Presidenca: Papulias të dielën në Tiranë, me ftesë të - TopicsExpress



          

Presidenca: Papulias të dielën në Tiranë, me ftesë të Nishanit 2 nëntor 2013, impakt.al- Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, më 3-5 nëntor 2013, do të vizitojë zyrtarisht vendin tonë Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias. Presidenti Papoulias do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, në 3 nëntor 2013. Presidenti Nishani do të presë Presidentin Papoulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës, ditën e hënë, 4 nëntor 2013. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet, në 4 nëntor 2013. impakt.al/politika/presidenca-papulias-te-dielen-ne-tirane-me-ftese-te-nishanit
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 12:58:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015