Post-humbja Kur ora shkon 23:50 lëvizja shtohet në hollin e - TopicsExpress



          

Post-humbja Kur ora shkon 23:50 lëvizja shtohet në hollin e hotelit, që shërben si pikë takimi për këdo. I pari që zbret, pasi ka darkuar me ekipin, është mesfushori korçar Ergys Kaçe. I shoqëruar nga familjarët, lojtari shtatshkurtër ngec, pasi papritur rrethohet nga tifozët e mbetur në hollin e hotelit, të cilët kërkojnë të bëjnë foto dhe dikush të përfitojë një fanellë. Për këtë të fundit është shumë e vështirë, ndërsa për foto korçari tregohet bujar me të gjithë. Pak minuta nga ardhja e Kaçes, shfaqen edhe katër kosovarë të Kombëtares. Vëllezërit Migjen dhe Vullnet Basha janë të detyruar të dalin në hollin e hotelit, pasi disa prej miqve të tyre i presin për t’i takuar. E njëjta gjë edhe me Etrit Berishën, që konsumon disa minuta bisedë në tavolinë me menaxherin e tij, Elver Raça. Më pas, tavolinës i bashkohen edhe familjarët e tij, që dukshëm duken të mërzitur. Berisha ndihet keq për situatën, pasi të gjithë në holl më shumë flasin për paraqitjen e kundërshtarit të tij, Handanoviç, i cili me pritjet vendimtare mbrojti portën e paprekur. Teksa bisedat janë nga më të ndryshmet, nga një derë e fshehtë e hotelit shfaqet edhe mesfushori Valdet Rama. Lojtari i Real Valadolid është shumë i sjellshëm me të gjithë. Ai nuk heziton të japë një intervistë për “Panorama Sport”, ndërkohë që në pak sekonda rrethohet nga miqtë e tij të shumtë, të ardhur nga Kosova. Në këtë moment zbret edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pamja e tij fliste qartë, por edhe lëvizjet i bën të shpërqendruara. Fillimisht ngatërrohet në derën ku duhet të hyjë dhe më pas takon disa nga miqtë e tij. Tavolinave të hollit të hotelit i bashkohet edhe Edgar Çani, i cili nuk e fsheh mërzinë. I dëshpëruar është edhe Ervin Bulku, që për disa minuta bisedon me një nga miqtë e tij. Lojtarët thuajse dalin një e nga një nga restoranti për të zbritur në vendin ku mund të takosh këdo, por ka edhe nga ata që nuk preferojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Pasi vjen fillimisht Ansi Agolli, i cili nuk do të luajë në Islandë për shkak të kartonëve, shfaqet pas tij ndihmësi i De Biazit, Angelo Tramexani, dhe përgatitësi atletik, Alberto Bele. Teksa pritej të zbriste nga dhoma e tij trajneri De Biazi, kjo nuk ndodhi. Deri në orën 02:00, holli i hotelit ka qenë i mbushur me njerëz të ndryshëm, por një nga të paktët që nuk shkeli ishte trajneri italian. Mesa duket, ai e ka përjetuar më keq këtë dështim, nga ku edhe një barazim mund të quhej si fitore për Shqipërinë. Në prag të një ndeshjeje në transfertë si ajo në Islandë, tashmë trajneri kuqezi duket se i bën llogaritë ndryshe. Për më tepër, FSHF-ja dhe italiani nuk kanë rënë ende dakord për rinovimin e kontratës. Duket se dilemat do të shuhen pas Islandës, por mbetet për t’u parë fillimisht rezultati.
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 12:50:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015