thjeshtë, ta bëj me dije, se nuk do të ketë gjë tjetër ne mua pos teje. E dashur, pres të më shkruash. Duke të kërkuar shumë të falur, ta përsëris së brenda meje je e vetmja gjë që nuk lëvizë as kur tërmeti më i fuqishëm t’i bjerë botës në kokë! Pasi mbaroi leximin e letrës, Blerta e pa vetën të lagur qull. Ishte habitur. Nuk kishte pritur të dëgjoj fjalë të tilla, nga një përdhunues i dashuruar. Është tashmë vonë, fliste më vete. Duket ka kuptuar se urrejtja ime është shndërruar në mallkim të përjetshëm. Por, nuk e di pse jam kaq e trazuar. Pse më dridhet kaq fort trupi. O zot. Jam unë Blerta e vrara e fatit, ushqim i qenit të mallkuar! Më fal zoti im! Nëse ti je fuqia si më kanë mësuar librat, atëherë pse më braktise në atë çast, e pastaj... Unë nuk do të duhej të isha pjesë e një fati të tillë. Të më përpijë një i huaj në vend të huaj. Qoftë mallkuar ai dhe bota jote, zot! E gjitha tashmë, më është kthyer në një kujtesë që më pengon të marr frymë, të fle. Netë plot ankth. Ditë plot trazira, e këto, nuk i di njeri, pos atij... Ç’të bëj? Nuk e di, kjo është përgjigja universale në situatën time. Brenga në mua është sëmundje. Po vuaj kaq shumë, ndoshta për asgjënë që i duket dikujt argëtim, ndoshta për gjithçkanë që është nder femre. O zot, ku je, hajde ta shoh fytyren dhe më jep shërimin. Përndryshe s’e dua botën tënde. Ta bëj me dije se jam në kërkim të një zoti tjetër. Jo se ti më ke braktisur, por më vjen turp që nuk munda ta ndalojë një akt të tillë. Ndjehem e lënë në qorrsokak e pafuqi. E bëri duq letrën e Hanryt me gjithë forcën e duarve. I dukej sikur e shtrëngonte në fyt. Pastaj e hedhi te dera në shportë bërllogu. Nuk dua të di gjë nga jeta jote. Ti je ferri im. Të urrej! Pasi mbretëroi për disa minuta një heshtje vdekjeje, dhe ora kishte kaluar gjysmën e natës, ndaloi të gjitha dritat dhe ra në gjumë.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 19:36:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015